AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Maqedonia shpenzon miliona për nëpunësit civilë të paemëruar

Goce TrpkovskingaGoce Trpkovski
8 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndërtesa e qeverisë në Maqedoni. Foto: BIRN.

Gjatë nëntë viteve të fundit, Maqedonia ka shpenzuar më shumë se 40 milionë euro për punësimin e nëpunësve civilë nga pakicat etnike, të cilët deri më tani s’kanë pasur kurrë një vend pune.

Ndërtesa e qeverisë në Maqedoni. Foto: BIRN.

Autoritetet maqedonase po hasin vështirësi në gjetjen e vendeve të punës për të ashtuquajturat nëpunës civilë të pakicave etnike të cilët janë punësuar në përputhje me marrëveshjen e paqes të Ohrit të vitit 2001, por që për vite me radhë kanë qëndruar në listën e pagave të shtetit në vend.

Autoritetet thonë se tani kanë një plan për ta zgjidhur problemin, por BIRN ka llogaritur që ndërkohë, gjatë nëntë viteve të fundit, që nga fillimi i këtyre punësimeve, vendi ka shpenzuar më shumë se 40 milionë euro për pagimin e njerëzve që nuk u janë caktuar vende pune.

Sekretariati i Maqedonisë për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, i cili është përgjegjës për këto punësime, thotë se që nga viti 2009 deri në fund të vitit 2017, ai ka shpenzuar 67 milionë euro për pagat e tyre.

Duke pasur parasysh se numri i të punësuarve në sekretariat gjatë viteve ka variuar midis 1,300 dhe 2,100 – dhe se zyrtarët qeveritarë kanë thënë 1,100 deri në 1,600 nga këta nëpunës civilë nuk kanë ende një post – duket se rreth dy të tretat e këtij totali, më shumë se 40 milionë euro, kanë shkuar për punonjës të papunësuar.

Ministri i Administratës, Damjan Mancevski, tha për BIRN se nuk kanë të dhëna të sakta, por vlerësimet se dy të tretat e të gjithë nëpunësve civil të punësuar nëpërmjet sekretariatit nuk janë emëruar janë reale.

Sekretariati u bë institucioni i tretë më i madh shtetëror

Sipas marrëveshjes së vitit 2001, e cila i dha fund konfliktit të armatosur gjashtë mujor me guerilasit shqiptarë etnikë, Maqedonia qe e detyruar të rriste numrin e nëpunësve civilë të pakicave etnike për të pasqyruar përqindjen e tyre aktuale të popullsisë.

Selia e qeverisë maqedonase. Foto: BIRN.

Shqiptarët etnikë përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së përgjithshme të Maqedonisë dhe ishin shumë të nënpërfaqësuar në sektorin publik.

Në vitin 2007, Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit u bë një institucion kombëtar i veçantë dhe filloi të punësonte në mënyrë aktive punonjës civil të rinj nga pakicat etnike.

Në vitet që pasuan, ai u bë institucioni i tretë më i madh kombëtar në terma të personelit pas Ministrisë së Brendshme, e cila përfshin policinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, e cila përfshin të gjithë personelin ushtarak.

Raportet vjetore për punonjësit e sektorit publik të publikuara nga Ministria e Administratës thonë se Sekretariati i Ohrit është 18 herë më i madh në terma të personelit sesa sekretariati kryesor për çështjet europiane.

Sekretariati gjithashtu punëson punonjësit më të rinj në vend, me një moshë mesatare nën 33 vjeç. Në kompaninë hekurudhore shtetërore, kompani të tjera shërbimesh dhe në disa institucione shëndetësore, mosha mesatare e të punësuarve është mbi 50 vjeç.

Valë punonjësish të paemëruar

Sekretariati u shkallëzua në madhësi duke bërë një thirrje për punësim pas një tjetre gjatë viteve të fundit, gjithsej 29, për të cilat janë siguruar para nga buxheti kombëtar.

Shifrat nga sekretariati arritën kulmin në vitin 2015 kur ai kishte 2,115 punonjës kryesisht të paemëruar.

Duke qenë se disa prej këtyre nëpunësve civilë u transferuan në institucione të tjera ku ata morën detyra, ky numër që atëherë ka rënë në 1,756.

Plani për t’i rialokuar ata në institucione të tjera

Më 8 mars të këtij viti, ministri Mancevski dhe zëvendëskryeministri përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, Hazbi Lika, njoftuan një plan për shpërndarjen e 958 nga 1,600 punonjësit e sekretariatit që nuk kanë punë në organet e tjera të sektorit publik.

Ndërtesa e administratës në Shkup. Foto: BIRN.

Një muaj pasi u njoftua plani i rishpërndarjes, në muajin prill, qeveria njoftoi se rreth 90 për qind e këtyre nëpunësve civilë të pa emëruar tashmë kishin nënshkruar kontrata dhe kishin filluar procedurën për zhvendosje në institucione të tjera, ku ata do të fitojnë pagesën e tyre.

Nga 958 punonjës për të cilët është bërë plani i rishpërndarjes, 250 tashmë kanë nënshkruar kontrata përfundimtare dhe kanë filluar punën në institucione të tjera.

Sipas dinamikës aktuale, procesi i rishpërndarjes do të zgjasë me vite, por ministri Mancevski tha për BIRN se ai priste që procesi të përfundojë deri në mars 2019.

Ai tha se 700 nëpunësit e tjerë civilë të cilët nuk ishin pjesë e planit aktual do të fillojnë të nënshkruajnë gjithashtu kontrata të ngjashme.

Pastaj, tha ai, për t’u siguruar që ky lloj problemi nuk do të ndodhë përsëri, do të bëheshin ndryshime në mënyrën se si arrihet përfaqësimi i barabartë në shërbimin civil.

Këto ndryshime, për momentin, janë ende në punë e sipër, tha Mancevski, “dhe ne do të duhet të përfshijmë faktorin njerëzor për të krijuar politika të reja për këtë temë”.

Ndërkohë, megjithatë, pagat për nëpunësit civilë të paemëruar ende paguhen nga buxheti kombëtar.

Etiketa: BIRNbuxhetiEuroMaqedoniMaqedoniaohritPagatParaPunëQeveriaSHShkup
Tjetri
Dështon kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol

Dështon kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.