AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Integrimi nuk i jep fund kaosit në gjykatat në veri të Kosovës

Filip RudicngaFilip Rudic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zonja e Drejtësisë. Foto: Pixabay.

Ekspertët druhen se integrimi i gjykatave në veri në sistemin gjyqësor të Kosovës nuk ka arritur të zgjidhë problemin e gjyqeve të vonuara dhe çështjeve të zvarritura dhe madje mund ta ketë përkeqësuar situatën.

Zonja e Drejtësisë. Foto: Pixabay.

Gjykatat në veri të Kosovës janë të mbushura me gjyqe të zvarritur dhe seanca dëgjimore të shtyra, për të cilat disa fajësojnë sasinë e madhe të çështjeve dhe mungesën e përkthyesve, ndërsa të tjerë pretendojnë se vetë gjykatat nuk po bëjnë mjaftueshëm.

“Ka shumë probleme, por më të rëndësishmet janë burokracia dhe çështjet teknike, siç janë përkthimet dhe përkthyesit simultan,” tha Miodrag Miliceviç, drejtor i Aktiv, një OJQ nga Mitrovica në Kosovë.

Problemi mbi mungesën e përkthyesve në vendin e ndarë në aspektin linguistik nuk ka gjasa të zgjidhet së shpejti, tha Miliceviç, duke vënë në dukje se një thirrje publike për përkthyes u desh të hiqej për shkak të mungesës së kandidatëve të kualifikuar.

Miliceviç tha për BIRN se vetëm gjykatat në rajonin e Mitrovicës kishin një numër të prapambetur prej rreth 70,000 rastesh. Shumë prej tyre ishin mbyllur sipas statutit të kufizimeve, por ai tha se numri i rasteve aktive mbetej i lartë.

Megjithatë, një avokat nga Mitrovica, Nebojsa Vlajiç, tha se mosveprimi i vetë gjykatave dhe mungesa e mbikëqyrjes nga institucionet e Kosovës ishte një problem edhe më i madh.

“Qeveria e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli Gjyqësor janë të detyruar t’i mbikëqyrin gjykatat dhe t’i bëjnë ato të punojnë, por ata nuk e bëjnë këtë,” tha Vlajiç për BIRN.

Një marrëveshje për integrimin e sistemit të drejtësisë në veriun serb me sistemin në pjesën tjetër të Kosovës – që u ndërpre nga Serbia pas luftës së vitit 1999 – hyri në fuqi në tetor 2017.

Marrëveshja e Zbatimit për Drejtësinë parashikoi zbatimin e ligjeve të Kosovës dhe një sistem drejtësie unitar mbi të gjithë vendin, përfshirë veriun.

Por Vlajiç tha se disa gjyqtarë serbë të Kosovës po merrnin pensione nga Serbia dhe paga nga Kosova dhe se, që nga integrimi, ai ka marrë më pak raste dhe seanca të planifikuara se ndonjëherë më parë.

Ai ra dakord se mungesa e përkthyesve ishte pjesë e problemit, por këmbënguli se mungesa e vullnetit nga ana e gjykatave ishte më e keqe – duke i akuzuar ato për manipulimin e statistikave për të treguar se janë të mbështetur.

“Serbët, për fat të keq, nuk flasin shqip, por në shumicën e rasteve dosjet janë në gjuhën shqipe, ndërsa më pak shqiptarë të rinj flasin gjuhën serbe,” theksoi Vlajiç.

Ai tha se nuk do të kishte zgjidhje derisa gjyqtarët që nuk bëjnë punën e tyre të dënohen nga autoritetet.

Kryetarja e Shoqatës së Gjyqtarëve të Serbisë, Dragana Boljeviç, ndërkohë fajësoi marrëveshjen e Brukselit 2013 midis Beogradit dhe Prishtinës për situatën e ngatërruar në gjykatat në veri të Kosovës.

Ajo tha se as shoqata e saj, as gjyqtarët serbë nga Kosova nuk dinin se çfarë do të ndodhte në lidhje me zbatimin e marrëveshjes në vitin 2017.

“Nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur me ata gjyqtarë edhe tani,” tha Boljeviç për BIRN.

Ajo shtoi se nëse gjykatësit serbë të Kosovës do të integroheshin në sistemin ligjor të Kosovës, ata do të duhej të merrnin shtetësinë e Kosovës.

Drejtori i Komitetit të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut me qendër në Beograd, Milan Antonijeviç, tha se organizata e tij ishte gati të fillonte monitorimin se si po zbatohej marrëveshja e Brukselit në sistemin e drejtësisë në Kosovën e veriut.

Ata ende nuk e dinin “si u duket sistemi gjyqësor njerëzve që jetojnë në atë territor”, tha ai.

BIRN kontaktoi Ministrinë e Drejtësisë të Kosovës dhe të Serbisë për një koment, por nuk mori asnjë përgjigje deri në kohën e publikimit të lajmit.

Etiketa: BeogradBIRNGjykatëGjyqgjyqtarIntegrimiKosovaKosovëMarrëveshjamarrëveshjeMitrovicaMitrovicëPensionePunëQeveriaSeancaSerbiashqipUNITAR
Tjetri
SHBA mohon se diplomati amerikan i premtoi Serbisë mosnjohje të Kosovës

Raporti amerikan: Ballkanit i mungojnë burimet për të luftuar terrorin

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.