AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Policia maqedonase intensifikon kërkimin për ish-kryeministrin Gruevski

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryeministri Nikola Gruevski. Foto: AP / Boris Grdanoski.

Ndërsa policia nisi një kërkim mbarëkombëtar për ish-kryeministrin Nikola Gruevski pasi ai nuk u paraqit të kryente dënimin e tij me burg, shumë vetë kanë spekuluar se ai mund të jetë arratisur nga vendi.

Ish-kryeministri Nikola Gruevski. Foto: AP / Boris Grdanoski.

Policia nisi një kërkim të gjerë për ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski pasi nuk u paraqit për tre ditë për të filluar të vuante dënimin e tij me dy vjet burg për blerjen e paligjshme të një limuzine luksoze.

“E kemi kërkuar Gruevskin në shtëpinë e tij, po kontrollojmë automjetet. Do të hyjmë në çdo ambient, nëse ekziston një urdhër nga gjykata,” tha të martën për mediat ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.

Spasovski këmbënguli që policia ka vepruar në mënyrë rigoroze bazuar në urdhrat e gjykatës dhe nëse ka ndonjë person që duhet fajësuar për mos gjetjen e Gruevskit menjëherë, duhet të jenë gjykatat, të cilat, siç tha ai, nuk i mbajnë në arrest njerëzit që mund të arratisen.

Vendndodhja e Gruevskit nuk dihet që nga e premtja, kur Gjykata Penale e Shkupit hodhi poshtë apelin e tij për një shtyrje të dënimit të tij me burg.

Një urdhër arresti u lëshua dhe të hënën në mbrëmje nisi kërkimi për të, pasi gjykata nuk arriti t’i dorëzonte atij vendimin ku thuhej se ishte i detyruar të raportonte menjëherë në burg.

Të hënën në mbrëmje, policia u përpoq disa herë por pa sukses të gjente Gruevskin në adresën e tij në Shkup.

Më vonë në mbrëmje dhe gjatë natës, mediat panë policinë në qendër të Shkupit rreth selisë së partisë kryesore opozitare VMRO DPMNE. Gruevski ishte kryetari i vjetër i VMRO DPMNE para se të largohej nga posti në fund të vitit 2017.

Në një konferencë shtypi të jashtëzakonshme përpara selisë së partisë, sekretari i përgjithshëm i VMRO DPMNE, Igor Janushev, këmbënguli që Gruevski nuk ishte fshehur brenda ndërtesës, duke i bërë thirrje policisë të kontrollonte ndërtesën nëse kishin një urdhër gjyqësor.

“VMRO DPMNE është nën rrethimin e policisë. Asnjëherë në historinë e Maqedonisë nuk ka pasur përdorim të tillë të forcës kundër një opozite politike,” tha Janushev për gazetarët duke e akuzuar qeverinë e udhëhequr nga Zoran Zaev për një përpjekje me motive politike për të përdorur forcë kundër anëtarëve të opozitës.

Nuk ka pasur asnjë informacion nëse zyrtarët e policisë kanë hyrë në selinë e opozitës ose jo.

Kryeministri Zaev tha në një debat televiziv për televizionin maqedonas, MTV, të hënën në mbrëmje se ai nuk dëshiron të besojë se Gruevski do të vendoste të arratisej.

“Unë nuk besoj se Gruevski do ta vinte veten në atë situatë, të paktën bazuar në atë që ai ka thënë më parë,” tha Zaev.

Ish-kryeministrit dhe udhëheqësit të VMRO DPMNE Gruevskit iu mor pasaporta në korrik të vitit të kaluar për shkak të hetimeve të vazhdueshme dhe rasteve gjyqësore në të cilat ai akuzohej.

Deri më tani, policia nuk ka dhënë shumë detaje rreth kërkimit të ish-kryeministrit. Megjithatë, policia ka konfirmuar se urdhër arresti për Gruevskin është në mbarë vendin dhe jo ndërkombëtar.

Si një ish-kryeministër, Gruevski kishte të drejtën të përdorte gjashtë truproja nga policia për mbrojtjen e tij personale. Por policia tha se truprojat, të cilët ai i zgjodhi personalisht, nuk ishin gjithmonë me të dhe se Gruevski vendoste vetë se ku dhe kur të përdorte mbrojtjen e tyre.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, herën e fundit që kërkoi mbrojtje të truprojës ishte të enjten.

Në mungesë të informacionit zyrtar, spekulimet në rrjetet sociale rreth vendndodhjes së Gruevskit kanë filluar të rriten.

Disa kanë sugjeruar se Gruevski mund të jetë fshehur në selinë e partisë opozitare, duke shpresuar për një amnisti të mundshme nga presidenti maqedonas Gjorge Ivanov, i cili u zgjodh si kandidat i VMRO DPMNE.

Të tjerë spekuluan se ai mund të jetë larguar nga vendi me një pasaportë të rreme.

Serbia fqinje dhe Belize në Amerikën Qendrore janë vetëm disa nga destinacionet e mundshme që janë sugjeruar në rrjetet sociale.

Në rastin gjyqësor të koduar me emrin “Tanku”, Gruevski u shpall fajtor për blerjen e paligjshme të një Mercedesi prej 580,000 eurosh në vitin 2012 nga ish-ministrja e brendshme Gordana Jankuloska, të cilën ai e kishte planifikuar të përdorte për qëllimet e tij.

Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin e tij me dy vjet burg më 5 tetor.

Gruevski ka këmbëngulur se ky dhe raste të tjera kundër tij janë një sajesë politike nga qeveria e re e udhëhequr nga Bashkimi Social Demokrat, SDSM. Megjithatë, në disa raste në dy vitet e fundit, që nga fillimi i çështjeve gjyqësore kundër tij, ai këmbënguli që nuk kishte ndërmend të arratisej.

Gruevski shërbeu si kryeministër i Maqedonisë nga viti 2006 në vitin 2016. Partia e tij e djathtë VMRO DPMNE u rrëzua nga pushteti në vitin 2017 pas një krize të gjatë politike në të cilën ai dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë u akuzuan për imponimin e sundimit autoritar dhe përfshirje në korrupsion.

Etiketa: ArrestBurggazetarGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësGjyqGruevskiKorrupsionkrizembrojtjeNikola GruevskipaktParaPartiapasaportaPoliciaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRrjetet socialeSerbiaSHShkupShtyrjeVMRO DPMNEZoran Zaev
Tjetri
Organizatat rome-egjiptiane lobojnë për ndryshime në projektligjin e strehimit social

Rikthimi i vëmendjes te komuniteti

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.