AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjobë 100 mijë lekë për status denoncues në Facebook

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Akil Kraja dhe keshilltarët e tjerë demokratë të bashkisë së Tiranës, | Foto mga : LSA

Gjykata e Tiranës gjeti fajtor për shpifje anëtarin e këshillit Bashkiak të Tiranës Akil Kraja, i akuzuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Kraja e konsideroi vendimin skandaloz dhe njoftoi se do ta apelojë.

Akil Kraja dhe keshilltarët e tjerë demokratë të bashkisë së Tiranës, | Foto mga : LSA

Një status në rrjetin social Facebook nga ana e një këshilltari të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak Tiranë u konsiderua si shpifje ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj nga Gjykata e Tiranës, bëri të ditur Veliaj si dhe i padituri, Akil Kraja.

Kraja pati denoncuar si “aferë korruptive” rritjen e debatuar të çmimit të furnizimit me ujë të banorëve të Tiranës nga monopoli bashkiak i furnizimit me ujë dhe heqjes së ujërave të zeza, UKT.

“Bashkia e Tiranës nuk po e rrit çmimin e ujit për të përmirësuar furnizimin me ujë. Ajo dështoi me këtë politikë kur rriti çmimin e biletës së autobuzëve”, deklaroi Kraja në 15 nëntor 2017.

“Bashkia e Tiranës po rrit çmimin e ujit si një dhuratë për pronarët e ardhshëm të Ujësjellësit të Tiranës, që do ta privatizojnë këtë kompani publike, me siguri për të ndarë bashkë fitimet me Erjon Veliajn dhe Edi Ramën”, vijon më tej statusi i publikuar edhe në faqen e Facebook të Partisë Demokratike.

Gjykata e Tiranës shpalli vendimin të martën më 23 tetor pas një procesi gjyqësor që zgjati rreth dhjetë muaj. Ajo e gjeti deklaratën shpifëse dhe i akordoi Veliajt një dëmshpërblim në masën 100 mijë lekë. Kraja detyrohet të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore.

Në një status në Twitter, Veliaj u shpreh i lumtur duke deklaruar se të ardhurat nga gjyqi do t’i shpenzojë për të financuar blerjen e dy kompjuterëve për një shkollë “në Kodër Kamëz”.

“Shkolla në Kodër Kamëz do të ketë nesër dy kompjutera të rinj”, deklaroi ai.

Kryeministri Edi Rama shkoi më tutje duke deklaruar gjithashtu në Twitter se ai ka gati 12 padi të tjera për shpifje si dhe disa dyzina në përgatitje.

Kraja i tha BIRN se vendimi i gjykatës ishte “skandaloz” dhe se ai do ta apelonte atë.

Enti Rregullator i Ujit miratoi vitin e kaluar përmes debateve rritjen e tarifave për Tiranën me 44%, një vendim i debatuar jo vetëm nga opozita dhe media, por edhe nga Autoriteti i Konkurrencës, i cili arsyetoi se rritja përbën një abuzim me pozicionin monopol të UKT në këtë treg. Autoriteti e konsideroi rritjen e çmimit si të pajustifikuar dhe të pabazuar në logjikë të shëndoshë ekonomike.

Paditë civile ose penale për shpifje janë përdorur shpesh nga palët politike shqiptare kundër njëra-tjetrës. Në kohën kur Partia Socialiste ishte në opozitë, personazhe të ndryshme të qeverisë së Partisë Demokratike apo familjarë të ish-kryeministrit Sali Berisha ngritën padi të shumta civile kundër eksponentëve të opozitës, të cilët u dënuan për shpifje me dëmshpërblime prej miliona lekësh.

Palët duket se kanë ndryshuar role, pasi tani janë socialistët që pëlqejnë të ngrenë padi për shpifje ndaj demokratëve.

Gjyqet për shpifje, ashtu si edhe gjyqet e tjera zakonisht zgjasin për vite me rradhë nëpër gjykatat shqiptare.

Një rishikim i disa vendimeve gjyqësore për shpifje të Gjykatës së Lartë nga BIRN gjeti se në shumicën dërrmuese të rasteve, Gjykata e Lartë i ka dhënë të drejtë palëve në pushtet kundrejt politikanëve në opozitë.

Etiketa: abuzimAkil KrajaBanorëBashkiaBIRNEdi RamEdi RamaEnti Rregullator i UjitErion VeliajFacebookGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatësGjyqGjyqiKamëzKryeministri Edi RamaMASMediaMonopolOpozitapadiPartiaPartia SocialistePartisë DemokratikeRamarishikimSali BerishaSHshkollaShpifjeshqiptareTiranëTregTwitterUKTVendimVendimi
Tjetri
Autoriteti i Dosjeve apelon vendimin gjyqësor për Bujar Sheshin

KPK rrëzon pjesërisht raportin e ILDKPKI, prokurori Bujar Sheshi drejt konfirmimit

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.