AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Fanatikët serbë shpallin fitoren në zgjedhjet boshnjake

Mladen LakicngaMladen Lakic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Milorad Dodik duke votuar gjatë zgjedhjeve. Foto: AP Photo/Darko Vojinovic

Lideri militant serb i Bosnjës Milorad Dodik ka fituar vendin serb në presidencën shtetërore të Bosnjës, ndërsa aleatja e tij i ngushtë, Zeljka Cvijanoviç, ka dalë fituese në garën për presidencën e Republikës Srpska.

Milorad Dodik duke votuar gjatë zgjedhjeve. Foto: AP Photo/Darko Vojinovic

Lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, ka fituar vendin serb në presidencën trepalëshe të Bosnjës, sipas rezultateve ende të papërfunduara nga zgjedhjet e së dielës.

Tre anëtarët e kreut kolektiv të shtetit tani do të jenë Milorad Dodik, presidenti në largim i Republikës Srpska dhe kreu i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, SNSD, Sefik Dzaferoviç nga Partia kryesore boshnjake për Veprim Demokratik, SDA, dhe Zeljko Komsiç, nga Fronti Demokratik.

Dodik, i famshëm për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë dhe për mbështetjen e tij për pavarësinë e Republikës Srpska, tha se prioriteti i tij i vetëm do të ishte t’i shërbente interesave të popullit serb.

“Është një fitore shumë e qartë,” tha Dodik në Banja Luka, qyteti kryesor në Republika Srpska. “Nuk më intereson kush janë dy përfaqësuesit e tjerë në presidencë. Unë do të shkoj atje, në këtë presidencë, të punoj mbi të gjitha dhe vetëm për interesat e serbëve.”

Fitorja e Dodik, edhe pse pritej, do të trondisë ata që kanë përkrahur lidhje më të ngushta me Perëndimin, NATO-n dhe Bashkimin Europian. Edhe duket pro-BE, ai është një vizitor i shpeshtë në Rusi dhe ka krijuar një aleancë të ngushtë me presidentin rus Vadimir Putin.

Një tjetër shqetësim në zgjedhje ishte humbja e Coviç, kreu i partisë kryesore kroate të Bosnjës, Bashkimit Demokratik Kroat, HDZ BiH, dhe që humbi përballë Komsiçit në garën për vendin kroat.

Ai e akuzoi Komsiçin se u mbështet në votat boshnjake për fitoren e tij, duke paralajmëruar një tjetër krizë të mundshme në Bosnje.

HDZ më parë pretendoi se Komsiç i detyrohej fitores së tij presidenciale në vitin 2010 votave të boshnjakëve.

Pjesëmarrja në zgjedhjet në nivel shtetëror ishte 53.36 për qind. Në entitetin e Federatës, pjesëmarrja ishte 51.25 për qind, në Republikën Srpska, 57.30 për qind dhe rajonin e Brckos 46.81 për qind.

Zgjedhjet u zbehën nga fakti se aktualisht nuk ka bazë ligjore për zgjedhjen e një Dhome të re të Populli në entitetin e Federatës së Bosnjës – që do të thotë se asnjë qeveri e re nuk mund të formohet plotësisht në entitet apo në nivel shtetëror.

Kroatët e Bosnjës dëshirojnë që ligjet e zgjedhjeve të amendohen për të siguruar që boshnjakët, të cilët janë dominues në numër, të mos mund të zgjedhin përfaqësuesit kroatë, por kjo do të përfshinte ndarjen e të gjithë entitetit të Federatës në njësi elektorale me bazë etnike, gjë të cilën shumica e boshnjakëve e refuzon.

Sipas të njëjtëve rezultate të hershme, në të dy entitetet, SNDS –ja e Dodikut kryesonte në zgjedhjet për asamblenë e Republikës Srpska, e ndjekur nga Partia Demokratike Serbe, SDS.

Zeljka Cvijanoviç, fituesja e zgjedhjeve në Republikën Srpska. Foto: AP Photo/Darko Vojinovic.

Aleatja e ngushtë e Dodikut, Zeljka Cvijanoviç, kryeministrja në largim e Republikës Srpska, shpalli fitoren të hënën në garën për presidencën e Republikës Srpska.

Në entitetin e Federatës, partia më e fortë duket se ishte SDA-ja, e ndjekur nga një koalicion i mbledhur rreth HDZ-së dhe më pas Partia jo-etnike Social Demokrate, SDP.

Etiketa: BEBosnjedemokratefitoreMilorad DodikNATOPartiaPartia DemokratikePutinRepublika SrpskaRusiSHsocial demokratezgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
AKEP nxjerr të parregullta paketat 28 ditore të Vodafone dhe Telekom Albania

Presidenti serb do të zgjidhë problemin e Telekomit me Shqipërinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.