AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Aktakuza ndaj “veteranëve të rremë” të Kosovës zemëron ish-guerilasit

Serbeze HaxhiajngaSerbeze Haxhiaj
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Muhamet Lani (rreshti i parë, majtas) me shokë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës. Foto kortezi e Muhamet Lanit.

Publikimi i një liste prej më shumë se 20,000 veteranë lufte të dyshuar si të rremë dhe paditja e zyrtarëve që i verifikuan ata ka zemëruar ish-luftëtarët e UÇK-së, sidomos ata që i gjetën emrat e tyre në listë.

Muhamet Lani (rreshti i parë, majtas) me shokë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës. Foto kortezi e Muhamet Lanit.

Kosova po përpiqet ende të gjejë numrin e vërtetë të njerëzve që morën armët për të luftuar kundër forcave serbe në fund të viteve 1990 – dhe çështja se kush luftoi me të vërtetë dhe kush jo është bërë tani më e diskutueshme se kurrë.

Procesi i gjatë, i kontestuar i verifikimit të veteranëve të luftës, i cili filloi pas miratimit të një ligji në vitin 2011, u bë temë debati të nxehtë edhe javën e kaluar kur Prokuroria Speciale e Kosovës paditi 12 anëtarë të komisionit qeveritar të verifikimit mes pretendimeve se mijëra njerëz që nuk kanë luftuar kurrë në luftë janë regjistruar gabimisht si ish-guerilas.

Ndër të akuzuarit ishte Agim Çeku, ish-komandant i UÇK-së, ish-kryeministër i Kosovës dhe ish-ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili ishte kreu i komisionit të verifikimit.

Statusi i veteranit i verifikuar i bën ish-luftëtarët të pranueshëm për të kërkuar përfitime dhe disa vëzhgues besojnë se disa jo luftëtarë janë përpjekur ta sigurojnë këtë status për përfitime financiare.

Para ngritjes së aktakuzës, prokurori special Elez Blakaj hartoi një listë prej 19,000 emrash mashtruesish të dyshuar gjatë hetimit të tij për veteranët e rremë.

Blakaj përgatiti një aktakuzë që përfshinte listën e 19,000 emrave. Por pastaj ai dha dorëheqjen nga puna muajin e kaluar, duke pretenduar se ishte kërcënuar nga “njerëz të njohur dhe të panjohur” të cilët donin që ai ta mbyllte hetimin.

Ai tani këmbëngul se në listës së tij i janë shtuar edhe 2,000 emra të tjerë që pasi ai dha dorëheqjen.

Muhamet Lani, 69 vjeç, e gjeti veten në listën e veteranëve të dyshuar të rremë, por këmbëngul se ishte anëtar i shërbimit logjistik të UÇK-së në zonën e Drenicës gjatë konfliktit të viteve 1998-1999.

Megjithatë, Lani beson se problemi i veteranëve të rremë është i vërtetë dhe argumenton se përfshirja e emrit të tij dhe të veteranëve të tjerë të vërtetë në listë është bërë “për të diskredituar punën e Elez Blakajt”.

“Unë do t’i dorëzoj gjykatës shumë dokumente që mund të vërtetojë atë që Elez Blakaj përfshiu në aktakuzën e tij. Jam i sigurt se ka më shumë sesa 19,000 veteranë të rremë,” tha Lani për BIRN.

Lista më e madhe me më shumë se 20,000 veteranë të rremë u publikua nga mediat kosovare javën e kaluar pasi nga prokuroria pati rrjedhje informacioni.

Publikimi i listës shkaktoi zemërim mes shumë ish-luftëtarëve, me një shoqatë veteranësh që tha se ajo ofendonte “dinjitetin dhe integritetin e tyre si luftëtarë”.

Disa menjëherë ofruan atë që ata thanë ishte provë se ata ishin vërtetë anëtarë të UÇK-së, përfshirë fotografi të kohës së luftës dhe dokumente të tjera.

Një nga emrat në listë ishte ajo e deputetes Time Kadrijaj nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kryeministrit Ramush Haradinaj, e cila u përgjigj duke postuar në Facebook fotografi të sajat veshur me uniformë të UÇK-së.

Muhamet Lani beson se ka shumë veteranë të rremë lufte. Foto: BIRN.

