AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Raporti: Bullgarët “më mosbesuesit ndaj vaksinave në BE”

Martin DimitrovngaMartin Dimitrov
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një raport i publikuar nga Komisioni Europian në Ditën Ndërkombëtare të Poliomelitit hedh dritë në nivelet e ulëta të besimit të bullgarëve te shumica e vaksinave, pavarësisht shkallës së tyre të lartë të vaksinimit.

Besimi tek efikasiteti i vaksinave. Foto: Komisioni Europian.

Vetëm dy në tre bullgarë pajtohen se vaksinat janë të sigurta dhe 72.7 për qind besojnë se ato janë efikase – nivelit më i ulët i besimit midis shtetasve të Bashkimit Europian, sipas një raporti të publikuar nga Komisioni Europian të mërkurën për të shënuar Ditën Botërore të Poliomelitit.

Raporti, i hartuar si pjesë e Projektit të Besimit te Vaksinat nga studiuesit e Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, nxjerr në pah një prirje shqetësuese për rënien e besimit shoqëror në përfitimet e vaksinimit në të gjithë Europën, mungesën e koordinimit midis anëtarëve të BE dhe dallimeve të mëdha në strategjitë kombëtare të vaksinimit.

Ndërsa disa vende të Europës Perëndimore, si Portugalia dhe Finlanda tregojnë një rritje besimi te vaksinat, shumë shtete të Europës Lindore, dhe sidomos Bullgaria, Polonia dhe Sllovakia, janë bërë më të pakënaqur krahasuar me vitin 2015, sugjeron studimi.

Të dy vendet me besimin më të lartë të vaksinat janë Franca, ku vetëm 70 për qind e njerëzve mendojnë se vaksinat janë të sigurta, një shifër afër Bullgarisë, dhe Hungaria, ku 91.4 për qind e njerëzve besojnë se vaksinat janë të mira për fëmijët – krahasuar me 78.4 për qind në Bullgari.

Shtetasit bullgarë ishin midis pesë vendeve më skeptikë nga totali prej tetë vendesh të cilët iu nënshtruan anketimit.

Pyetjet në përgjithësi kishin lidhje me besimin te vaksinimi në përgjithësi, besimi se vaksinimi është i mirë për fëmijët, besimi në rëndësinë dhe efektivitetin e imunizimit është i rëndësishëm dhe efikas, si edhe besimi se vaksina MMR kundër fruthit, shytave dhe rubeolës mund të jetë e besueshme.

Sondazhi sugjeron një lidhje midis besimit midis mjekëve të përgjithshëm te efektet pozitive të vaksinimeve dhe niveleve të besimit në vaksinimin që shfaqin pacientët e tyre.

Kjo ishte sidomos e dukshme në Rumani, ku 81 për qind e të anketuarve ishin pozitivë për vaksinat sezonale – rezultati më i lartë për BE-në si tërësi – dhe ku pothuajse 100 për qind e mjekëve raportohet t’i rekomandojnë ato si të sigurta dhe të rëndësishme.

Një tjetër trend shqetësues është se të rinjtë në BE si një e tërë kanë më pak gjasa të kenë pikëpamje pozitive për vaksinimin në krahasim me shokët e tyre më të moshuar. Arsimi gjithashtu luan një rol të rëndësishëm, edhe pse njerëzit më të arsimuar kanë gjasa që të mendojnë se vaksinimi sezonal është i sigurt, por jo se është aq i rëndësishëm.

“Besimi te vaksinat është thelbësor për mbajtjen e normave të larta të mbulimit,” tha në një deklaratë Komisioneri Europian për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore Vytenis Andriukaitis.

Andriukaitis e lidhi besimin në rënie te vaksinim pjesërisht me ndikimin në rritje të grupeve anti-vaksinë që “përhapin informacione të çorientuara përmes internetit ose në forume politike”.

“Ndikimi i tyre duhet të na bëjë të gjithë të kujdesshëm,” paralajmëroi ai.

Etiketa: ArsimiBashkimit EuropianBEBullgariBullgariaFinlandaFrancaKomisioneriKomisioni EuropianLondërMjekmjekëPoloniaraportRaportiRumaniSHSllovakiavaksinvaksinavaksinim
Tjetri
Partitë shqiptare të Maqedonisë kërkojnë ndryshim kushtetues

Partitë shqiptare të Maqedonisë kërkojnë ndryshim kushtetues

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.