AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Konsumi, katër qarqe të vendit u varfëruan gjatë viteve të fundit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Konsumi i familjeve në Shqipëri u rrit me vetëm 5.7% mes viteve 2014 dhe 2017, por për 18 përqind të shqiptarëve që jetojnë në qarqet Dibër, Gjirokastër, Lezhë e Shkodër, konsumi i familjeve është shumë më i ulët se sa katër vjet më parë.


Rreth 18% e familjeve shqiptare që jetojnë në qarqet Dibër, Gjirokastër, Lezhë dhe Shkodër, patën konsum familjar mujor nominal më të ulët më 2017 se sa e kishin në vitin 2014, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave.

Familjet në Dibër kishin konsum mesatar mujor prej 67 mijë lekësh në vitin 2014 ndërsa në vitin 2017 konsumi i matur nga Anketa e Buxhetit të Familjes të INSTAT ishte pak më shumë se 47 mijë lekë në muaj. Konsumi i familjeve në Dibër ka rënë me 29% në këtë periudhë katërvjeçare dhe ky është rrethi me rënien më të lartë të konsumit në vend. Në Dibër, sipas vlerësimeve të INSTAT jetojnë 121 mijë banorë ose 4.4% e popullsisë së Shqipërisë.

Rrethi i dytë me rënie të konsiderueshme në konsum është Gjirokastra. Në vitin 2014, një familje gjirokastrite jetonte me mesatarisht 74 mijë lekë në muaj ndërsa në vitin 2017 konsumi mesatar ra në 62 mijë lekë ose 16% më pak.

Familjet e qarkut Lezhë, ku përfshihen edhe Mirdita e Kurbini, kishin konsum prej afro 79 mijë lekë në vitin 2014 ndërsa konsumi i tyre ra në 73 mijë lekë vitin e kaluar me një rënie prej 7.3%.

Qarku Shkodër kishte konsum në masën 76,500 lekë për familje katër vjet më parë ndërsa konsumi ra në 73,300 lekë më 2017 me një rënie prej 4.2%.

Të tetë qarqet e tjera të vendit njohën një rritje të konsumit përgjatë kësaj periudhe ku rritja më e madhe u shënua në qarqet Korçë, Berat, Durrës e Kukës.

Familjet në Tiranë, qarku ku jeton 31% e popullsisë së Shqipërisë ose 884 mijë banorë, patën më 2017 konsum mesatar prej 7.7% më të lartë se sa më 2014.

Shqipëria është një vend i pabarabartë sa i përket konsumit sipas qarqeve. Ndërsa konsumi mesatar i familjes në nivel kombëtar ishte në masën 74,400 lekë në vitin 2017, në Tiranë konsumi ishte sa 120% e mesatares kombëtare ndërsa Dibra ishte qarku më i varfër me konsum sa 65% e mesatares. Elbasani është qarku i dytë më i varfër në vend me konsum familjar sa 79% e mesatares kombëtare, pasuar nga Vlora në masën 80%.

Anketa e Buxhetit të Familjeve kryhet nga Instituti i Statistikave çdo vit përmes anketimit të rreth 7 mijë familjeve në të gjithë vendin. Ndonëse konsumi është i shprehur në lekë, një pjesë jo e vogël e konsumit të familjeve siç raportohet nga INSTAT nuk blihet me para. Duke qenë se Shqipëria është një vend ku rreth 40% e popullsisë jeton në zonat rurale, INSTAT mat si konsum dhe i jep një vlerë monetare edhe mallrave të prodhuara nga familjet fermere për të mbuluar nevojat e veta. Kështu, ndonëse në Dibër konsumi mesatar i familjes llogaritet në masën 47 mijë lekë në muaj, këtu përfshihen edhe të gjitha produktet bujqësore që fermerët e zonës i konsumojnë vetë. INSTAT raporton të dhënat e konsumit në vlerë nominale. Kjo do të thotë se për të matur mirëqenien reale të familjeve, nevojitet që ndryshimit në përqindje të konsumit minimal t’i heqim normën e inflacionit.

Shqipëria ka njohur një rritje anemike të konsumit të familjeve përgjatë të gjithë dekadës së fundit. Në krahasim me vitin 2007, konsumi mesatar i familjeve është rritur në vlerë nominale me vetëm 5.8%, ku familjet që jetojnë në Dibër, Durrës, Elbasan dhe Gjirokastër patën më 2017 konsum më të ulët se sa e kishin një dekadë më parë.

Link: Të dhënat e INSTAT mbi konsumin e familjeve sipas qarqeve dhe llogaritjet e BIRN

Etiketa: AnketaBeratBIRNDibraDurrëselbasanFamiljefermereINSTATInstituti i StatistikaveKonsumiMASMatParaQarku ShkodërQarqetSHShkodërshqipShqipëriShqipëriashqiptareVlora
Tjetri
Maqedonia hedh poshtë “kërcënimin” rus për marrëveshjen e emrit

Maqedonia hedh poshtë “kërcënimin” rus për marrëveshjen e emrit

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.