AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Fëmijët në Bosnje shfrytëzohen në fushatën zgjedhore

Mladen LakicngaMladen Lakic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Njerëz duke kaluar para një posteri zgjedhjesh në Bosnje. Foto: BETA.

Ekspertët paralajmërojnë se fëmijët po përdoren si “reklamë” në fushatën për zgjedhjet e 7 tetorit në Bosnje.

Njerëz duke kaluar para një posteri zgjedhjesh në Bosnje. Foto: BETA.

Ata mund të mos kenë të drejtë të marrin pjesë, por fytyrat e buzëqeshura të fëmijëve boshnjakë shihen qartë si fitues votash nga politikanët në prag të zgjedhjeve të 7 tetorit në vend.

Keqpërdorimi i të miturve në fushatën e partive politike nuk është i ndaluar në mënyrë eksplicite sipas ligjit të Bosnjës, por ekspertët thonë se kjo është çështje etike.

“Kjo çështje, ku vetë-rregullimi është i rëndësishëm, kërkon një nivel të lartë standardesh etike dhe mund të shohim se në Bosnje ka një problem me këtë,” tha Zlatiborka Popov Momcinoviç, një profesoreshë sociologjie në Sarajevën Lindore.

“Për fat të keq, fëmijët përdoren si reklama, ndërkohë që pas zgjedhjeve në shumicën e rasteve ata lihen pas dore.”

Fotografi të nxënësve të buzëqeshur që përshëndesin politikanë janë thjesht një shembull i keqpërdorimit të të miturve në prag të zgjedhjeve.

Javën e kaluar, Zeljka Cvijanoviç, kryeministre e Republikës Srpska në Bosnje dhe kandidate për presidente, mori pjesë në një ceremoni për hapjen e një palestre të re në një shkollë fillore në qytetin lindor boshnjak të Zvornikut, ku e pritën një grup fëmijësh.

BIRN kontaktoi me partinë SNDS të Cvijanoviçit dhe disa parti të tjera për t’i pyetur për këndvështrimet e tyre për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore, por nuk mori asnjë përgjigje deri në kohën e publikimit të lajmit.

Nada Grahovaç, avokate e popullit për fëmijët në Republikën Srpska, tha për BIRN se keqpërdorimi i fëmijëve në fushatë ishte një problem periodik.

“Pa një ligj apo ligj të ndryshuar zgjedhor, ne mundemi vetëm t’i dërgojmë një letër Komitetit Qendror Zgjedhor të Bosnjës për të ndikuar te partitë politike që të jenë të kujdesshme në këtë çështje,” tha Grahovaç.

Ligji Zgjedhor i Bosnjës nuk ofron sanksione për keqpërdorimin e fëmijëve në fushatë dhe parlamenti kombëtar nuk e ka marrë ende në shqyrtim çështjen.

Grahovaç tha se nuk duhen fajësuar vetëm politikanët, por edhe prindërit dhe kujdestarët që pranojnë që fëmijët e tyre të përdoren.

Në shtator u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve midis UNICEF-it dhe Rregullatorit të Komunikimeve të Bosnjës, me qëllim ekuilibrimin e të drejtës së të miturit për informim dhe rëndësinë e mbrojtjes së tyre në këtë proces.

UNICEF Bosnja tha për BIRN se ata vunë në dukje raportet e medias për pjesëmarrjen e fëmijëve në aktivitetet të organizuara nga partitë politike dhe se ata përkrahin pjesëmarrjen kuptimplotë të fëmijëve në vendimet që i prekin ata.

“Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, i kujtojmë të gjithë të shqetësuarve për mirëqenien e fëmijëve. Ne besojmë se mesazhet politike mundet dhe duhen filtruar përmes prizmit të të drejtave të fëmijëve,” tha UNICEF në një deklaratë me shkrim.

Etiketa: avokateBIRNBosnjaBosnjefotografiKandidateLigjParapresidentereklamasanksioneSarajevëSHshtatorUNICEFVendimetZgjedhjet
Tjetri
Konsumi, katër qarqe të vendit u varfëruan gjatë viteve të fundit

Konsumi, katër qarqe të vendit u varfëruan gjatë viteve të fundit

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.