AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Leksionet e humbura të Luftës së Parë Botërore

Dominique MoisingaDominique Moisi
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Skicë nga Georges Scott, 1914, Sulm me Bajoneta.

Një kombinim verbërie të qëllimtë, vetëkënaqësie të tmerrshme dhe kokëfortësie intensite nga ana e udhëheqësve të Europës, shtetet e kontinentit hynë në dy luftëra shkatërrimtare në shekullin e njëzetë. Me nacionalizmin dhe populizmin që po lulëzon edhe një herë nëpër të gjithë perëndimin, rreziku i një përplasjeje tjetër në shkallë të gjerë po rritet shpejt.

Skicë nga Georges Scott, 1914, Sulm me Bajoneta.

Kanë kaluar 100 vjet që kur përfundoi Lufta e Parë Botërore dhe njëqindvjetori u përkujtua këtë muaj me fanfara të mëdha në Australi, Kanada, Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Gjermania dërgoi autoritete të nivelit të lartë në Francë për të shënjuar ngjarjen, duke rikonfirmuar pajtimin mes dy vendeve. Por fakti që ripajtimi franko-gjerman nuk ndodhi deri sa Europa vuajti një luftë tjetër shkatërrimtare demonstron se sa delikate mund të jetë paqja, veçanërisht kur udhëheqësit politikë kanë dritëshkurtësi, gjë që ndodh shpesh.

Historiani i Kembrixhit Christopher Clark në mënyrë të përshtatshme e titulloi librin e tij të vitit 2012 mbi origjinën e Luftës së Parë Botërore, Sonambulët. Përmes një kombinimi verbërie me dëshirë, vetëkënaqësie të tmerrshme dhe kokëfortësie të pamasë, udhëheqësit e Europës zhytën vendet e tyre në një konflikt që shkatërroi një gjeneratë të tërë.

Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, duhej të ishte e qartë se revolucionet në industri dhe transport e kishin transformuar luftën. Lufta e Krimesë e viteve 1853-1856 kishte mbi një milionë viktima; lufta Civile Amerikane e viteve 1861-1865 shkaktoi mbi 600 mijë vdekje.

Pavarësisht këtyre eksperiencave, udhëheqësit e Europës vijonin të besonin teoricienin ushtarak të shekullit të nëntëmbëdhjetë Carl von Clausewitz i cili thoshte se “lufta është vijim i politikës përmes mjeteve të tjera.” Kështu politika e vijuar në formën e luftës, që sjell 20 milionë vdekje mes ushtarakëve dhe civilëve.

Megjithatë as kjo nuk ishte e mjaftueshme për të zgjuar sonambulët. Në vitet që pasuan Armëpushimin, udhëheqësit e Europës dështuan të kapërcejnë ndasitë që kishte nxjerrë në pah Lufta e Parë Botërore ku tensionet mes francezëve dhe gjermanëve ishin veçanërisht destabilizuese.

Ky dështim u reflektua në vetë Armëpushimin, i cili imponoi kërkesa jashtëzakonisht të ashpra mbi Gjermaninë, përfshirë miliarda dollarë pagesa në formën e reparacioneve, në një kohë kur vendi përballej me një krizë të thellë ekonomike.

Ndërkohë, mbikëqyrja ndërkombëtare ishte tepër e dobët, me Lidhjen e Kombeve që mbeti në përgjithësi e heshtur përballë zhvillimeve të rrezikshme, të tilla si rivendosja e ushtrisë gjermane në Rineland nga ana e Adolf Hitlerit. Refuzimi i Senatit të SHBA-së për të marrë pjesë në Lidhjen e Kombeve më 1919 – dhe rrjedhimisht në refuzimin e parimeve të internacionalizmit dhe multilateralizmit që pati promovuar presidenti

Woodrow Wilson – natyrisht nuk ndihmoi.

Por në mënyrë më themelore, Lufta e Dytë Botërore shpërtheu për shkak se nacionalizmi u lejua të vijojë të qelbet.

Sa për fillim, kryeministri i Francës Georges Clemenceau, mbeti thellësisht nacionalist dhe në veçanti, në mënyrë mbytëse, anti-gjerman. Por ndërsa sjellja si ajo e Clemenceau mund të ndihmojë për të fituar luftën (veçanërisht nëse një fuqi si Shtetet e Bashkuara vijnë për ndihmë në momentin kyç), ajo nuk mund të fitojë paqen; nacionalizmi i ashpër në mënyrë natyrore sjell konflikt.

