AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqipëria proteston ndaj Greqisë për incidentet nacionaliste

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një ambulancë po transporton trupin e Kostandinos Kacifas në Institutin e Mjekësis Ligjore n Tiranë më 30 tetor 2018. Foto: Malton Dibra/LSA

Ambasadorja e Greqisë në Tiranë Eleni Surani u thirr për herë të dytë brenda dy ditëve në Ministrinë e Jashtme për të marrë notë proteste në lidhje me disa incidente të regjistruara në Greqi kundër shqiptarëve pas vrasjes të dielën të minoritarit grek Kostandinos Kacifa.

Një ambulancë po transporton trupin e Kostandinos Kacifas në Institutin e Mjekësis Ligjore n Tiranë më 30 tetor 2018. Foto: Malton Dibra/LSA

Shqipëria dorëzoi një notë proteste ndaj Greqisë të mërkurën, e dyta në dy ditë, për shkak të indicenteve të urrejtjes të regjistruara në Greqi pas vrasjes të dielën nga forcat e policisë shqiptare të Kostandinos Kacifas, një minoritar grek i Shqipërisë, i cili hapi zjarr ndaj policisë në fshatin Bularat të Dropullit.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bëri të ditur në një njoftim për shtyp se ambasadorja Eleni Surani u thirr në ministri për shkak të disa ngjarjeve, përfshirë një alarm për bombë pranë ambasadës shqiptare në Athinë, sulmi me zjarr ndaj bizneseve shqiptare në Greqi si dhe djegia e flamurit shqiptar në Athinë të martën.

“Ambasadores iu kërkua distancimi dhe në të njëjtën kohë, dënimi nga ana e autoriteteve greke ndaj këtyre akteve të rënda që cenojnë klimën e marrëdhënieve miqësore mes fqinjëve”, thuhet në njoftim. Ministria i kërkoi gjithashtu autoriteteve greke të marrin masa për të mbrojtur jetën dhe pronën e shqiptarëve që jetojnë në Greqi.

Incidentet në Greqi pasuan vrasjen të dielën të Kostandinos Kacifas, një minoritar grek në Shqipëri, i cili hapi zjarr ndaj policisë shqiptare me një automatik Kallashnikov.

Vrasja e tij në fshatin Bularat ndodhi në 28 tetor, një ditë që është festë kombëtare në Greqi dhe që festohet edhe nga komunitetet e grekëve nëpër të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë.

Policia shqiptare bëri të ditur se i kishte bërë thirrje Kacifës të dorëzohej por ai i ishte përgjigjur me zjarr, duke e detyruar policinë ta qëllonte. Por familjarët e viktimës dhe përfaqësues politikë të minoritetit grek mendojnë se policia është nxituar në ekzekutimin e tij dhe se neutralizimi i tij ishte i mundur.

Të martën në mbrëmje, trupi i pajetë i 35 vjeçarit u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Media greke bëri të ditur se një kërkesë është dorëzuar nga Ambasada e Greqisë në Tiranë te Prokuroria e Përgjithshme për të pasur një mjek ligjor grek gjatë ekzaminimit të trupit të tij. Gjithsesi një zëdhënës i Prokurorisë i tha BIRN se një kërkesë e tillë nuk ka mbërritur në këtë institucion.

Ambasada e Greqisë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave të BIRN për koment.

Që nga vrasja e Kacifës të dielën, një numër incidentesh kanë ndodhur në Greqi që dyshohet se kanë motive të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Të martën në darkë, një protestë u organizua para parlamentit të Greqisë në Athinë, ku protestuesit hodhën parrulla urrejtjeje dhe dogjën një flamur shqiptar.

Slogan racist mes tifozëve të Partizanit në ndeshjen kundër Skënderbeut të hënën më 29 tetor 2018. Foto: Facebook

Ndërkohë në Tiranë, një parrullë raciste u shfaq mes tifozëve të Partizanit në ndeshjen përballë Skënderbeut. Parrulla ku shkruhej: “1 Grek më pak – 1 bastard më pak”.

Federata Shqiptare e Futbollit e dënoi shfaqjen dhe njoftoi se ndërmerrte masa kundër Partizanit.

“Duke i nxjerrë kartonin e kuq këtij rasti të rrezikshëm për imazhin e futbollit, i sigurojmë të gjithë se do të merren të gjitha masat përkatëse që raste të tilla skenarësh dritëshkurtra jo vetëm të mos kalojnë pa u ndëshkuar por kurrsesi të mos përsëriten e të mos njollosin imazhin e lojës së futbollit,” deklaroi FSHF.

Etiketa: BIRNBularatDibraFacebookFederata Shqiptare e FutbollitFSHFGreqiGreqiaKallashnikovKostandinos KacifaMasaMediaMinistria për Europën dhe Punët e JashtmeMjekmjekëParaPoliciaProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeprotestePunëSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareVrasjaZjarr
Tjetri
Prokurori Gentjan Osmani përballet me vetingun

Konfirmimi i prokurorit Gentjan Osmanit “përplas” KPK me Operacionin Ndërkombëtar

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.