AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Telekom Albania nxirret në shitje

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dyqan i Telekom Albania në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Kompania e dytë më e madhe e telekomunikimit në Shqipëri dhe një nga kompanitë më të mëdha në vend ka marrë oferta nga blerës potencialë nga Turqia, Greqia, Bullgaria, Serbia e Çekia, sipas medias në rajon. Telekom mbylli vitin e kaluar me 4.5 miliardë lekë humbje.

Dyqan i Telekom Albania në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Telekom Albania është në negociata për shitje me disa blerës potencialë nga Turqia, Greqia, Bullgaria, Serbia e Çekia pasi kompania mëmë, Telekomi i Gjermanisë, i cili kontrollon kompaninë shqiptare përmes OTE të Greqisë po shqyrton opsionet për dalje nga tregu shqiptar pas dy vitesh financiare me humbje.

Media të ndryshme në Serbi dhe Bullgari raportuan veçmas gjatë ditëve të fundit se kompania shtetërore serbe e telekomunikacionit është e interesuar krahas kompanisë bullgare Vivacom.

Një burim qeveritar i tha BIRN në konfidencialitet se edhe kompani turke e greke janë të interesuara. Sipas burimit, blerësit potencialë kanë kryer procedurën e njohur si Due Diligence, ku kompania në shitje analizohet në imtësi nga ekspertët për të njohur gjendjen e saj financiare.

Telekom Albania nuk ishte e arritshme për komente.

Telekom Albania u krijua në vitin 1996 si një investim i qeverisë shqiptare përmes një kapitali fillestar prej 1 milionë dollarësh nga buxheti i shtetit dhe 8 milionë dollarëve kredi nga Banka e Kursimeve, në atë kohë nën pronësi shtetërore. E emëruar Albanian Mobile Telecommunication, kompania akumuloi një grusht klientësh prej rreth 20 mijë vetësh deri në maj të vitit 2000, kur qeveria socialiste e nxorri në shitje si pjesë e privatizimit të sektorit strategjik të vendit. Blerësit e udhëhequr nga Cosmote e Greqisë, ofruan 85.6 milionë dollarë për 86% të aksioneve, duke vlerësuar potencialin për rritje të tregut shqiptar. Kompania e privatizuar rezultoi një biznes i jashtëzakonshëm për blerësit, pasi siguroi në vite të ndryshme fitime neto edhe më të larta se sa vlera e blerjes së kompanisë në vitin 2000.

AMC ndryshoi emrin pasi gjermanët morën kontrollin e Telekomunikacionit të Greqisë disa vite më parë.

Të dhënat financiare të kompanive shqiptare për dekadën para vitit 2010 janë jo gjithmonë të disponueshme, por bilanci i Telekom Albania për vitin 2008 raportoi 23 miliardë lekë të ardhura dhe 16 miliardë lekë fitime neto.

Cosmote bleu pjesën e mbetur të aksioneve shtetërore në vitin 2010 për rreth 50 milionë euro.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare filloi të ndërhyjë në tregun e telekomunikacioneve rreth kësaj periudhe pas protestave të shumta për fuqi monopolistike dhe hetime për abuzim me pozitën dominuese nga kompanitë celulare. Ndërhyrja erdhi përmes uljes së tarifës së terminimit, gjë që solli edhe çlirim të konkurrencës mes operatorëve. Paralelisht me këtë, zhvillimi i sektorit të internetit në Shqipëri solli konkurrencë indirekte, veçanërisht në lidhje me telefonatat ndërkombëtare, ku shqiptarët zgjodhën komunikimin me familjarët jashtë vendit përmes shërbimeve falas në internet si Skype apo Ëattsup.

Pas vitit 2010,  të ardhurat e sektorit të telefonisë celulare erdhën në pakësim të vazhdueshëm dhe shënuan pikën më të ulët në vitin 2017, kur tre kompanitë e tregut raportuan humbje financiare.

Përgjatë dekadës së fundit, Telekom Albania pësoi rënie graduale të tregut në krahasim me konkurrentin e vet, Vodafone. Kështu, në vitin 2008, ACM kishte 40% të tregut ndërsa Vodafone 43%. Në vitin 2017, Vodafone kontrolloi 48.5% të tregut ndërsa Telekom Albania pati vetëm 27.2%. Pjesa tjetër e tregut kontrollohet nga Albtelekom.

Një numër kompanish të huaja kanë vendosur të tërhiqen nga tregu shqiptar gjatë viteve të fundit, kryesisht për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike. Sektori bankar është në tkurrje dhe disa banka janë shitur ose i janë bashkuar bankave më të mëdha.

Etiketa: abuzimAlbtelekomAMCAutoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe PostareBIRNBullgariBullgariabuxhetiBuxheti i ShtetitEuroGreqiahetimeIMTIvana DervishiKapitalikrediMASMedianegociataParaQeveriarajonSerbiSerbiaSHshqipShqipërishqiptareTelekom AlbaniaTreguTurqiaVodafone
Tjetri
Hetimi ndaj Rexhep Rrajës u “ringjall” vetëm pas denoncimit publik të Nuhut

Hetimi ndaj Rexhep Rrajës u “ringjall” vetëm pas denoncimit publik të Nuhut

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.