AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Samiti: Lufta ndaj diskriminimit, e vetmja mënyrë për zhvillimin e komunitetit rom në Ballkan

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Samiti i romëve Romëve të Ballkanit Perëndimor | Foto nga : CRD

Diskriminimi dhe moszbatimi i planeve qeveritare për integrimin e komunitetit rom në shoqëri, cilësohen si sfidat kryesore nga Samiti i Romëve të Ballkanit Perëndimor.

Samiti i romëve Romëve të Ballkanit Perëndimor | Foto nga : CRD

Samiti dy-ditor i Romëve të Ballkanit Perëndimor, i cili u çel të mërkurën në Prishtinë, tërhoqi vëmendjen ndaj sfidave të përditshme të komunitetit rom në rajonin e Ballkanit dhe bëri thirrje për përshkallëzim të luftës ndaj diskriminimit nga ana e qeverive, si mënyra e vetme që do të sjellë përmirësimin e jetesës për romët e margjinalizuar.

Samiti, i zhvilluar për të katërtin vit radhazi mblodhi rreth 100 aktivistë të të drejtave të njeriut nga Ballkani, Turqia dhe BE-ja dhe pati në fokus problematikat e romëve në Ballkan dhe Europë, si dhe mënyrat më efektive të adresimit të tyre.

Pavarësisht masave të ndërmarra për të përmirësuar jetën e komunitetit rom përmes ndihmës sociale, nismave në arsim dhe punësim, ekspertët vlerësuan se rezultatet kanë qenë të pakëta dhe se kërkohet më shumë veprim nga qeveritë dhe aktivistët, përtej nismave që mbeten në letër.

“Ekzistojnë  masa të mira të cilat mund të jenë të nevojshme për të siguruar mundësi të barabarta për romët, për t’i nxjerrë romët nga pozita e pafavorshme. Por pa u trajtuar shkaktari kyç, këto masa asnjëherë nuk do t’u mundësojnë romëve të dalin nga situata aktuale. Shkaktari kyç e ka emrin diskriminim”, tha në hapje të samitit John Stauffer, drejtor ligjor dhe zv. drejtor i Civil Rights Defenders, organizatores së samitit.

Për Karin Hernmarck Ahliny, ambasadore e Suedisë në Prishtinë barra e padrejtë e diskriminimit ka shoqëruar gjatë gjithë historisë komunitetin rom dhe sipas saj Europa duhet të bëjë më shumë për trajtimin e romëve.

“Këtë diskriminim e dallojmë në gjëra të vogla, në faktin se romët kurrë nuk janë prioritet, kurrë nuk janë në fokus dhe më duket tradhti e humanitetit tonë kolektiv që nuk mund të shohim çka i kemi bërë komunitetit rom,” tha Ahliny.

Rreth 10 deri në 12 milionë romë jetojnë në Europë duke përbërë kështu minoritetin më të madh etnik në kontinentin europian.

Situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e pasqyruar përmes raporteve të përvitshme të CRD në vende si Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia nënvizon faktin se diskriminimi kundër romëve mbetet i patrajtuar dhe tolerohet në masë të madhe në sferën publike e atë private, dhe prek çdo aspekt të jetës së romëve.

Në raportin e vitit 2018 për Shqipërinë vlerësohet ligji i tetorit 2017, që njeh komunitetin rom dhe egjiptian si pakicë kombëtare dhe që përmban sanksione për ndalimin e diskriminimit. Megjithatë raporti thekson se Shqipërisë i mbetet ende të nxjerrë aktet nënligjore për pjesëmarrjen e pakicave kombëtare në jetën publike, kulturore, ekonomike dhe sociale.

“Shifrat e larta të papunësisë, shkalla e ulët e regjistrimit në shkolla, nivelet e arritjeve si dhe kushtet e përgjithshme të mjerueshme të jetesës së shumicës së romëve pasqyrojnë simptomat e gjendjes së tyre,” shprehet raporti.

“Më mënyrë që të arrihen ndryshime, është e domosdoshme që …të pranohet ekzistenca dhe të luftohet racizmi dhe diskriminimi sistematik dhe paralelisht të zbatohen politika gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse që i drejtohet fushave të ndryshme (arsim, punësim, strehim, shëndetësi, etj.),” shton ai.

Sipas  Bernard Rorke nga Qendra Europiane për të Drejtat e Romëve rritja e populizmit po sjell përkeqësim të situatës së romëve në gjithë Europën.

Konsolidimi i mëtejshëm i organizatave të fuqishme joqeveritare rome dhe rritja e bashkëpunimit rajonal dhe lobimit të përbashkët nga aktivistët e fokusuar te të drejtat e komunitetit rom janë disa nga sfidat që i shtohen përpara përpjekjeve për barazi dhe një jetë të denjë të komunitetit në rajon.

Gjuha e urrejtjes dhe papunësia janë një shqetësim i përbashkët për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas vlerësimit të Civil Rights Defenders (CRD), arsimimi mbetet një tjetër fushë ku komuniteti rom nuk gëzon mundësi të barabarta prej paragjykimit. Shifrat për Shqipërinë tregojnë se në faza të ndryshme të edukimit parashkollor, fillor dhe të mesëm, komuniteti rom ka dy deri në katër herë më pak gjasa të frekuentojë shkollën. Përqindje të ngjashme shihen edhe në vendet e tjera të Ballkanit.

Numri i saktë i romëve, egjiptianëve dhe ashkalive në Ballkan nuk është i qartë, për shkaqe që variojnë nga hezitimi për vetëdeklarim deri te frika nga dëbimet masive.

Megjithatë raporti citon censuset kombëtare sipas të cilave: në Shqipëri jetojnë 8301 romë dhe 3668 egjiptianë (13,000-150,000 sipas vlerësimit të Këshillit të Europës); në Kosovë 8824 romë, 15436 ashkali, 11524 egjiptianë (40.000-100.000 sipas KE); në Bosnje 12.835 romë dhe 12 egjiptianë; në Maqedoni 53879 romë dhe 3843 egjiptianë; në Mal të Zi 6251 romë dhe 2054 egjiptianë; në Serbi 147604 romë, 1834 egjiptianë dhe 997 ashkali – shifra këto shumë herë më të larta sipas Këshillit të Europës.

Samiti i Romëve të Ballkanit Perëndimor ka si synim të promovojë dhe fuqizojë bashkëpunimin rajonal me qëllim të tejkalimit të sfidave dhe problemeve me të cilat ballafaqohen romët në Ballkanin Perëndimor, si dhe t’u mundësojë pjesëmarrësve të shkëmbejnë përvoja për nisma të reja dhe bashkëpunimin rajonal.

Etiketa: aktivistAktivistëambasadoreBallkanBallkaniBEBosnjeCivil Rights DefendersdiskriminimegjiptianEuropaGjuha e urrejtjesKEkomuniteti romKosovaLuftaMal të ZiMaliMali i ZiMaqedoniMaqedoniaMASMasanismaPunërajonRaportiromromëSamitisanksioneSerbiSerbiaSHshkollashqipShqipëriShqipëriaTurqia
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Artur Selmani-prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme

Skeda e pasurisë së deklaruar-Artur Selmani-prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.