AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Momenti 2007 për ekonominë shqiptare

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Nyje Debati, Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama duke mbajtur një fjalim pë të ashtëquajturin ‘bypass’ i Tepelenës | Foto nga : Kryeministria

Qeveria aktuale ka vendosur të shpenzojë qindramilionë euro për ndërtimin e disa rrugëve apo incineratorëve me leverdisshmëri ekonomike të dyshimtë – pa nxënë asnjë mësim nga pasojat afatgjata që borxhet e rrugës së Kombit shkaktuan në ekonomi.

Edi Rama duke mbajtur një fjalim pë të ashtëquajturin ‘bypass’ i Tepelenës | Foto nga : Kryeministria

Një dekadë më parë, ekonomia shqiptare mori të tatëpjetën, pasi qeveria e kohës, në kundërshtim me këshillat më të arsyeshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore ndërmori ndërtimin e atyre 60 kilometrave autostradë që u mbiquajt “Rruga e Kombit”. Me një kosto prej rreth 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të asaj kohe, rruga prodhoi shumë politikë dhe pak ekonomi. Janë kthyer tashmë në legjendë reagimet e kryeministrit të kohës Sali Berisha ndaj vërejtjeve të ekspertëve të FMN-së dhe Bankës Botërore, të cilët rekomanduan që Shqipëria të mos e ndërmerrte kurrsesi një sipërmarrje të tillë të kushtueshme përtej çdo imagjinate.

Por pavarësisht vërejtjeve, borxhet u morën, rruga u ndërtua dhe mbeti bosh (vijon të mbesë bosh), dhe vendi u zhyt në një dekadë vështirësish ekonomike, pasojat e së cilës nuk kanë kaluar edhe sot e kësaj dite.

Qeveria e sotme e kryeministrit Edi Rama ka ecur në të njëjtin drejtim, me planin për të ndërtuar disa rrugë me rentabilitet ekonomik të pastudiuar dhe me kontrata koncesionare, të cilat janë shpikur për të zëvendësuar kontratat e borxheve të Berishës. Me një kosto të përgjithshme të pritshme prej mbi 700 milionë eurosh, këto kontrata koncesionare pritet të realizojnë rreth 100 kilometra rrugë. Përveç kontratave koncesionare, qeveria ka vendosur të prokurojë edhe disa rrugë të tjera me financim nga buxheti i shtetit, me kosto të përgjithshme prej rreth 200 milionësh të tjera, përveç kontratave koncesionare për ndërtim incineratorësh plehrash, eficenca ekonomike e të cilave është tërësisht e pastudiuar dhe e dyshimtë.

Edhe kësaj here, ashtu si një dekadë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore kanë bërë disa deklarata kritike publike duke kërkuar me këmbëngulje mosdhënien e koncesioneve. Këshillat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët. Qeveria e Kryeministrit Rama është e vendosur të vijojë betejën e tij të përballjes me historinë përmes ndërtimit të rrugëve mbresëlënëse, por të cilat nuk tëçojnë gjëkundi. Pjesa më e madhe e rrugëve të planifikuara apo sakaq të prokuruara nga qeveria aktuale janë projekte të pjesshme, vijueshmëria e së cilave do të varet nga mundësitë financiare të vendit për të investuar më tutje. Për shembull, rruga Thumanë – Kashar, e cila do të kushtojë mbi 200 milionë euro me kontratë koncesionare, do të lidhë autostradën ekzistuese Milot-Thumanë me autostradën Tiranë – Durrës në një pikë që gjendet vetëm pak kilometra larg kryeqytetit. Ajo supozohet se do të duhet të pasohet nga një investim tjetër i stërmadh për krijimin e një autostrade nga Kashari për në Kavajë, investim qëka pak gjasa të kryhet në dekadën e ardhëshme. Dhe nëse kjo autostrada e re Kashar-Kavajë ka pak gjasa për t’u kryer, vendi vështirë se ka nevojë për një investim kaq të stërmadh. Por shembujt e koncesioneve të tjera janë akoma më dramatike. Një koncesion 50 milionë euro pritet të jepet për segmentin Orikum – Dukat, i cili do të duhet të pasohet nga një segment tjetër dhe tunel i kushtueshëm nën Qafën e Llogarasë, por që për momentin, nuk ka shans që një tunel i tillë të financohet as nga buxheti i shtetit dhe as nga të ashtuquajturat koncesione. Edhe vetë ndërtimi i një rruge të tillë me tunel për të lidhur Orikumin me Drimadhesin është logjikisht i panevojshëm, i paarsyeshëm dhe joefikas nga pikëpamja ekonomike. Por në mungesë të tunelit do të kemi 50 milionë euro rrugë që të shpie në Fshatin Dukat.

