AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kryeministri kroat vazhdon traditën ballkanase të komenteve seksiste

Anja VladisavljevicMladen LakicngaAnja VladisavljevicdheMladen Lakic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Andrej Plenkoviç në qeveri. Foto: BETAPHOTO/HINA/Denis CERIC/MO 

Komentet e fundit seksiste të kryeministrit kroat ndaj një gazetareve televizive – për të cilën ai ka kërkuar ndjesë –reflektojnë një traditë të gjatë të politikanëve ballkanas për të bërë komente seksiste ndaj gazetareve femra.

Andrej Plenkoviç në qeveri. Foto: BETAPHOTO/HINA/Denis CERIC/MO

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka kërkuar menjëherë falje për një përgjigje patronizuese dhe seksiste ndaj një gazetareje femër, pasi ajo bëri një pyetje rreth një skandali që përfshinte rrjedhje të informacioneve të brendshme të policisë dhe të operacioneve të prokurorisë.

“Je shumë e ëmbël, Damira,” i tha Plenkoviç gazetares Damira Gregoret të mërkurën, pasi u pyet për skandalin që shpërtheu pasi policia arrestoi një punonjës IT i cili thuhet se kishte marrë informacionet.

Ai kërkoi menjëherë ndjesë, duke thënë se nuk kishte ndërmend të tregonte mungesë respekti.

Megjithatë, vrojtimi i Plenkloviçit është pjesë e një tradite të gjatë midis politikanëve të Ballkanit për të bërë vërejtje seksiste ndaj grave gazetarëve.

Në gusht, kryebashkiaku i Zagrebit Milan Bandiç i tha gazetares Ivana Pezo Moskaljov të tregohej “një zonjë grua”, gjatë një vizite në një fushën e grumbullimit të plehrave në Zagreb.

“Po të isha aq i mençur sa ti, do të punoja në Nova TV,” tha ai, duke shtuar: “Je si një mësuese e keqe, bëhu zonjë grua.”

Shoqata e Gazetarëve Kroatë e quajti këtë vërejtje të papërshtatshme dhe i kërkoi atij dhe figurave të tjera publike që të mos ofendonin më gazetarët se bëjnë pyetje në interes të publikut.

Politikanët gjetkë në rajonin e Ballkanit shpesh i trajtojnë njësoj gazetaret.

Kur u pyet në maj 2017 për emrin e lëvizjes së tij të re qytetare në Serbi, politikani dhe ish-avokati i popullit serb Sasa Jankoviç, i tha Minja Miletiç të N1: “Mund të ta thosha, por pastaj do të më duhej të të puthja.”

Në dhjetor të vitit 2015, ministri serb i mbrojtjes Bratislav Gasiç u kritikua për komentin e tij ofendues ndaj Zlatija Laboviç, një gazetare nga TV B92, gjatë një vizite në një fabrikë në Trstenik.

Pasi u ul në gjunjë që të mos pengonte operatorin e saj të filmonte, Gasiç tha: “Më pëlqejnë gazetaret femra që ulen në gjunjë lehtë.”

Gasiç më vonë kërkoi ndjesë për ofendimin që kishte shkaktuar dhe më vonë u pushua pasi shkaktoi zemërim publik. Në 2017 Gasiç u emërua të drejtonte Agjencinë e Sigurisë së Informacionit.

Lideri serb i Bosnjës Milorad Dodik, president i Republikës Srpska, është i famshëm për shfryrjen e shfrenuar para gazetarëve – burra dhe gra.

Në vitin 2008, Dodik i tha gazetares televizive Arijana Saraceviç Helaç kur ajo e pyeti për mendimin e tij për procesin e reformës kushtetuese në Bosnje: “Nuk më plas b…” duke përdorur këtë fjalë para gazetarëve dhe politikanëve të shumtë.

Në vitin 2011, Dodik pati një incident të ngjashëm kur Saraceviç Helaç po punonte për emisionin televiziv politik 60 minuta në televizionin e entitetit të Federatës. Pasi ofendoi programin televiziv, ai e komentoi gazetaren: “Je shumë e sjellshme, prandaj vendos të të flas, por nuk je fare e bukur.”

“Politikanët kroatë tregojnë një mungesë të plotë mirëkuptimi të funksionimit të mediave kroate dhe nuk janë në gjendje të merren me kritikat dhe me atë që bëjnë mediat, që është t’i shërbejnë publikut,” tha Hrvoje Zovko, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Kroatë të mërkurën për televizionin N1 rajonal.

Etiketa: Avokati i PopullitBosnjegazetargazetaregazetaretgrakryetarkushtetueseMilorad DodikParaPoliciapresidentrrjedhjeSerbiSHZagreb
Tjetri
Borxhi i jashtëm bruto, 7.5 miliardë euro që presin të shlyhen

Bankat mbyllin disa degë dhe rrudhin numrin e punonjësve

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.