AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Policia vret 35-vjeçarin e armatosur pas përplasjes me armë në fshatin Bularat

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Snajperë të policisë shqiptare. Foto EPA-EFE/MALTON DIBRA

Një minoritar grek mbeti i vrarë të dielën pas një përplasje me armë me forcat speciale të policisë, ndërsa më herët kishte qëlluar një patrullë. Incidenti ndodhi ditën e festës kombëtare greke në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Snajperë të policisë shqiptare. Foto EPA-EFE/MALTON DIBRA

Një 35-vjeçar i identifikuar si Konstandinos Kacifa, shtetas i Shqipërisë dhe Greqisë, u vra nga policia të dielën, në fshatin minoritar Bularat pranë Gjirokastrës. Policia njoftoi se kishte tentuar të arrestonte Kacifan, pasi ai më herët kishte qëlluar mbi një patrullë të saj.

Incidenti ndodhi gjatë festimeve në fshat të festës kombëtare greke të njohur si ‘Oxi Day’ (Dita Jo).

Sipas raportimeve të policisë Kacifa qëlloi fillimisht në ajër dhe më pas ndaj një makine policie që shkoi të kontrollonte pas të shtënave. Pas kësaj forcat speciale RENEA u dërguan në zonë. Ato e ndoqën 35-vjeçarin deri në një mal pranë fshatit.

Policia tha se ai nuk iu bind urdhrave për tu dorëzuar, madje hapi zjarr ndaj forcave speciale. Një automatik Kallashnikov dhe municione u gjetën në vendin ku ai u qëllua.

“Forcat RENEA u përgjigjën dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, K.K. mbeti i vrarë,” njoftoi policia në një deklaratë për shtyp.

Zyrtarisht nuk ka një motiv rreth incidentit, por mediat në Shqipëri dhe Greqi, kanë spekuluar se Kacifa ishte një nacionalist, ndërsa kanë publikuar foto të tij me uniformë ushtarake greke.

Në herët autoritete greke, përfshi ministren e Kulturës së Greqisë Myrsini Zorba dhe shqiptare bënë homazhe pranë varreve të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës Italo-Greke në Shqipëri, që ndodhen në varrezën e Bularatit.

Zorba shkroi në faqen e saj në Facebook se çdo gjë kishte shkuar mirë gjatë cermonisë, ku ishin nderuar të rënët, ishin kënduar himnet e dy vendeve dhe fëmijët kishin lexuar poezi.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Greqisë shprehu keqardhje për vdekjen dhe i kërkoi Shqipërisë të hetonte rrethanat e ngjarjes.

“Është e papranueshme që operacioni përfundoi me humbjen e një jete njerëzore. Ne po presim që autoritetet shqiptare të qartësojnë plotësisht rrethanat në të cilat një qytetar grek humbi jetën, dhe pas kësaj ne do të ndërmarrim veprimet e duhura menjëherë,” thuhet në deklaratë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë u përgjigj se politizimi i ngjarjes ishte i papranueshëm.

“Kjo është një ngjarje totalisht e izoluar nga aktivitetet e sotme ne zonë dhe një rast flagrant agresioni ekstremist ndaj Policisë së Shtetit Shqiptar,” thuhet në reagimin e ministrisë.

“Shqipëria është një vend i sigurt për të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim ata me kombësi greke”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter duke iu drejtuar Athinës.

“Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”, shkroi ai.

Gazeta greke Kathimerini raportoi se të dielën në mbrëmje dhjetëra protestues u mblodhën para Ambasadës Shqiptare në Athinë.

Incidenti ndodhi në një prej bashkive të minoritetit grek në Shqipëri, i cili jeton kryesisht në zonën kufitare mes dy vendeve. Sipas censusit të vitit 2011, numri i minoritarëve në vend është 24,000. Marrëdhëniet e minoritarëve dhe shqiptareve janë zakonisht miqësore. Megjithatë edhe më herët gjatë tri dekadave të fundit janë regjistruar tensione, kryesisht mes nacionalistëve të të dy krahëve.

Episodi më i rëndë i regjistruar është ai i vitit 1994, kur dy ushtarë shqiptarë u ekzekutuan katër kilometra brenda kufirit shqiptarë. Një grup paramilitar grek mori përsipër vrasjet.

Etiketa: BularatDibraEdi RamaFacebookgazetaGreqiKallashnikovKonstandinos KacifaKryeministri Edi RamaoperacioniParaPoliciaprotestuesPunëRamaRENEAshqipShqipëriShqipëriashqiptaretensioneTwitterZjarr
Tjetri
Gjendet eksploziv në pronën e një anëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Gjendet eksploziv në pronën e një anëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.