AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Raporti i KLSH për urgjencën: Mungojnë ambulancat e personeli

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Urgjenca e Tiranës. Foto: Adnan Beci/LSA

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit nxjerr në pah problemet e Qendrës Kombëtare të Urgjencave Mjekësore. Raporti i KLSH gjeti se ajo kishte mungesë personeli mjekësorë, mungesë ambulancash, ilaçesh dhe mungesë komunikimi mes institucioneve që duhej të përmirësojnë shërbimin.

Urgjenca e Tiranës. Foto: Adnan Beci/LSA

E themeluar në vitin 2014 si Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore (QKUM), një institucion i cili duhet të menaxhojë të gjitha urgjencat shëndetësore në vend bazuar në një ligj të po atij viti, është sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit larg plotësimit të detyrimeve.

Auditimi i performancës i kryer nga KLSH “Performanca e Institucioneve Përgjegjëse për Urgjencën Mjekësore” dhe i publikuar sëfundmi zbuloi mungesa në personel mjekësorë, mungesë ambulancash, ilaçesh, mungesë të protokolleve mjekësore që duhet të ndiqen dhe një sërë problemesh të tjera.

Raportuesit po ashtu gjetën se një sërë aktesh nënligjore që duhej të rregullonin shërbimin nuk ishin miratuar, ndërsa kishte sipas tyre mungesë komunikimi mes QKUM-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Punëve Sociale dy institucionet përgjegjëse.

Raporti për perfomancën e QKUM-së  u asistua nga USAID si pjesë e projektit dy vjeçar “Transparenca në Sistemin Shëndetësor” i cili po implementohet nga Universiteti Research CO., LLC. Në prezantimin e tij drejtues të KLSH-së thanë se kishin hasur probleme në mbledhjen e informacionit, ndërsa theksuar se drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë ishin rekomanduar për masa administrative pasi nuk kishin vënë në dispozicion iformacionin e kërkuar.

Sipas Raportit QKUM nuk mbulon me shërbim gjithë vendin, nuk ka personel të sajin dhe numri i ambulancave në dispozicion është mjaft i ulët, ndërsa një pjesë e këtyre ambulancave nuk kanë kushtet minimale për tu cilësuar të tilla. “Shërbimi i urgjencës mjekësore nuk është i shtrirë në të gjithë territorin; Personeli i urgjencës mjekësore nuk është i mjaftueshëm; Autoambulancave u mungojnë pajisjet bazë për të shpëtuar jetën e pacientëve”, thuhet në raport.

Në faqen zyrtare, e cila duket se është ende në ndërtim dhe përmban shumë pak informacion,  QKUM (urgjenca.gov.al) pretendon se ndjek me GPS telefonatat për të mundësuar mbërritje të shpejtë të ambulancave.  Duke folur “për teknologji me standarde europiane”.

Por raporti i KLSH gjeti se numri 112 i cili duhej të përdorej prej QKUM-së dhe gjendet në borshurat e saj ishte në përdorim nga policia. Po ashtu sipas raportit që citon justifikimin e ministrisë për mospërdorim të këtij numri, kjo kishte qenë e pamundur teknikisht.

Po ashtu përndryshe nga sa citon institucioni KLSH thotë se GPS është përdorur vetëm në një rast dhe se ambulacat vonoheshin deri në 30 minuta duke vënë në rrezik jetën e të sëmurëve.

Ndryshe nga sa duket në faqen zyrtare ku referohet se ishin 212 autoambulanca në dispozicion, në një studim të dërguar Ministrisë së Shëndetësisë nga vetë QKUM të cituar në raport gjatë vitit 2018, për “416 qendra shëndetësore totali i autoambulancave është 74, nga të cilat në gjendje pune janë vetëm 41. Pjesa tjetër janë jashtë përdorimit, u mungon kolaudimi ose janë në proces riparimi”.

Po aty theksohet se megjithëse kishte një detyrim ligjorë Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit nuk kishin bërë kurrikula për trajnim të paramedikëve dhe mjekëve të ndërhyrjes së shpejtë. KLSH thotë në raport po ashtu se mjekët që shërbenin në urgjencë nuk ishin të specializuar për këtë.

Sipas raportit mjekët ankohen se MSHMS nuk ka miratuar “protokolle të posaçme të urgjencës mjekësore” dhe se sistemi i referimit që duhej të përmirësohej nga centralizimi i sistemit nuk funksiononte “duke krijuar ngarkesë të panevojshme në sportelet e urgjencës”. MSHMS po ashtu nuk kishte përmbushur detyrën e saj për të “përcaktuar kriteret për infrastrukturën, pajisjet, barnat dhe burimet njerëzore”.

Raporti i cili rekomandon zgjidhjen e një sërë problemeve,  konsideron mosveprimin e Ministrisë së Shëndetësisë si “një mungesë përgjegjshmërie institucionale”, ndërsa vë në dukje se kjo kishte qenë “totalisht inefektive për ato pak iniciativa që ka ndërmarrë në këtë fushë, për periudhën objekt auditimi”.

Etiketa: AdministrativeAmbulancadetyrimKLSHKontrolliLigjMasaMjaftMjekmjekëPoliciaPunëQendra shëndetësoreQKUMraportRaportirrezikSHteknologjiTiranëTransparencaUrgjencaUSAID
Tjetri
Gruevski u arratis përmes territorit shqiptar, thotë policia

Gruevski merr azil politik në Hungari, pretendon komplot për vrasje

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.