AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Zyrtari amerikan kundër terrorizmit viziton vendet e Ballkanit

Die MorinaMladen LakicDenis DzidicngaDie Morina,Mladen Lakicdhe1 të tjerë
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese BETA/AP

Koordinatori amerikan kundër terrorizmit, Nathan Sales, po viziton Bosnjën dhe Hercegovinën, Shqipërinë dhe Kosovën për të diskutuar mbi përmirësimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe gjykimin e të dyshuarve.

Foto ilustruese BETA/AP

Nathan Sales, Koordinatori i SHBA-së për Kundërterorrizmin, do të vazhdojë vizitën e tij zyrtare në Ballkan deri më 20 tetor, duke vizituar Bosnjën dhe Hercegovinën, Shqipërinë dhe Kosovën, të gjitha vendet që kanë hasur probleme me radikalizmin islamik.

“Ai do të angazhohet në diskutimet dypalëshe me homologët e tij mbi bashkëpunimin kundër terrorizmit, luftën kundër terrorizmit, ndjekjen penale të terroristëve dhe sigurinë kufitare,” thuhet në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2017, të publikuara muajin e kaluar, thanë se vendet e Ballkanit bashkëpunojnë mirë me partnerët ndërkombëtarë kundër terrorizmit, por përballen me mungesë të burimeve dhe probleme bashkëpunimi midis institucioneve.

Ideologjitë ekstremiste dhe grupet nacionaliste rajonale mbeten burime të mundshme të terrorizmit në Bosnje dhe Hercegovinë, edhe pse vendi mbetet një partner bashkëpunues kundër terrorizmit dhe vazhdoi të rrisë kapacitetin e tij kundër terrorizmit në vitin 2017, tha raporti i Departamentit të Shtetit.

Gjithsej 260 qytetarë boshnjakë shkuan të luftonin në Siri dhe Irak, dhe 80 prej tyre janë rikthyer në Bosnje. Vlerësohet se rreth 60 boshnjakë janë ende në këto vende, megjithëse shumica e tyre u vranë në konflikte, sipas të dhënave të marra nga BIRN.

Gjykata shtetërore e Bosnjës ka dhënë 14 vendime për rekrutim të terrorizmit, luftim jashtë vendit dhe përpjekje për të shkuar në luftën në Siri.

Njëzet e tre vetë janë dënuar me një total prej 44 vjet e pesë muaj burg. Dy nga këta 23 u dënuan për posedim armësh.

Rasti më i fundit që do të gjykohej në vend ishte më 8 tetor, kur një gjykatë në Banja Luka në Republikën Srpska dënoi një person të quajtur Milan Macura për terrorizëm, duke e i dhënë atij një vit liri me kusht.

Macura u shpall fajtor për planifikimin e sulmit terrorist në Zimzograd, një treg i hapur dimëror në Banja Luka.

Prokuroria e Kosovës ka hetuar më shumë se 160 raste në lidhje me luftërat në Siri dhe Irak. Dënimet besohet se kanë ulur numrin e personave që nisen të luftojnë jashtë vendit, por nuk kanë ndalur totalisht transferimin e parave nga Kosova në Shtetin Islamik.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se rreth 403 qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar ose për t’u bashkuar ISIS-it ose Frontit el-Nusrah, rreth 74 prej të cilëve tani janë të vdekur.

Megjithatë, rreth 133 janë kthyer, ndërsa rreth 196 mbeten në zonat e konfliktit, përfshirë rreth 40 fëmijë të lindur atje nga qytetarë të Kosovës.

Aktakuza e fundit për terrorizëm e ngritur nga prokuroria e Kosovës në fillim të tetorit ishte kundër gjashtë personave të akuzuar për planifikimin e sulmeve kundër kishave ortodokse, ekipit izraelit të futbollit, si dhe sulme të mundshme në Belgjikë dhe Francë.

Prokuroria pretendoi se sulmi i planifikuar ndaj ekipit izraelit të futbollit dhe tifozëve të tij u mbështet financiarisht nga ISIS.

Në vitin 2017, qeveria e Kosovës hartoi strategjinë e saj të tretë kundër terrorizmit dhe planin e veprimit dhe azhurnoi planin e saj të veprimit për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm.

Sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, kuadri ligjor i Kosovës është e mjaftueshme për të ndjekur penalisht individë të dyshuar për kryerjen ose mbështetjen e aktiviteteve terroriste, por prokurorët nuk kanë përvojë në raste të tilla.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë vuri në dukje ndërkohë se korrupsioni dhe barrierat ndaj shkëmbimit të informacionit midis agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm midis agjencive dhe një sistem gjyqësor që funksionon dobët, vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e Shqipërisë.

Qeveria shqiptare publikoi një strategji kombëtare për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm në nëntor të vitit 2015, duke u fokusuar te arsimi, angazhimi me liderët fetarë, mundësitë ekonomike dhe hulumtimi.

Në nëntor 2016, shërbimet e sigurisë shqiptare ndihmuan në parandalimin e sulmeve të dyshuara ë planifikuara ndaj ekipit izraelit të futbollit në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, duke lavdëruar kështu nga SHBA-ja.

“Bashkëpunimi i policisë shqiptare me agjencitë e tjera brenda dhe jashtë vendit është një shembull që duhet ndjekur,” tha në atë kohë kreu i CIA-s John Brennan.

Në vitin 2016, qeveria në Tiranë vlerësoi se më shumë se 100 shqiptarë u bashkuan me grupe xhihadiste në Siri dhe Irak.

Etiketa: ArmëArsimiBallkanBIRNBosnjeBurgGjykataGjyqIrakISISKorrupsioniKosovaKosovëprokurorProkuroriaQeveriaQeveria shqiptareRaportiSHSHBAshqipshqiptareSiriTerroristTreg
Tjetri
Ilir Zela

Neutraliteti i internetit dhe tentativat për censurë

logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.