AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Raporti: Refugjatët nga Kosova jetojnë në varfëri në Serbi

Filip RudicngaFilip Rudic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prezantimi i raportit në Beograd. Foto: BIRN.

Një raport nga Komisariati Serb për Refugjatët tha se shumë njerëz që janë zhvendosur nga Kosova pas konfliktit të viteve 1990 nuk kanë të ardhura ose strehim të përshtatshëm.

Prezantimi i raportit në Beograd. Foto: BIRN.

Komisariati Serb për Refugjatët të hënën prezantoi një raport mbi kushtet e jetesës së refugjatëve nga Kosova në Serbi, i cili tha se rreth 68,500 nga pothuajse 200,000 janë në gjendje të keqe.

Zv/komisionerja Svetlana Velimiroviç tha për mediat në Beograd se këta refugjatë konsiderohen të jenë “në nevojë”, dmth. ata përballen me strehim të keq dhe papunësi ose kanë pak ose aspak të ardhura.

“Detyra e Komisariatit është të monitorojë nevojat e personave të zhvendosur në mënyrë që të përdorë më mirë fondet e kufizuara që janë në dispozicion për ne,” tha Velimiroviç.

Raporti u realizua me agjencinë e OKB-së për refugjatët, UNHCR. Një nga autorët e tij, Ivana Aniç Curko nga Komisariati për Refugjatë, tha se me buxhetin e kufizuar të institucionit do të duheshin 55 vjet për të zgjidhur problemet e 68,500 të zhvendosurve nga Kosova që janë në nevojë.

Sipas raportit, 76.7 për qind e të zhvendosurve janë serbë, ndërsa 14.9 për qind, pak më shumë se 10.000, janë romë, pasuar nga malazezët, boshnjakët/myslimanët dhe goranët “në përqindje shumë më të ulëta”.

Qeveria serbe i konsideron të gjithë ata si persona të zhvendosur brenda vendit dhe jo refugjatë, pasi nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

Pothuajse një e treta janë të papunë, ndërsa të ardhurat totale mujore për më shumë se 75 për qind të familjeve janë nën 300 euro. Të ardhurat mesatare mujore të familjes janë vetëm 169 euro.

Pothuajse 50 për qind e njerëzve të zhvendosur në nevojë kanë shtëpi me qira ose jetojnë me të afërmit, ndërsa rreth 5,500 familje kanë prona të patundshme jo të përshtatshme për strehim, thotë raporti.

Më shumë se gjysma e personave të zhvendosur në nevojë (56.5 për qind) thanë se prona e tyre në Kosovë është shkatërruar, ndërsa 11.25 për qind thanë se ajo është dëmtuar, por e pabanueshme. Vetëm shtatë për qind thanë se mendojnë të rikthehen.

“Numri i rikthimeve në Kosovë ka qenë shumë i vogël dhe vazhdon të tkurret, që do të thotë se ne duhet të intensifikojmë përpjekjet tona,” tha përfaqësuesi i agjencisë së refugjatëve të OKB-së në Serbi, Hans Friedrich Schoder.

Schoder tha se vitet e fundit është bërë shumë për të mbyllur qendrat e përkohshme “të përbashkëta” që kanë strehuar refugjatë në Serbi, por ka akoma shumë për të bërë.

“Ne shpresojmë që së shpejti secila nga këto qendra kolektive të mbyllet, sepse ka ende disa familje të shpërngulura rome në gjendje të keqe atje që kanë nevojë urgjente për strehim më të mirë,” tha Schoder.

Etiketa: BeogradBIRNEuroFamiljeKosovaKosovëOKBpronaQeveriaraportRaportiromSerbi
Tjetri
AKEP nxjerr të parregullta paketat 28 ditore të Vodafone dhe Telekom Albania

Telekom Albania nxirret në shitje

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.