Veteranët e rremë “i kushtojnë Kosovës para”

Blakaj tani ndodhet në Shtetet e Bashkuara, prej nga ai tha për BIRN se bazuar në ligj, vetëm veteranët e luftës dhe invalidët kanë të drejtën e pensioneve, edhe pse ligji njeh kategoritë e tjera ligjore të ish-luftëtarit si “veteran pjesëmarrës” dhe “anëtar” i rezistencës së armatosur kundër forcave jugosllave.

Ai tha se veteranët e rremë i kishin kushtuar Kosovës shumë para.

“Gjatë këtij procesi verifikim, buxheti i shtetit dhe veteranët e vërtetë janë dëmtuar rëndë,” tha ai.

Blakaj pretendon se aktakuza që u paraqit në gjykatën e Prishtinës është ndryshuar nga prokurori që trashëgoi rastin nga ai pasi ky i fundit dha dorëheqjen.

“Mendoj se kjo mund të sqarohet nëpërmjet një procesi gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm. Vetëm në këtë mënyrë mund të zbulojmë të vërtetën rreth procesit të paligjshëm të njohjes së statusit të veteranëve,” tha ai.

“Aktakuza ime u bazua në fakte, por është ndryshuar nga versioni që kam hartuar unë, sepse ka 2,000 emra më shumë për të cilët nuk kam informacione se si janë përzgjedhur dhe si janë përfshirë në aktakuzë,” vazhdoi ai.

Prokuroria e Kosovës tha javën e kaluar se numri u rrit gjatë hetimit pasi u zbulua se kishte pasur aplikime nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit – një forcë guerile shqiptare etnike, e cila kërkonte të bashkonte këtë pjesë të Serbisë jugore me Kosovën në fund të viteve 1990 – të cilët nuk arritën të siguronin prova se ishin anëtarë të UÇK-së. Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit u çarmatosën në vitin 2001 pas një marrëveshjeje paqeje të ndërmjetësuar ndërkombëtarisht.

Megjithatë, ligji i miratuar nga parlamenti i Kosovës siguron statusin e veteranëve vetëm për anëtarët e UÇK-së të regjistruar gjatë periudhës 1997-1999.

Ekspertët ligjorë në Kosovë kanë sugjeruar se ligji që përcakton statusin e veteranëve të luftës ka defekte dhe mangësi.

“Ligji për veteranët është krijuar pa informacione se si do të zbatohej ky ligj për veteranët,” tha avokati nga Kosova Kujtim Kerveshi për TV Dukagjini në Prishtinë.

Kerveshi tha se edhe ai ishte i habitur që UÇK-ja nuk ka hartuar një listë të anëtarëve të vërtetë.

“Kemi ardhur në një situatë në të cilën nuk kemi një arkiv të UÇK-së,” tha ai.

Pavarësisht debatit të listës në ditët që kur ajo doli dhe u publikua nga mediat, Kerveshi vuri në dukje se emrat në listë nuk janë subjekt padie.

“Subjekte padie janë anëtarët e komisionit të qeverisë të cilët ishin përgjegjës për përmbushjen e detyrimeve të tyre sipas ligjit,” tha ai.

Tani që verifikimi i ish-luftëtarëve ka humbur kredibilitetin publik, shoqatat e veteranëve po sugjerojnë që qeveria të fillojë procesin e gjatë nga e para.

“Ne i kërkojmë qeverisë së Kosovës që të fillojë një rivlerësim të të gjithë procesit nëpërmjet një komisioni dhe pune bazuar në kriteret e sakta të përcaktuara nga Ligji për Veteranët e UÇK-së,” tha kreu i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, të mërkurën e kaluar.

Si pjesë e këtij rivlerësimi, shtoi Gucati, prokuroria duhet të tërheqë akuzat e saj kundër atyre që ajo i përshkroi si mashtrues.

Etiketa: 1997Agim ÇekuaktakuzëArmëBIRNbuxhetiBuxheti i ShtetitFacebookfotografiGjykatëGjykatësGjyqGucatiHaradinajHysni GucatiKosovaKosovëLigjLufteParaPartiaPreshevëProkuroriProkuroriaProkuroria SpecialePunaPunëQeveriaRamush HaradinajrivlerësimirrjedhjeSHshqiptareShtetet e Bashkuaraverifikim
Tjetri
Studentët serbë dyshues për marrëveshjen me Kosovën

Studentët serbë dyshues për marrëveshjen me Kosovën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.