AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata zbut masat e sigurisë, lirohen mjekët dhe personeli i spitalit në Shkodër

Anila DushingaAnila Dushi
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mjekë para Gjykatës së Faktit në Shkodër. Foto: Anila Dushi

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka lënë të lirë të gjithë mjekët e personelin e spitalit të arrestuar  pak ditë më parë, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Katër nga të ndaluarit u liruan me garanci pasurore, ndërsa tre të tjerë u lanë të lirë apo me masë “detyrim paraqitjeje”. Gjatë seancës mjekë dhe të afërm të të arrestuarve protestuan para gjykatës.

Mjekë para Gjykatës së Faktit në Shkodër. Foto: Anila Dushi

Mjekët dhe drejtues të Spitalit të Shkodrës të arrestuar dy ditë më parë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës me një dëm rreth 34 milion lekë, u liruan nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër.

Ish-drejtori Përparim Çela është liruar me garanci pasurore prej 500 mijë lekësh, po ashtu me garanci pasurore prej 300 mijë lekësh u la e lirë farmacistja Karmen Kaçulini, ndërsa Amanda Matlija dhe Juliana Zhuri u lanë të lira me garancinë pasurore prej 200 mijë lekësh. Për infermierin Renato Kepi është lënë masa “detyrim paraqitje”. Për mjekun Luan Dragusha dhe infermieren Albana Mehmetaj u revokua masa e sigurisë dhe u lanë të lirë.

Në sallën e gjyqit prokuroria e përfaqësuar nga Blerta Hamza ka kërkuar masë shtërnguese ndaj këtyre 7 shtetasve por pala mbrojtëse ka kundërshtuar duke thënë se mjekët dhe infermierët nuk kanë asnjë lidhje me atë çfarë akuzoheshin. Avokati i mjekut Dragusha i tha BIRN se prokuroria nuk kishte asnjë provë për akuzën e ngritur. “Si mbrojtje kam kërkuar së paku një prove që të vërtretonte përfshirjen e mjekut Dragusha në blerjen e stendave për ndërhyrjet në zemër. Prokuroria nuk kishte asnjë provë”, tha avokati Bujar Hoti.

Lexo më shumë:

  • Spitali i rrënuar i Peqinit, kosto tetë herë më të larta për pacient se QSUT
  • Koncesioni i Dializës realizon 380 mijë euro fitime ende pa nisur mirë punën
  • Koncesioni i sterilizimit u kushton 3.2 milionë USD shqiptarëve në 10 muajt e parë
  • Koncesioni i hemodializës i transferohet kompanisë guaskë në Amsterdam

 

Hetimet në Shkodër nisën pas një auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili gjeti se Spitali i Shkodrës kishte blerë në vitin 2016, 400 stenda (katetër, koronare dhe sete kirurgjikale të kardikirurgjisë) me vlerë rreth 11 milion lekë, ndërkohë që aty ishin bërë vetëm 3 operacione. KLSH po ashtu gjeti se megjithëse nuk kishte përdorur sasinë prej 397 stendash në vitin 2017 spitali i Shkodrës kishte bërë kërkesë dhe më pas edhe kontrata për një sasi të dytë prej 700 stendash. “Duke mos marrë parasysh gjendjen e stokut, afatin e skadencës, kapacitetin e spitalit, ndërhyrjet e planifikuara për atë vit”, thuhet në akuzën e ngritur nga prokuroria.

Por mbrojtja e të akuzuarve pretendoi se ndërhyrjet ishin kryer dhe se stendat ishin blerë sipas parashikimeve dhe me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë. “Ministria e Shëndetësisë planifikon ndërhyrjet sipas kërkesës së spitalit dhe ky dikaster ka planifikuar tre të tilla, dy të mbuluara nga sigurimi shëndetësor”, thanë mbrojtësit e të akuzuarve.

Sipas mbrojtjes, ndryshe nga pretendimi i akuzës për blerje jashtë nevojave, në spital ishin bërë rreth 250 ndërhyrje për të cilat kërkoheshin 1-5 stenda për secilën.

Gjatë seancës së masës së sigurisë mjekë dhe personel i spitalit kanë qëndruar para gjykatës. Po ashtu edhe pacientë të mjekëve kanë dalë në krah të tyre.

Bashkëshortja e ish-drejtori Çela, Marjeta Karanxha pretendoi  se e gjitha kjo (arrestimi) “është i stisur dhe gatuar nga mendje të liga që kërkojnë të hedhin helmin e tyre”. Të afërm të mjekut Dragusha, i cili u la i lirë, dhe kolegë të tij thanë se në spital ishin bërë ndërhyrje dhe ishin shpëtuar 400 jetë në dy vjet. Ata thonë se mjeku është kthyer vullnetarisht nga SHBA, duke mundësuar hapjen e pavionit të koronarografisë në Shkodër dhe kryer një sërë operacionesh. Mjekët edhe më herët i lidhën akuzat me konkurencën.

 

Etiketa: AmsterdamAnila DushiarrestimiBIRNblerjeBlerta HamzaBujar HotidetyrimEuroGjykataGjykatëGjykatësHetimetHotiinfermierëKaranxhaKLSHKoncesioniKoncesioni i sterilizimitkostoliraMASMasaMbrojtjambrojtjeMjekmjekëParaProkuroriaPunëQSUTSHSHBAShkodërSigurimiSpital
Tjetri
Grabitja në familjen Mira shton pasigurinë në Bulqizë

Grabitja në familjen Mira shton pasigurinë në Bulqizë

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.