AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dyshimet për korrupsion, prokurori i Tiranës nën hetim

BIRNngaBIRN
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
GJykata e Krimeve të Rënda. Foto: LSA

Avokatja Donata Lepenica dhe dy persona të tjerë u arrestuan me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda të enjten për “korrupsion aktiv”. Nën hetim edhe prokurori Përparim Hasa.

GJykata e Krimeve të Rënda. Foto: LSA

Policia e Tiranës njoftoi të enjten arrestimin e një avokateje dhe dy personave të tjerë në kryeqytet, pasi akuzohen se tentuan të korruptojnë një prokuror të Prokurorisë së Tiranës me qëllim lehtësimin e pozitës së një të pandehuri.

Sipas njoftimit të policisë, avokatja Donata Lepenica, 57 vjeç, Yzeir Bala, 32 vjeç dhe Megi Naksi, 31 vjeçe u arrestuan, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “korrupsionit aktiv ndaj gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Hetimet për rastin e dyshuar të korrupsionit brenda Prokurorinë e Tiranës po kryhen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Prokuroria e Përgjithshme i konfirmoi BIRN se pjesë e procedimit penal është edhe prokurori Përparim Hasa, ndërsa pozicioni i tij ligjor mbetet ende i paqartë.

“Nuk është marrë ende një masë ndaj prokurorit, por mund të konfirmoj se ai është pjesë e procedimit penal,” tha zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme, Denion Ndrenika.

BIRN tentoi të kontaktojë përmes telefonit me prokurorin Hasa, por nuk mori përgjigje prej tij.

Sipas raportimeve mediatike, hetimet për rastin e mësipërm nisën pasi Policia e Tiranës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda siguruan një bisedë të përgjuar mes një personi të arrestuar dhe avokates Lepenica, ku përmendej se “çështja ishte zgjidhur me prokurorin”. Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë pamjet e kamerave të Prokurorisë së Tiranës për të verifikuar dyshimet për një takim të mundshëm mes avokates së arrestuar dhe prokurorit Hasa, në zyrën e këtij të fundit.

Etiketa: ArrestArrest me burgBIRNBurgGjykataGjykatëGjykatësHetimHetimetKorrupsionKorrupsion aktivMASPoliciaPolicia e TiranësprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria e PërgjithshmeTiranë
Tjetri
Akuzohen për abuzim me blerjet e barnave, arrestohen ish-drejtues të spitalit të Shkodrës

Akuzohen për abuzim me blerjet e barnave, arrestohen ish-drejtues të spitalit të Shkodrës

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.