AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia do të hetojë kërcënimet ndaj deputetëve të opozitës

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetë të VMRO DPMNE pas kryetarit të partisë së tyre Hristijan Mickoski. Foto arkiv MIA.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë thotë se po heton raportimet se deputetë të opozitës të cilët mund të duan të mbështesin marrëveshjen historike me Greqinë në parlament po marrin kërcënime.

Deputetë të VMRO DPMNE pas kryetarit të partisë së tyre Hristijan Mickoski. Foto arkiv MIA.

Midis pretendimeve se deputetët e opozitës në Maqedoni janë nën presion të madh – përfshirë kanë marrë kërcënime me vdekje – për të mos përkrahur marrëveshjen e qeverisë me Greqinë në parlament, Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka thënë se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për t’i mbrojtur ata.

“Askush në Maqedoni nuk ka të drejtë të kërcënojë qytetarët dhe ligjvënësit. Ligjvënësit duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë detyrimin e tyre kushtetues, të përfaqësojnë qytetarët dhe të vendosin në emër të tyre dhe lirisht,” tha të mërkurën Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.

Duke shtuar se presionet variojnë nga ato të shprehura në publik e deri tek kërcënimet që deputetët marrin privatisht dhe nëpërmjet rrjeteve sociale, Spasovski tha se ministria do të bënte “gjithçka që mundet” për të parandaluar “kërcënimet dhe pengimin e mundshëm të punës së ligjvënësve”.

Edhe pse asnjë deputet nga aleanca e udhëhequr nga opozita VMRO DPMNE nuk është ankuar publikisht për kërcënime të tilla, një i brendshëm i partisë tha për BIRN të mërkurën se disa deputetët që kishin marrë kërcënime ia kishin treguar ato atij.

“Mesazhet nuk kërcënojnë vetëm jetën e deputetëve, por në disa raste përmendin edhe familjet e tyre. Ata janë dërguar nga numra të panjohur, kështu që nuk mund të jesh i sigurt se kush mund të qëndrojë pas tyre,” tha burimi për BIRN në kushte anonimiteti.

I njëjti burim tha se kërcënimet kryesisht janë kundër deputetëve të cilët dyshohet se ndoshta duan të mos i binden vijës së partisë dhe të mbështesin qeverinë në parlament duke votuar për marrëveshjen e emrit që u nënshkrua këtë verë.

Më shumë se 90 për qind e atyre që votuan në referendumin e fundit mbështetën marrëveshjen në votimin konsultativ të 30 shtatorit.

Megjithatë, nuk arriti pragun e kërkuar të pjesëmarrjes që të konsiderohet i vlefshëm, prandaj qeverisë së udhëhequr nga social demokratët e Zoran Zaevit i nevojiten të paktën nëntë vota opozitare në parlament që të miratojë ndryshimet e nevojshme kushtetuese me shumicën e kërkuar prej dy të tretave.

Këto ndryshime do të vinin në zbatim marrëveshjen duke e ndryshuar emrin e vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut. Social Demokratët thonë se bisedimet me deputetët e opozitës po vazhdojnë.

Lidershipi i VMRO DPMNE gjatë javës së kaluar i ka quajtur pretendimet se ata po i bëjnë presion dhe madje po kërcënon deputetet e saj “gjepura” dhe “të pa baza”.

Ajo akuzoi qeverinë se po përpiqet të korruptojë deputetët me para ose favore, gjë të cilën kryeministri Zaev e mohoi të martën.

Pretendimet për presion kanë mbërritur gjithashtu në BE dhe në Partinë Popullore Europiane të qendrës së djathtë, PPE, ku VMRO DPMNE është anëtare.

Të mërkurën, agjencia shtetërore e lajmeve e Maqedonisë, MIA, citoi një burim të paidentifikuar nga PPE të ketë thënë se sjellja e VMRO DPMNE kishte zemëruar zyrtarët e PPE-së, të cilët tani mund ta dëbojnë partinë nga blloku.

Të dielën, kryetari i PPE-së Joseph Daul zhvilloi një bisedë telefonike me kryetarin e VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski, tha burimi, duke e paralajmëruar atë në një mënyrë “jo diplomatike” se nëse partia e tij pengon një debat demokratik parlamentar mbi miratimin e marrëveshjes së emrit, partia “do të mbante përgjegjësi të plotë për pasojat”.

Në një intervistë për gazetën austriake Der Standard, të publikuar të hënën, Komisioneri Europian për Zgjerimin Johannes Hahn tha se ai ishte gjithashtu në dijeni të kërcënimeve të raportuara.

“Ka raportime për kërcënime kundër atyre që duan të largohen nga vija e partisë VMRO DPMNE dhe të mbështesin qeverinë në parlament,” tha Hahn, duke shtuar: “Kjo është krejtësisht e papranueshme për një parti që pretendon të jetë një parti proeuropiane dhe demokratike.”

Një deputet i VMRO DPMNE, ish-ministri i jashtëm Antonio Milosksoki, u përpoq t’i relativizonte shqetësimet me humor.

Duke iu përgjigjur intervistës së Hahn në Twitter, ai ironikisht tha se edhe atë po e kërcënonte me vdekje nga gjyshja e tij patriotike.

“Z. Hahn, nëse unë mbështes referendumin e dështuar dhe marrëveshjen antikushtetuese të emrit, gjyshja ime më kërcënoi me fjalët: ‘S’do ta kesh më kokën mbi shpatulla’. Ju lutem, më tregoni institucionet e BE-së ku duhet ta raportoj këtë abuzim,” shkroi ai në Twitter.

Ndërkohë, kundërshtarë të tjerë të marrëveshjes së emrit kanë qenë më të hapur me paralajmërimet e tyre.

Një parti e vogël jo-parlamentare pro-ruse, Maqedonia e Bashkuar, udhëheqësi i së cilës Janko Bacev ishte një nga drejtuesit jozyrtarë të fushatës së bojkotit, javën e kaluar paralajmëroi deputetët e VMRO DPMNE të cilët mbështetën marrëveshjen që të mos përpiqen të largohen më pas nga vendi.

“Nëse ndonjë deputet i VMRO DPMNE-së pranon ndryshimin kushtetues dhe fshirjen e emrit maqedonas, ata më pas nuk do të arrijnë dot as deri në kufi gjatë përpjekjes së tyre për t’u arratisur,” thuhej në njoftimin për shtyp të partisë.

Etiketa: abuzimAgjencia Shtetërore eBEBIRNdeputetKESHKomisioneriKufikushtetueseMaqedoniMaqedoniaMinistria e BrendshmeOpozitapaktParaparlamentPartiaPunëTwittervdekjeVMRO DPMNEVota
Tjetri
Aktakuza zbulon planet e mbështetura nga ISIS për sulme në Kosovë

Aktakuza zbulon planet e mbështetura nga ISIS për sulme në Kosovë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.