AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

CDU-ja gjermane thirrje opozitës maqedonase të mbështesë marrëveshjen

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kancelarja Angela Merkel e rrethuar nga anëtarë të bordit të partisë së saj CDU në Berlin., Gjermani. Foto: AP Photo/Matthias Schrader

Kristian Demokratët e Angela Merkelit i kanë bërë thirrje partisë simotër në Maqedoni, VMRO DPMNE, të mbështesë në parlament marrëveshjen me Greqinë, të cilën deri më tani e ka kundërshtuar, ose rrezikon ta izolojë Maqedoninë nga Europa.

Kancelarja Angela Merkel e rrethuar nga anëtarë të bordit të partisë së saj CDU në Berlin., Gjermani. Foto: AP Photo/Matthias Schrader

Partia qeverisëse e qendrës së djathtë e Gjermanisë i ka kërkuar partisë së saj simotër opozitare në Maqedoni të mbështesë marrëveshjen me Greqinë në parlament ose të jetë politikisht përgjegjëse për bllokimin e integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO dhe për izolimin e vendit nga Europa.

Nënkryetari i grupit të Kristian Demokratëve/Kristian Socialiste në Bundestagun gjerman, Johann Wadephul, tha se duke qenë se pjesëmarrja në referendumin e marrëveshjes së emrit të së dielës në Maqedoni nuk arriti 50 për qind të pragut të elektoratit, votimi në parlament për marrëveshjen tani ishte vendimtar.

“Më shumë se 91 për qind e votuesve votuan në favor të ndryshimit të emrit të vendit në “Maqedonia e Veriut”, kujtoi ai, duke e quajtur këtë votim “për perspektivën e mëtejshme të vendit të tyre në NATO dhe BE “, raportoi të mërkurën agjencia shtetërore e lajmeve MIA e Maqedonisë.

Grupi parlamentar i CDU/SCU tha se i vinte keq që vetëm rreth 37 për qind e votuesve të mundshëm morën pjesë në referendum, shumë më pak sesa pjesëmarrja e kërkuar prej më shumë se 50 për qind.

Megjithatë, pasi rezultati i referendumit nuk konsiderohej i detyrueshëm, “është tepër e rëndësishme që në votimin në parlament të arrihet shumica e nevojshme e dy të tretave për ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimin e emrit”, tha Wadephul.

Grupi CDU/SCU i bëri thirrje partisë kryesore opozitare në Maqedoni “të pajtohet me votimin historik dhe të rëndësishëm në parlament për ndryshimet kushtetuese. Përndryshe, ajo do të ishte politikisht përgjegjëse për bllokimin e kësaj rruge për Maqedoninë dhe për pasojë izolimin e vendit nga Europa”.

VMRO DPMNE deri tani e ka refuzuar marrëveshjen e arritur me Greqinë si një akt kapitullimi.

CDU-ja e Merkelit u pa gjerësisht si një mentore e rëndësishme për partinë VMRO DPMNE në përpjekjen e saj për t’u bashkuar me Partinë Popullore Europiane të qendrës së djathtë, EPP.

Koalicioni aktual maqedonas i qendrës së majtë, i cili mbështeti një votim “po” për marrëveshjen e emrit të arritur këtë verë, mban vetëm 71 nga 120 vendet në parlamentin maqedonas të përbërë nga 120 ligjvënës.

Janë nëntë më pak sesa 80 që nevojiten, që shumica e dy të tretave të mund të bëjë ndryshimet kushtetuese.

Pas referendumit, kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se do t’i jepte opozitës disa ditë kohë për të ndryshuar mendje dhe për të mbështetur marrëveshjen në parlament.

Përndryshe, tha ai, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, në të cilat ai shpreson të marrë shumicën e nevojshme.

Etiketa: Agjencia Shtetërore eAngela MerkelBEEuropaGjermanikushtetueseMaqedoniMaqedoniaMaqedonia e VeriutMerkelNATOparlamentPartiaReferendumShpresONVMRO DPMNEvotimVotimizgjedhjezgjedhje të parakohshmeZoran Zaev
Tjetri
Dhuratat nga SHBA, KPK pikëpyetje mbi pasurinë e gjyqtarit Sotiraq Lubonja

Dhuratat nga SHBA, KPK pikëpyetje mbi pasurinë e gjyqtarit Sotiraq Lubonja

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.