AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shpallet vendimi për dosjen Lazarati; familjarët e të pandehurve mallkojnë gjykatën

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda konfirmoi dënimet për 11 të pandehur të akuzuar për sulmin ndaj policisë në fshatin Lazarat në vitin 2015-të, ku mbeti i vrarë oficeri i RENEA-s Ibrahim Basha.

Police-Lazarat-Gent-Shkullaku-LSA-1
Policia merr nën kontroll fshatin Lazarat | Foto nga Gent Shkullaku/LSA
Salla nr.1 e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, ishte e tejmbushur ditën e martë me familjarët e të 11 pandehurve të akuzuar për sulmin ndaj policisë në qershor 2015-ës, ku gjatë një operacioni antidrogë mbeti i vrarë oficeri i forcave RENEA Ibrahim Basha dhe u plagosën dy efektivë të tjerë.
Seanca e planifikuar në orën 12:00, ka filluar me vonesë në orën 13:00 – kohë gjatë së cilës gazetarët e pranishëm në sallën e gjyqit janë ofenduar nga familjarët e të pandehurve.
Kur më në fund trupa gjykuese mbërriti në sallë, kryesuesi i treshes Idriz Mulkurti shpalli vendimin për lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë për 9 prej të pandehurve e lehtësimin e dënimit për 2 prej tyre dhe u largua me shpejtësi bashkë me kolegët e tij.
Në total Mulkurti shpalli dy vendime të përjetshme dhe 147 vite burgim. Gjykata e Apelit për Krime të rënda vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me burgim të përjetshëm të Albion Alikos dhe Bajram Boçit, të akuzuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha dhe tentativën e ekzekutimit të pesë të tjerëve, dy prej të cilëve mbetën të plagosur. Edhe për të akuzuarin tjetër për pjesëmarrje në sulmin me armë zjarri ndaj efektivëve të policisë, Elvis Boçi, ka mbetur në fuqi vendimi me 35 vite burgim.
Për Alban Alikon dhe Elson Kasman, të dy të akuzuar për pjesëmarrje në tentativën e vrasjes së efektivëve të policisë dhe vrasjen e Bashës, gjykata ka vendosur të ndryshojë vendimet, nga 20 vite për të parin në 17.6 vite heqje lirie dhe nga 18 vite për Kasman, po me në 17.6 vite burgim.
Ndërkohë, për të akuzuarit e tjerë për “kundërshtim të punonjësve të rendit publik”, “mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” dhe “grupi i strukturuar kriminal” kanë qëndruar të njëjtat dënime. Konkretisht, i pandehuri Xhulio Malo me 10 vjet burgim, Klodian Selimi me 13 vjet burgim, Oltian Proko me 9 vjet burgim, Dervish Gaba me 15 vjet burgim, Ruhan Hiraj me 15 vjet burgim dhe Iliaz Xhaferraj me 15 vjet heqje lirie.
Pas shpalljes së vendimit nga trupi gjykues, të pandehurit kanë tentuar të shkatërrojnë kafazin dhe mikrofonin duke qëlluar me grushte dhe shkelma. Po ashtu, familjarët e tyre të pranishëm në sallën e gjyqit kanë nisur të ofendojnë dhe mallkojnë gjyqtarët, duke bërtitur “ju vdekshin fëmijët”. Gjithashtu, ata kanë hedhur disa karrige në drejtim të gjyqtarëve dhe të gazetarëve që gjendeshin në sallë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Pas qetësimit të situatës dhe largimit të familjarëve të të dënuarve nga ambientet e gjykatës, avokati i një prej të pandehurve, Bashkim Nikolla, ka reaguar lidhur me vendimin e gjykatës dhe dhunën e ushtruar. Ai e konsideroi dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve dhe gjyqtarëve si një “moment të vështirë psikologjik” për familjarët e të dënuarve, ndërsa e cilësoi vendimin e gjykatës si të padrejtë, pasi sipas tij, nuk janë kryer hetime e se vrasësi mund të jetë i lirë.
Etiketa: ArmëBajramBashaDhunëgazetarGjykataGjykata e ApelitGjykata e Apelit për Krime të RëndaGjykatëGjykatësgjyqtarhetimeIdriz MulkurtiKrimeLazaratoperacioniPoliciaRENEASeancaVendimetVendimi
Tjetri
Qeveria ofron vizitë shëndetësore falas por jo ilaçe të rimbursuara për shqiptarët e varfër

Raporti i KLSH për urgjencën: Mungojnë ambulancat e personeli

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.