AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shtyhet gjyqi ndaj Shullazit, avokatët kërkojnë përsëri kohë

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forca të shumta policie rrethojnë Gjykatën e Krimeve të Rënda gjatë procesit “Shullazi”. Foto: BIRN

Gjykata u dha 2 javë kohë shtesë më 9 tetor për konkluzionet, por avokatët e Emiliano Shullazit dhe bashkëakuzuarve nuk ishin sërish gati të martën, ndërsa u ankuan se dosja e prokurorisë nuk ishte llogjike. Prokuroria ka kërkuar 64 vjet burg për të akuzuarit.  

Forca të shumta policie rrethuan Gjykatën e Krimeve të Rënda para seancës së pretencës ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij. Foto:Edmond Hoxha/BIRN

Avokatët e Emiljano Shullazit dhe katër të akuzuarve të tjerë si bashkëpunëtorë të tij në gjobëvënie dhe shantazhe, kërkuan më shumë kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, me arsyetimin se u duhej t’u siguronin një mbrojtje efektive klientëve të tyre. Prokuroria pranoi shtyrjen dhe kërkoi që gjatë kësaj kohe të pezulloheshin afatet e paraburgimit.

Shqyrtimi gjyqësorë i çështjes është mbylluar në qershor të këtij viti, por pas një sërë mungesash të avokatëve dhe më pas problemeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pretenca u lexua vetëm më 2 tetor. Pas leximit të pretencës avokatët morën fillimisht një javë kohë për konkluzionet, por në seancën e rradhës më 9 tetor kërkuan një javë shtesë. Gjykata u dha atëherë 2 javë në mënyrë që të përgatisnin mbrojtje efektive. Por mëngjesin e të martës (23 tetor) avokatët u paraqitën për të kërkuar kohë shtesë, ndërsa u ankuan se dosja e prokurorisë ishte pa llogjikë.

Avokati mbrojtës i të pandehurit Emiljano Shullazi, Vladimir Meçe, ka qenë i pari që ka bërë këtë kërkesë duke theksuar se dosja është mjaft voluminoze dhe pa një vijim logjik. “Është shumë e vështirë t’i përgjigjesh absurdit”, u shpreh avokati Meçe para gjykatës, duke kërkuar kështu shtyrjen e seancës për një tjetër datë. Të njëjtin qëndrim mbajtën edhe avokatët e tjerë të të pandehurve, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, të cilët bashkë me Shullazin akuzohen për grup të strukturuar kriminal

Në këto kushte, kryetari i trupës gjykuese Fran Prendi kërkoi qëndrimin e prokurorisë lidhur me këtë kërkesë. Prokurorët e çështjes kërkuan pezullim të afateve të paraburgimit nëse do të vendosej shtyrja e seancës gjyqësore.

Duke qenë se asnjë prej mbrojtësve nuk kishte përgatitur konkluzionet përfundimtare për kilentët e tyre, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për në datën 30 tetor, ora 09:00, si edhe pezullimin e afateve të paraburgimit të të pandehurve. Edhe në seancën paraardhëse të zhvilluar më datë 9 tetor, mbrojtësit e të pandehurve të sipërcituar kërkuan më shumë kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare.

Seana e të martës është ndjekur edhe nga pjesëtarë të përfaqësive diplomatike në Tiranë, konkretisht të atyre amerikane, gjermane e suedeze. Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, akuzohen për krijim të grupi të strukturuar kriminal, shtrëngim për dhënie pasurie; shkatërrim të pronës me lëndë plasëse e kanosje ndaj biznesmenëve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Këçuku, si edhe kërcënimin për t’u tërhequr nga gara për rektor të dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Mynyr Koni, e kanosjen e rektorit Dhori Kule.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në konkluzionet e saj, që u lexuan më 2 tetor, kërkoi dënimin e të pesë të pandehurve në total me 64 vite burg. Për Emiljano Shullazin u kërkua dënimi me 17 vite burg, të cilin e cilësuan edhe si krijues dhe drejtues i grupit të strukturuar kriminal. Për Gilmando Danin, që e cilësuan si krahun e djathtë të Emiljano Shullazit, prokuroria kërkoi dënimin e tij me 15 vjet heqje lirie, për Endrit Qyqjan e Endrit Zelën nga 11 vite burg për secilin dhe për Blerim Shullazin 10 vjet heqje lirie.

Etiketa: AdriatikBIRNBiznesmenBurgDosjaEdmond HoxhaEmiljano ShullaziFran PrendiGilmando DaniGjykataGjykatëGjykatësGjyqGjyqikanosjeKrimembrojtjeMjaftParapretencaprokurorProkuroriaPunëPunëtorShtyrjeShullaziVladimir Meçe
Tjetri
Fitorja e Trump krijon fitimtarë dhe humbës në Ballkan

Lufta e vazhdueshme Civile e Amerikës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.