AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Prokurori i Hagës: Bashkëpunimi për krimet e luftës po përkeqësohet

Anja VladisavljevicngaAnja Vladisavljevic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Serge Brammertz. Foto: BIRN.

Serge Brammertz, kryeprokurori në Mekanizmin për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë, paralajmëroi se bashkëpunimi midis ish-shteteve jugosllave për gjykimin e të dyshuarve nga luftërat në Ballkan “po bënte pas”.

Serge Brammertz. Foto: BIRN.

Serge Brammertz tha në një konferencë për shtyp në Zagreb të martën se ish-shtetet jugosllave po bashkëpunojnë dobët në ndjekjen penale të kriminelëve të luftës dhe se zyrtarët nuk janë të interesuar në dënimin e krimeve të kryera në vitet 1990.

“Fakti për të ardhur keq është se gjendja është e keqe dhe ka vite që bën mbrapa – sa i përket ndjekjes penale shtetërore të kriminelëve të luftës dhe bashkëpunimit rajonal,” tha Brammertz në konferencën me titull “Drejtësia pas Hagës”, e organizuar nga OJQ-ja Documenta – Qendra për Ballafaqim me të Kaluarën.

“Sa herë që shkoj në rajon, tronditem nga ndryshimi midis qasjeve të zyrtarëve që nuk duan të tregojnë interes për të dënuar krimet e luftës dhe situatën e dëshpëruar të viktimave,” shtoi ai.

Në Zagreb, kryeprokurori i Hagës takoi gjithashtu ministrin kroat të drejtësisë Drazen Bosnjakoviç dhe kryeprokurorin e shtetit Drazen Jeleniç për të diskutuar përpunimin e krimeve të luftës në Kroaci dhe bashkëpunimin gjyqësor rajonal në rastet e krimeve të luftës.

Brammertz foli me Bosnjakoviç mbi numrin gjithnjë e më të madh të gjyqeve të mbajtura në Kroaci me të pandehurit në mungesë, tha një burim i informuar për BIRN.

Sipas raportit vjetor të Documentas, shumica e procedurave penale në vitin 2017 janë kryer në mungesë të të pandehurve.

“Prandaj, postulati bazë i çdo procedure penale bashkëkohore që duhet të kërkojë të sigurojë pjesëmarrjen efektive të të pandehurit, strukturën kundërshtare të procedimeve dhe barazi të palëve të përfshira në procedurë, është komprometuar në thelb,” tha Documenta në raport.

Burimi i BIRN tha se Brammertz gjithashtu foli me Bosnjakoviçin për Ministrinë kroate të Drejtësisë që punësoi Akademinë Kroate të Ligjit për të kryer një analizë studimore mbi vendimet e shkallës së parë dhe të shkallës së dytë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në rastin kundër ish-zyrtarëve politik dhe ushtarakë kroatë të Bosnjës Jadranko Prliç, Bruno Stojiç, Milivoj Petkoviç, Valentin Coriç, Berislav Pusiç dhe Slobodan Praljak.

Qëllimi i analizës është të shqyrtojë mundësinë e kundërshtimit të vendimit përfundimtar, tha Ministria e Drejtësisë.

Brammertz dhe Bosnjakoviç gjithashtu diskutuan rastin e Branimir Glavasit, një gjeneral kroat i viteve 1990, lider i një partie të krahut të djathtë dhe deputet në parlamentin kroat, i cili po rigjykohet për krime lufte, tha burimi i BIRN-it.

Documenta ka pohuar se gjykata e Zagrebit ka pastruar rrugën për të liruar nga akuzat Glavasin duke e ndarë rastin e tij nga rasti kundër pesë prej vartësve të tij.

Në takim u diskutuan edhe çështje të tjera siç janë personat e zhdukur, sipas Ministrisë së Drejtësisë.

Etiketa: AnalizëBallkanBIRNdeputetDrejtësiaGjykataGjykatëGjykatësGjyqKrimekrime lufteKroaciLufteProkuroriPunërajonraportSerge BrammertzVendimetZagreb
Tjetri
Fshehja e pasurisë i rrezikon karrierën prokurorit Arben Nela

"Fshehja e burimit të pasurive", solli shkarkimin e prokurorit Arben Nela

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.