Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Zgjedhje 2023
  • Veting
  • Mjedisi
  • Kosovë
  • SPAK
  • BE
  • Vladimir Putin
  • Olta Xhaçka
  • KLP
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Arrestohet djali i deputetit, i akuzuar për dhunë ndaj ish të dashurës

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
17:05 | 30/09/2018
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Hetime ndaj 135 personave për terrorizëm në Kosovë

Foto ilustruese

Share on FacebookShare on Twitter

Rexhep Rraja, djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, u ndalua me urdhër gjykate të dielën. Rraja, i akuzuar për dhunë ndaj ish-të dashurës së tij, trazoi politikën dhe shoqërinë shqiptare pasi i shpëtoi drejtësisë për më shumë se një muaj, dyshohet për shkak të pozitës politike të së atit.

Foto ilustruese

Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, u arrestua të dielën pasi i kishte shpëtuar drejtësisë për një muaj e gjysmë, i akuzuar për dhunim të një vajze. Arrestimi i Rrajës ndodhi pasi e gjithë qeveria u vendos nën presion publik nga akuzat e një ish-oficeri policie, Emiljano Nuhu, i cili u arratis nga Shqipëria dhe deklaroi nga emigrimi se është kërcënuar nga familja Rraja dhe deputeti socialist Taulant Balla për të mos arrestuar të dyshuarin.

Nuhu, oficer policie që nga viti 2009, dha një intervistë në Shijak Televizion të mërkurën e kaluar më 26 shtator, ku deklaroi se ishte arratisur nga Shqipëria pasi ishte kërcënuar në lidhje me hetimin ndaj Rrajës. Ai akuzoi deputetin Rrahman Rraja dhe kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla se kanë hyrë në komisariatin e policisë në Fushë-Krujë për të ndaluar arrestimin e të akuzuarit për përdhunim. Balla mohon akuzat.

Policia dhe Ministria e Brendshme kanë bërë disa deklarata përgjatë katër ditëve të fundit për të rrëzuar akuzat e Nuhut. Sipas policisë, megjithëse vajza akuzuese e ka tërhequr akuzën, “hetimet kanë vijuar”, ndërsa sipas saj, “çështja i ka kaluar prokurorisë.”

Megjithatë, fakti mbetet që Rraja nuk u arrestua për më shumë se dy muaj nga raportimi i dhunës dhe se arrestimi i tij ndodhi vetëm pasi inspektori Nuhu bëri akuzat e tij publike. Para se të arratisej nga Shqipëria, Nuhu thotë se i ka dërguar email dhe letër krerëve të policisë si dhe krerëve të shtetit, por nuk ka marrë përgjigje. Policia thotë se Nuhu është përgjegjës për, mes të tjerave, “moskryerje të veprimeve hetimore dhe nxjerrje të sekretit hetimor”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi të dielën se ai “mbështet drejtësinë e barabartë për të gjithë”, ndërsa të shtunën, duke folur për herë të parë mbi ngjarjen, pretendoi se opozita po “abuzon politikisht” me vajzën që kreu kallëzimin.

Për Partinë Demokratike në opozitë, arrestimi i Rexhep Rrajës vërteton akuzat e saj se ai ka pasur mbrojtjen e policisë dhe të prokurorisë për shkak të lidhjeve politike të tij.

“Arrestimi i djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja është një truk, sepse, bashkë me të, para drejtësisë duhet të ishte Rrahman Rraja, Taulant Balla dhe Artur Bushi, të pranishëm në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut për të mbyllur çështjen,” deklaroi Partia Demokratike.

Kryeministri Edi Rama është kritikuar nga opozita por edhe faktori ndërkombëtar për rekrutimin e personave të ikriminuar në partinë e tij. Gjatë pesë viteve të fundit, një numër deputetësh dhe zyrtarësh socialistë apo aleatë të socialistëve kanë rezultuar me të shkuar të errët.

Etiketa: Artur BushiEdi RamaEmiljano NuhuRexhep RrajaRrahman RrajaTaulant Balla
Tjetri

Referendumi i Maqedonisë shënon pjesëmarrje të ulët, të dyja palët pretendojnë fitore

Më të lexuarat

Hetime ndaj 135 personave për terrorizëm në Kosovë

Arrestohet djali i deputetit, i akuzuar për dhunë ndaj ish të dashurës

17:05 | 30/09/2018

Procesi i Rindërtimit në Tiranë: Konflikte gjyqësore dhe qindra të skualifikuar

10:41 | 20/09/2023
Gjyqtari Kujtim Vraniçi përballet me vetingun

Gjyqtari Kujtim Vraniçi përballet me vetingun

14:39 | 18/09/2023
KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Adriatik Bocaj

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Adriatik Bocaj

11:48 | 15/09/2023
Kujtim Vranici

Gjyqtari Kujtim Vraniçi konfirmohet në detyrë

12:42 | 19/09/2023

SPAK shkon dy ekspertime pasurie në gjyqin ndaj Shkëlzen Selimit

18:36 | 15/09/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.