AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Presidenti i Kosovës pretendon se Macron mbështet korrigjimin e kufirit

Die MorinangaDie Morina
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Foto nga profili zyrtar i Hashim Thaçit në Facebook.

Presidenti Hashim Thaçi i Kosovës pretendon se presidenti francez Emmanuel Macron mbështet propozimin e tij për një “korrigjim” kufiri me Serbinë, pavarësisht kundërshtimit të madh të kësaj ideje në Kosovë.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Foto nga profili zyrtar i Hashim Thaçit në Facebook.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë të enjten për televizionin publik të Shqipërisë, TVSH, se presidenti francez, Emmanuel Macron, mbështet idenë e tij për një “korrigjim” të kufijve me Serbinë që mund t’u mundësojë shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbinë jugore t’i bashkohen Kosovës.

“Presidenti Macron mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi, mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe mundësinë reale të korrigjimit të kufirit, që nënkupton se Presheva, Medvegja dhe Bujanovci hyjnë në Kosovë,” tha Thaçi për TVSH.

Thaçi tha se kjo do të hapte rrugën për integrimin euroatlantik të Kosovës – duke shtuar se kufiri nuk do të korrigjohet përgjatë vijave etnike dhe se do të ruante multietnicitetin e Kosovës.

“Presidenti Macron mbështet fuqishëm dialogun dhe një korrigjim të mundshëm kufitar,” u citua të ketë thënë Thaçi.

Ai ka deklaruar më parë se do të sjellë idenë e një korrigjimi kufitar me Serbinë në tryezën e negociatave në Bruksel, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme përfundimtare me Beogradin, pavarësisht kundërshtimit të fortë në vend për çdo shkëmbim territorial.

Ideja ka shkaktuar një përplasje serioze midis presidentit Thaçi dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pasi Haradinaj e deklaroi idenë “të vdekur” të hënën, Thaçi i bëri thirrje atij që “të korrigjojë” deklaratat e tij, duke e quajtur atë “jo serioz dhe të papërgjegjshëm”.

“Deklarata interesante e bërë nga kryeministri tregon se ai ose është në humor të mirë ose ndihet komod në postin e tij,” tha Thaçi.

Qeveria franceze ende nuk e ka konfirmuar pretendimin e Thaçit.

Europa dhe Shtetet e Bashkuara kanë dërguar sinjale të përziera rreth propozimit, me Angela Merkelin e Gjermanisë që i quajti të papranueshme ndryshimet kufitare në Europë. Përgjigjja e Uashingtonit ka qenë më me ngjyrim.

Shumë ekspertë e kanë dënuar idenë e ndryshimit të kufirit duke pretenduar se kjo ka gjasa të hapë një sërë mosmarrëveshjesh të tjera territoriale në Europë.

Etiketa: BrukselEmmanuel MacronEuropaFacebookHaradinajHashim ThaçiKosovëKosovë-SerbiMacronQeveriaRamush HaradinajSerbishqipShtetet e BashkuaraTVSH
Tjetri
Teknologjitë e reja do t’i ndihmojnë apo dëmtojnë vendet në zhvillim?

Teknologjitë e reja do t’i ndihmojnë apo dëmtojnë vendet në zhvillim?

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.