AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Një i dyshuar në vrasjen e gazetares bullgare

Martin DimitrovngaMartin Dimitrov
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Njerëz duke ndezur qirinj në Sofje në kujtim të gazetares së vrarë Victoria Marinova më 8 tetor. Foto: Martin Dimitrov, BIRN.

Një 21-vjeçar i quajtur Severin Krassimirov është ndaluar në Gjermani si i dyshuari kryesor për vrasjen e gazetares bullgare Victoria Marinova, vrasja brutale e të cilës është dënuar gjerësisht dhe ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare.

Njerëz duke ndezur qirinj në Sofje në kujtim të gazetares së vrarë Victoria Marinova më 8 tetor. Foto: Martin Dimitrov, BIRN.

Një 21-vjeçar bullgar i quajtur Severin Krassimirov është i dyshuari kryesor në hetimin e vrasjes brutale të gazetares Victoria Marinova, thanë autoritetet bullgare të mërkurën.

ADN-ja e Krassimirov u gjet në trupin e Marinovës, u tha gazetarëve Ministri i Brendshëm Mladen Marinov, duke shtuar se ai u arrestua në Gjermani.

Ai gjithashtu tha se i dyshuari jetonte pranë skenës së krimit.

Ministri tha se të gjitha versionet për motivet e tij të mundshme për vrasjen e gazetares mbetën në tryezë.

Prokurori i Përgjithshëm Sotir Tsatsarov theksoi se “në këtë fazë nuk mund të themi se vrasja kishte lidhje me punën profesionale të Marinovës”.

Tsatsarov tha se i dyshuari do të akuzohej për përdhunim dhe vrasje me paramendim.

Dënimi për këto akuza varion në 10-20 vjet burg ose edhe me burgim të përjetshëm.

Ai theksoi se Krassimirov u largua nga Bullgaria duke përdorur urën midis Ruse dhe qytetit fqinj rumun të Giurgut më 7 tetor, pak pas orës 14:00, një ditë pas vrasjes.

Një kalimtar i njoftoi autoritetet në orën 14:27 më 6 tetor për një trup që dukej në shëtitoren e lumit Danub, i cili u identifikua më vonë si ai i gazetares 30-vjeçare të TVN.

Kryeministri Boyko Borissov ndërkohë akuzoi kundërshtarët e tij politikë se po e përdornin vrasjen për të prishur reputacionin e vendit dhe për ta portretizuar atë si të pasigurt.

“Kam lexuar gjëra monstruoze rreth Bullgarisë në tri ditët e fundit dhe asgjë nuk ishte e vërtetë,” tha Borissov të mërkurën, duke akuzuar se disa “politikanë po dërgojnë emaile në Bruksel dhe SHBA, sikur kjo nuk është diçka që ndodh edhe në vendet e tjera.”

Ai tha se kishte shmangur me qëllim spekulimet rreth çështjes “sepse mendova se ajo që na mësojnë në BE në lidhje me hetimet e drejtësisë dhe të policisë, është të mos fajësojmë asnjë derisa të ketë prova të qarta se kush është fajtori, ndërkohë që ata (kundërshtarët e tij politikë) na kanë sulmuar kaq keq”.

Ndërkohë, ish-bashkëshorti i viktimës, drejtori i TVN Svilen Maksimov, tha për Nova TV se ai nuk kishte pritur që ky rast të tërhiqte kaq shumë vëmendje.

“Shpresoj që shteti dhe njerëzit të përgjigjen në të njëjtën mënyrë si në çdo rast tjetër kur një qenie njerëzore është në rrezik. Kur ndodh kjo, ne mund ta quajmë veten “një shtet”, tha ai.

Duke treguar dyshimin e tij se ajo është vrarë në lidhje me punën e saj, ai tha se “të gjitha provat tregojnë drejt një rastësie absurde dhe të tmerrshme”, duke shtuar se “nuk ngjan si një vrasje profesionale, gjë e cila më lehtëson disi.”

Natyra brutale e vrasjes ka tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare dhe Komisioni Europian, ndër të tjerë, ka kërkuar një hetim të shpejtë dhe të plotë.

Etiketa: ADNAkuzaBashkëshortiBEBIRNBrukselBullgariaBurggazetarGjermaniHetimHetimetKomisioni EuropianProkuroriProkurori i PërgjithshëmPunërrezikSHSHBAVrasjavrasje
Tjetri
Problemet me pasuritë dhe transfertat, KPK shkarkon kryetaren e Gjykatës së Apelit Korçë

Problemet me pasuritë dhe transfertat, KPK shkarkon kryetaren e Gjykatës së Apelit Korçë

v1

Litiumi para demokracisë: Aleksandër Vuçiç dhe Jörg Heeskens, hija e tij gjermane

23:34 | 25/06/2026
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

ILD kërkon procedimin disiplinor të anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj

22:59 | 25/06/2026
Rama targeton sërish gjyqësorin për pagesat kalimtare të shkarkuarve nga vetingu

Ministri i Brendshëm shpall “non grata” protestuesen nga Kosova

22:01 | 25/06/2026
logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.