AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kërcënoi gazetarët në qendër të qytetit, kallëzohet biznesmeni në Librazhd

BIRNngaBIRN
8 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazetari Agim Blloshmi.

Gazetarët Agim Blloshmi dhe Ediola Terziu kallëzuan në polici biznesmenin Lulzim Hasballa për kërcënim me vrasje në qendër të qytetit, në prani të oficerëve të policisë. Hasballa mohon akuzat. 

Gazetari Agim Blloshmi.

Dy gazetarë lokalë denoncuan në polici kërcënimin nga një biznesmen në Librazhd, pasi më herët kishin bërë kërkime rreth disa tenderëve të fituar prej tij. Sipas kallëzimit në polici të cilin BIRN e disponon, Lulzim Hasballa ka ndaluar në mes të qytetit dhe më pas ka kërcënuar dhe ofenduar gazetarët Agim Blloshmi dhe Ediola Terziu.

Blloshmi është korrespondent për Tv Klan dhe ABC News, ndërsa Terziu punon për televizionin lokal Best Channel.

Gazetari Agim Blloshmi i tha BIRN se ka qenë në sheshin kryesor për të realizuar një kronikë për panairin e mjaltit, ndërsa Hasballa i shoqëruar nga persona të tjerë dhe në prani të një oficeri policie që ndodhej aty pranë, e ka ofenduar dhe kërcënuar.

“Na ofendoi dhe më tha: ‘kush je ti që përmend emrin tim, unë të bëj copash, të vras’,” tha Blloshmi. “Oficeri i policisë nuk ndërhyri”, shtoi ai në një bisedë telefonike me BIRN.

Blloshmi shpjegoi se arsyeja e kërcënimit ishte interesimi i tij pranë bashkisë dhe institucioneve lokale rreth tenderave të fituar nga Hasballa dhe mohoi të kishte motive personale. Kallëzim në polici ndaj Hasballës ka bërë edhe gazetarja Ediola Terziu, ndërkohë që të dy gazetarët thonë se dëshmitarë të kërcënimit kanë qenë shumë njerëz.

I pyetur nga BIRN, Hasballa mohoi të kishte kërcënuar me vrasje gazetarët, por pranoi se i kishte kërkuar llogari Blloshmit për disa shkrime në portale ku përmendej emri i tij.  Hasballa pretendoi se shkrimet ishin hakmarrje personale, për shkak se ai kishte refuzuar të sposorizonte para tre katër muajsh një aktivitet të organizuar nga Blloshmi.

“Nuk është e vërtetë që e kam kërcënuar me vrasje. Për t’u hakmarrë për këtë gjë ka shkruar kot në portale,” pretendoi Hasballa.

Kërcënimi i gazetarëve në Librazhd ndodh në kushtet e një klime të tensionuar në media, ku vetëm pak javë më parë u qëllua me breshëri plumbash shtëpia e prindërve të gazetares së News 24, Klodiana Lala dhe u kërcënua me armë gazetari i Report TV, Julian Shota.

Të dyja ngjarjet mbeten ende të pandëshkuara.

Etiketa: Abc NewsBIRNBiznesmenEmrigazetarKlanklimeKlodianaKlodiana LalaLibrazhdLokaleMediaNews 24ParapoliciReport TvtenderTV Klanvrasje
Tjetri
Gjykata zbut masat e sigurisë, lirohen mjekët dhe personeli i spitalit në Shkodër

Gjykata zbut masat e sigurisë, lirohen mjekët dhe personeli i spitalit në Shkodër

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.