Akoma më tutje, qeveria ka prokuruar sakaq tre segmente me vlerë të përgjithshme prej 52 milionë eurosh të një rruge të re që supozohet të lidhë në një të ardhme jo të afërt Gjirokastrën me Sarandën. Por ka një problem që edhe këtu duhet një tunel që pritet të kushtojë rreth 40 milionë euro të tjera, të cilat qeveria nuk i ka për momentin. Edhe në këtë rast vendit mund t’i mbesë në dorë një rrugë 52 milionë euroshe që të shpie asgjëkundi.

E ashtuquajtura “paketë 1 miliardë euro koncesione” e reklamuar nga qeveria ‘Rama’ nuk është asgjë tjetër veçse një vijim i mentalitetit të Berishës për rrugë impresive dhe thellësisht të pavlefshme nga pikëpamja ekonomike. Rruga Rrëshen – Kalimash e zhyti vendin në një dekadë vështirësish ekonomike nga të cilat nuk e ka marrë veten ende. Ka gjasa që paketa 1 miliardëshe do ta zhysë vendin në tre dekada vështirësish ekonomike.

Çudia në këtë mes është që treguesi i Prodhimit të Brendshëm Bruto, si në rastin e rrugës Durrës-Kukës, ashtu edhe në rastin e këtyre koncesioneve, ka gjasa do të tregojë rritje përgjatë pak viteve të fundit. PBB mat vlerën e shtuar në një ekonomi por nuk merr parasysh nëse kjo vlerë e shtuar krijohet nga borxhe apo nga aftësia e punëtorëve për të prodhuar më shumë gjatë ditës së tyre të punës. Berisha mburrej në vitin 2008 se si ekonomia e ushqyer nga borxhet dhe e shprehur në beton të pavlerë në malet e Shqipërisë, “kishte rritje dyfishrore”. Rama ka gjasa që do të mburret nga viti i ardhshëm se si betoni i tij nëpër rrugë që nuk të shpien asgjëkundi ka rritur PBB-në. Problemi është se borxhet duhet të shlyhen. Njerëzit nuk hanë dot shifrën e përqindjes në rritje të PBB-së.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore nuk janë institucione të ekstremit të majtë. Ato shpesh akuzohen jo pa të drejtë se kanë ushqyer kulturën e privatizimit dhe partneritetit publik-privat edhe në ato fusha ku nisma të tilla krijojnë në mënyrë të pashmangshme monopole rraskapitëse për qytetarët dhe ushqyese të skemave të klientelizmit politik. Është ky një tregues i qartë se sa të dëmshme janë koncesionet e Ramës, sa edhe institucione pro-biznes si FMN e BB i kritikojnë pa mëdyshje.

Etiketa: autostradAutostradaautostradeBorxhebuxhetiBuxheti i ShtetitDurrësEdi RamaekonomiEkonomiaEkonomia shqiptareEurofinancimFMNFushaIncineratorKoncesionKoncesionetKontrata koncesionarekostoKryeministriaMatMilotnismaOrikumOrikum - DukatPBBPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRamaRruga e KombitSali BerishaSarandëSHshqipShqipëriashqiptare
Tjetri
Protestuesit e opozitës shkëmbejnë tensione me policinë (Foto)

Çështja “Agron Xhafaj”, prokuroria ngre akuzë për kallëzim të rremë ndaj tre personave

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.