AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Partitë shqiptare të Maqedonisë kërkojnë ndryshim kushtetues

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndërtesa e parlamentit në Shkup, Maqedoni. Foto: Wikipedia.

Shumica e brishtë prej dy të tretash në parlamentin maqedonas për marrëveshjen e emrit me Greqinë mund të vihet në rrezik nga kërkesa e dy partive të vogla për një ndryshim kushtetues për ta bërë shqipen një gjuhë zyrtare në të gjithë vendin.

Ndërtesa e parlamentit në Shkup, Maqedoni. Foto: Wikipedia.

Dy parti të vogla opozitare shqiptare në Maqedoni, lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët këmbëngulin se ndryshimi i kushtetutës për zbatimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë është një mundësi e mirë për ndryshime të tjera që do të përmirësonin statusin e shqiptarëve në vend.

Ato thonë se mbështetja e tyre e mëtejshme për marrëveshjen e emrit, e cila do të ndryshonte emrin e vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut, varet nëse palët e tjera pranojnë kërkesat e tyre për një ndryshim kushtetues që do ta bënte zyrtare gjuhës shqipe anembanë vendit.

“Ne mendojmë se është koha që disa nga këto çështje politike që kanë të bëjnë me shqiptarët të jenë pjesë e debatit dhe natyrisht të miratohen në mënyrë që t’i zgjidhim përfundimisht ato,” tha të mërkurën deputeti Fadil Zendeli nga BESA.

Ai tha se BESA tashmë ka arritur një marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët për ndryshimet shtesë që planifikojnë të parashtrojnë në parlament këtë javë.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka deklaruar më parë se partia e tij dëshiron gjithashtu ndryshime në preambulën e kushtetutës në mënyrë që të thuhet qartë se shqiptarët dhe maqedonasit janë popuj përbërës të vendit.

Së bashku këto dy parti të vogla të opozitës kanë katër deputetë në parlamentin me 120 vende, të cilët mund të jenë vendimtar gjatë raundeve të mëvonshme të votimit mbi marrëveshjen e emrit.

Partia më e madhe etnike shqiptare në parlament, Bashkimi Demokratik për Integrimin, BDI, në pushtet, tha se nuk kishte ndërmend të rrezikonte procesin e emrit me kërkesa shtesë.

“Ne mendojmë se ky proces është një përparësi absolute. Kemi punuar 17 vjet për të arritur në këtë pikë dhe nuk do ta rrezikojmë këtë proces me ndonjë kërkesë shtesë,” tha deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

Grubi tha se është i bindur se të gjithë deputetët do ta kuptonin rëndësinë e situatës dhe se “të gjitha partitë shqiptare do të mbështesin dhe do të votojnë për përfundimin e suksesshëm të marrëveshjes së emrit”.

Parlamenti të premten e kaluar kaloi fazën e parë të zbatimit të marrëveshjes së emrit. Të gjithë deputetët e partive shqiptare votuan në favor.

Kjo ndihmoi në arritjen e minimumit prej 80 ligjvënësish, një shumicë prej dy të tretash, në favor të kërkesës së qeverisë për të filluar procedurën për ndryshimin e kushtetutës për të lejuar që emri i vendit të bëhet Republika e Maqedonisë së Veriut, siç kërkohet sipas marrëveshjes së arritur me Greqinë këtë verë.

Por për të përfunduar procesin deri në fund të vitit, ligjvënësit do të duhet të votojnë edhe dy herë të tjera.

Fillimisht, ata do të duhet të miratojnë projekt-amendamentet e propozuara nga qeveria dhe pastaj, pas një debati publik, ata do të duhet të votojnë për një herë të tretë dhe të fundit. Vota e tretë përsëri do të kërkojë një shumicë prej dy të tretash.

Shqiptarët përbëjnë afërsisht një të katërtën e 2.1 milion banorëve të Maqedonisë.

Çështja e përmirësimit të të drejtave të shqiptarëve ishte një temë e nxehtë gjatë vitit 2017 dhe fillimit të këtij viti.

Pavarësisht mosmarrëveshjes nga partia kryesore e opozitës VMRO DPMNE dhe nga presidenti i mbështetur nga VMRO DPMNE, parlamenti ka miratuar tashmë një ligj që rrit përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në të gjithë vendin.

Megjithatë, atëherë nuk u bënë ndryshime kushtetuese mbi çështjen.

Një votim i dytë ishte i nevojshëm për të konfirmuar ligjin, sepse pas votimit të parë, presidenti Ivanov refuzoi ta nënshkruante atë.

Etiketa: Artan GrubiBanorëBDIdeputetEmrikushtetueseLigjMaqedonimarrëveshjeparlamentPartiaQeveriarrezikShkupshqiptareVMRO DPMNEVotavotimWikipedia
Tjetri
Gjykatat e Kosovës gjykojnë 111 të dyshuar për krime lufte që nga viti 1999

Gjykatat e Kosovës gjykojnë 111 të dyshuar për krime lufte që nga viti 1999

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.