Megjithatë, sot një udhëheqës i rëndësishëm botëror, presidenti i SHBA Donald Trump, po sillet pak a shumë si Clemenceau. Kjo sjell komplikime serioze jo vetëm për SHBA, por gjithashtu edhe për Europën. Që të jemi të sigurt, Presidenti i Francës Emmanuel Macron përqafon “Parimet Uillsoniane” të cilat Trump i refuzon. Por, njësoj siç ka treguar periudha mes dy luftërave botërore, nëse rregullat dhe parimet bazë nuk pranohen nga të gjithë, institucionet që ato mbajnë në këmbë nuk mund të mbijetojnë.

Lufta e Dytë Botërore realizoi atë që as Lufta e Parë Botërore nuk arriti ta bëjë: ajo i dha fund një epoke të dominimit të botës nga Europa. Ndërsa Europa është rritur dhe ka lulëzuar që nga viti 1945, ajo nuk e ka rifituar statusin e udhëheqësit botëror që vendet e saj kryesore e kishin dikur. Kjo lë Bashkimin Europian të sotëm në mëshirën e SHBA-së që ka hedhur poshtë multilateralizmin dhe ka përqafuar nacionalizmin.

Natyrisht, shumë nga rreziqet me të cilat përballet Europa vijnë nga brenda kufijve të saj. Në Francë, për shembull, shumë po injorojnë paralajmërimet e dhëna nga Macron – ose, më saktë, nga librat e historisë – dhe po shtyjnë pas përpjekjet e presidentit të tyre për të përqafuar multilateralizmin.

Rreziku sot është që gjeneratat që nuk kanë përjetuar luftë do të riprodhojnë zinxhirin e ngjarjeve që i paraprinë luftës. Ky rrezik shihet qartë nga protestat e kohëve të fundit të “bluzave të verdha” në Francë kundër taksës mjedisore mbi karburantin. Protestat synojnë të jenë edhe një përgjigje më e gjerë ndaj Macron, të cilin shumë e akuzojnë si përgjegjës për rënien e fuqisë së tyre shpenzuese.

Protestuesit me gjasa mendojnë se po veprojnë në frymën e Revolucionit Francez të vitit 1789, një frymë që Franca e rigjallëron herë pas here në politikën e vendit. Por në fakt ata po rivendosin në skenë vitet 1930, me lëvizjet e protestave të krahut të djathtë dhe milicive.

Kjo nuk do të thotë që qytetarët francezë – dhe, në veçanti, të rinjtë – nuk kanë asgjë konkrete për t’u ankuar. Papunësia ka mbetur tepër e lartë për tepër gjatë dhe ndërsa Franca në përgjithësi i ka shpëtuar rritjes së pabarazisë në të ardhura që është parë në vende të tjera, të tilla si SHBA, pabarazitë sistemike janë edhe këtu të gjithëpërhapura.

Por fakti është që refuzimi emocional i çdo personi apo institucioni që sado larg është i lidhur me “elitat” ekzistuese – përfshirë partitë politike kryesore dhe sindikatat – krijon mundësi për shfrytëzim nga demagogët populistë. Dhe historia nuk mund të jetë më e qartë mbi rreziqet që gjenerohen kur demagogë të tillë kapin pushtetin.

Bota ka ndryshuar shumë përgjatë shekullit të fundit. Ekonomitë tona janë më të ndërthurrura se kurrë më parë, dhe shkalla e stërmadhe e shkatërrimit që mund të shkaktohet nga armët e sotme duhet të ftojë për diçka të ngjashme me vetëpërmbajtjen.

Por, ndërsa presidenca rakitike e Trump – përfshirë sfidat që ai po i bën aleancave të vjetra dhe mburrja e pamatur bërthamore – demonstron hidhur se strukturat që ne kemi krijuar për të ruajtur paqen janë larg nga të qenit të pashkatërrueshme. Me popullatat në të gjithë Perëndimin që po përqafojnë idetë nacionaliste dhe populiste, ne sërish po vallëzojmë në grykë të një vullkani.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Lost Lessons of World War I

Etiketa: ArmëDonald TrumpEmmanuel MacronEuropaFrancaFranko-GjermanGjermaniaKanadakonfliktKrijonLIBLuftaLufta e Pare BoteroreMacronNacionalizmipopulistPresidencaProject SyndicateProtestatRefuzimirrezikSHSHBAShtetet e BashkuaraSulmTrumpvdekjeviktima
Tjetri
Abuzime të shumta në monopolin e tregut bujqësor të Tiranës

Tregu bujqësor i Tiranës gjobitet për abuzim me pozitën dominuese

logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.