AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar-Enton Dhimitri- gjyqtar i Apelit të Gjirokastrës

BIRNngaBIRN
8 years më parë
në Korrupsioni, Në Fokus, Skeda
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjyqtari Enton Dhimitri, njëherazi anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së tij nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtari i Apelit të Gjirokastrës, Enton Dhimitri është njëherazi edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Dhimitri do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, si pjesë e listës prioritare të vetingut.

Seanca dëgjimore me gjyqtarin Enton Dhimitri është planifikuar të zhvillohet të mërkurën në orën 11.30. KPK përfaqësohet nga Xhensila Pine, Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko.

Enton Dhimitri e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 2004, pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës. Ai e ka ushtruar funksionin për pak kohë në Gjykatën e Kurbinit, për t’u emëruar më pas në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Gjirokastrës. Në vitin 2013, Dhimitri u emërua gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, detyrë të cilën e mban edhe sot.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Enton Dhimitri nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.

Skeda e pasurisë së deklaruar e gjyqtarit të Apelit në Gjirokastër, Enton Dhimitri për vitet 2004-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Enton Dhimitri deklaroi 4.3 milionë lekë pasuri në vitin 2004, të cilat i përkisnin prindërve dhe vëllait. Vetë gjyqtari nuk zotëronte asnjë pasuri personale në kohën e fillimit të karrierës.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Dhimitri është 15.2 milionë lekë. Pjesa kryesore e pasurisë përbëhet nga pasuritë e paluajtshme në vlerën e 9.4 milionë lekëve. Gjyqtari Dhimitri dhe bashkëshortja e tij zotërojnë një apartament në Gjirokastër dhe një apartament në Sarandë, si dhe ¼ e një shtëpie të përfituar përmes trashëgimisë nga bashkëshortja.

Gjithashtu, gjyqtari zotëron familjarisht likujditete bankare me vlerë 3.4 milionë lekë, pasuri të luajtshme me vlerë 2.2 milionë lekë dhe rreth 110 mijë lekë kursime në cash.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese 2004-2017 janë 26.1 milionë lekë. Rreth 90 për qind e të ardhurave përbëhen nga pagat nga funksioni e zotit Dhimitri dhe e bashkëshortes së tij.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 13 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme për gjyqtarin Dhimitri.

Gjatë analizës u evidentuan disa “flamuj të kuq”, kryesisht mbi të ardhurat dhe asetet e deklaruara më vete nga bashkëshortja. Konkretisht në vitin 2009, bashkëshortja e gjyqtarit e cila punonte si drejtuese e një banke të nivelit të dytë në Gjirokastër deklaroi pasurinë e saj, pa detajuar të ardhurat e saj ndër vite.

Ndërsa në vitin 2010, ajo deklaroi blerjen e një apartamenti me vlerë 10 mijë euro në Sarandë, nga të cilat 6 mijë euro rezultojnë ende të pashlyera deri në fund të vitit 2017 ndaj kompanisë së ndërtimit.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNEuroflamuj të kuqGenta Tafa BungoGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarILDKPKIKontrolliKPKPagatPamela Qirkopasuriaprokurorraportreporterreporter.alSeancaSkedaXhensila Pine
Tjetri
Lufta populiste e Edi Ramës kundër korrupsionit sjell pak rezultate

Thesi 1.2 miliardë euro koncesione te rrugët

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.