AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata lë në burg protestuesin e akuzuar për plagosjen e punonjëses së policisë

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banorët e Unazës së Madhe të Tiranës duke u përplasur me policinë para Kuvendit të Shqipërisë më 22 nëntor 2018. Foto: Malton Dibra/LSA

Daniel Dobraj, 18 vjeç, ndaj të cilit prokuroria ngriti 4 akuza përfshi “plagosje të rëndë me dashje” , u la nga gjykata me masë sigurie arrest me burg. Dobraj akuzohet se hodhi kapsolla ndaj policisë gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re para parlamentit.

Banorët e Unazës së Madhe të Tiranës duke u përplasur me policinë para Kuvendit të Shqipërisë më 22 nëntor 2018. Foto: Malton Dibra/LSA

Gjykata e Faktit vendosi të caktojë masë sigurie arresti me burg për 18-vjeçarin e akuzuar se hodhi kapsollën që plagosi një punonjëse policie e cila pësoi lëndime të rënda në dorë, gjatë në protestën e të ejtes para parlamentit. Daniel Dobraj i cili akuzohet ndër të tjera edhe për “plagosje të rëndë me dashje”, u paraqit të hënën në gjykatë me një dorë të fashuar. Dobraj pretendon se policia e ka dhunuar dhe ka synuar t’i thyej gishtërinjtë.

Dobraj ishte pjesë e protestës kundër prishjes së ndërtimeve që sipas qeverisë bien në vijën e zgjerimit të Unazës së Madhe. Banorët kundërshtojnë vlerën e dëmshpërblimit të caktuar nga qeveria, ndërsa një pjese prej tyre të palegalizuar u është premtuar vetëm qira nga bashkia.

Gjatë protestës banorët tentuan të hyjnë në sallën në të cilën zhvillonte punimet parlamenti, por u ndaluan nga policia. Gjatë përplasjes prej protestuesve u përdorën kapsolla dhe sipas policisë një dyzinë e punonjësve të saj u dëmtuan, përfshi punonjësen e policisë Ina Nuka e cila humbi dy gishta.

Plagosja e Nukës dhe arrestimi i Dobraj u bënë pjesë e debatit politik, ndërsa kryeministri Edi Rama dhe shumica akuzuan opozitën dhe protetsuesit për dhunë ndaj policisë. Në të kundërt kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi qeverinë dhe policinë se kishte dhunuar protestuesit. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi policinë se kishte tentuar t’i thynte gishtat të arrestuarit.

Të dielën, Gjykata e Tiranës caktoi po ashtu masat e sigurisë edhe për 11 të ndaluar të tjerë gjatë protestës para parlamentit. Gjykata vendosi të caktojë masën e sigurisë “arrest në burg” vetëm për një prej të ndaluarve, ndërsa për 10 të tjerët vendosi detyrim për t’u paraqitur tre herë në muaj në Prokurorinë e Tiranës.

Gjatë seancës për masën e sigurisë në sallën e gjykatës kanë qenë edhe përfaqësues të medias dhe disa deputetë të Partisë Demokratike dhe të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, por gjyqtari Besnik Hoxha kërkoi zhvillimin e masës së sigurisë pa praninë e tyre.

Prokurorët e çështjes, Kreshnik Ajazi dhe Ndini Tavani kërkuan vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të 18-vjeçarit Drobaj dhe kanë kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij për veprat penale “plagosje e rëndë me dashje”, “organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “goditja për shkak të detyrës”.

Ndërkohë, avokati mbrojtës i Drobajt, Alfred Duka, i ka cilësuar si të pabazuara në prova pretendimet e prokurorisë. Gjykata i dha të drejtë prokurorisë.

Pas përfundimit të seancës për caktimin e masës së sigurisë, avokati Duka u shpreh se për akuzën më të rëndë ndaj klientit të tij, atë të “plagosjes së rëndë me dashje”, nuk ka asnjë rrethanë konkrete. Sipas tij, edhe nëse do të merrej e mirëqenë se Drobaj kishte hedhur kaspollë në drejtim të grumbullit me punonjës policie, nuk ka pasur qëllim të dëmtojë ata.

“I mbrojturi prej meje ka dalë në protestë për të mbrojtur banesën e tij, nuk ka ushtruar dhunë ndaj policisë, protesta është e drejta e tij dhe nuk ka pranuar ta shoqërojnë në ambientet e policisë”, tha avokati. Sipas deklarimeve të tij ndaj të riut është ushtruar dhunë duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit.

Etiketa: AkuzaArrestArrest me burgarrestimiBanorëBashaBashkiaBesnik HoxhaBurgdeputetdetyrimDibraEdi RamaGjyaktëGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatësKreshnik AjaziKryeministri Edi RamaKuvendiLëvizja Socialiste për IntegrimLulzim BashaMASNdini TavaniParaPartisë DemokratikePDPerplasjeplagosjePoliciaprishjeprokurorProkuroriaProtestaQeveriaRamaSali BerishashqipTiranëUnaza e Re
Tjetri
KPK vuri në pikëpyetje etikën, pasurinë dhe profesionalizmin e prokurorit Besnik Cani

Konfirmohet në detyrë dhe referohet Besnik Cani, kandidat për KLP

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.