AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Fantazma e të kaluarës së Brexit

Harold JamesngaHarold James
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Henri VIII me familjen e tij. Foto: Wikipedia.

Tani që kryeministrja britanike Theresa May ka finalizuar një marrëveshje dalje me Bashkimin Europian, një kthim pas i tërheqjes së vendit të saj nga blloku është bërë shumë i pagjasë. Njësoj si të gjithë revolucionet që datojnë të paktën që nga koha e Reformimit Protestant, Brexiti tashmë ka marrë vrullin e tij.

Henri VIII me familjen e tij. Foto: Wikipedia.

Bashkimi Europian ka fituar miratimin e vendeve anëtare për një marrëveshje që përcakton kushtet e largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga blloku. Por është ende e paqartë nëse një shumicë e parlamentarëve britanikë do ta miratojë marrëveshjen, duke pasur parasysh se kjo duket se e lë pushtetin e vendimmarrjes për çështjet britanike në duart europiane.

Mund të supozohet se marrëveshja do të refuzohet nga mbështetësit fanatik të Brexitit, të cilët e shohin atë si edhe më pak të kënaqshëm sesa status quo-ja. Dhe ka natyrisht edhe shumë të tjerë që e kundërshtojnë Brexitin në çdo formë. Megjithatë, për të gjitha gabimet e tij, Brexiti që kryeministrja Theresa May ka negociuar me BE-në ka gjasa të ndodhë.

Një kthim i procesit të daljes tani është shumë i vështirë. Brexit përbën një revolucion dhe kjo do të thotë se është i detyruar të ndjekë një model historik të njohur. Ashtu si shumë francezë mësuan pas vitit 1789 dhe shumë rusë pas vitit 1917, revolucionet nuk mund të shpërfillen dhe as të ndalen.

Për të qenë të sigurt, revolucioni i Brexitit po zhvillohet në një vend me traditë të vogël revolucionare. Ekspertët ligjorë britanikë krenohen me faktin se rendi kushtetues i vendit të tyre evoluoi gradualisht me kalimin e kohës dhe jo nëpërmjet llojit të shkeljeve dramatike politike që kanë formësuar aq shumë histori kontinentale europiane. Por referendumi i qershorit 2016 i dha fund këtij brezi jashtëzakonshmërie britanike. Votimi për të dalë nga BE-ja sinjalizoi, si për irnoni, se Britania më në fund kishte kapur pjesën tjetër të Europës. Në një kohë kur shumica e europianëve duan siguri dhe stabilitet, një shumicë e vogël e britanikëve vendosën të bëjnë diçka të egër dhe të paparashikueshme.

Disa historianë i shohin paraardhës të Brexitit në largimin e vitit 1931 të Mbretërisë së Bashkuar nga standardi i arit ose në tërheqjen e saj të shtatorit 1992 nga Mekanizmi i Kursit të Këmbimit Europian. Por Brexit nuk ka të bëjë vetëm me dhënien fund të një regjimi monetar – një operacion relativisht i lehtë që mund të prodhojë rezultate të dobishme politike – ose duke iu larguar ndonjë tipari irritues të jetës politike europiane moderne. Brexit përfaqëson një rregullim sistematik të gjithçkaje në të njëjtën kohë.

Pas dekadash të tëra anëtarësim në regjimin rregullator europian, arritja e një shkëputjeje të pastër do të kërkojë një rishikim të lodhshëm dhe të komplikuar të një sërë rregullash. Edhe gabimi më i vogël mund të çojë në pasoja shkatërruese të paqëllimshme. Për shembull, mundësitë e anashkaluara mund të hapnin derën për praktika të rrezikshme ose grabitqare; dhe, më gjerësisht, gjuha e dykuptimtë mund ta bënte të gjithë kuadrin pa kuptim ose vetë-kontradiktor.

E thënë ndryshe, e gjithë kjo është analoge me hartimin e një programi të ri përpunimi fjalësh që nga fillimi. Çdo person racional do të kuptonte së shpejti se është më mirë t’i qëndrosh status quo-s. Por logjika e revolucionit i bën të pamundura kthime të tilla.

Shumica e argumenteve në favor të Brexitit supozojnë një konceptim tradicional të sovranitetit dhe janë të bazuara në historinë angleze – sesa britanike –  Mbështetësit e Brexitit kujtojnë me dashuri kundërshtimin e Mbretit Xhon të Papa Inoçentit III në shekullin e trembëdhjetë. Dhe ata janë edhe më të goditur nga epoka Tudore, kur Henri VIII e mori Kishën e Anglisë nga zgjedha e autoritetit papnor. Deri më sot, Tudorët gëzojnë një praninë të madhe në tekstet, mediat, filmat britanikë dhe imagjinatën popullore.

Momenti përcaktues i Reformacionit Henrician ndodhi në prill 1533, kur parlamenti i Anglisë miratoi Ligjin kundër Autoritetit të Papës së Romës, duke i dhënë Henrit të drejtën për të thënë fjalën e fundit për të gjitha çështjet ligjore dhe fetare. Thelbi i ligjit ishte që Anglia të lirohej nga autoriteti i një papati që i përgjigjej Karlit I të Spanjës – domethënë Karlit V të Perandorisë së Shenjtë Romake. Për sa kohë që Çarlsi do të merrte nismat dhe vendoste në Romë, Henri nuk do të ishte në gjendje të divorcohej nga tetoja e Çarlsit, Katerina e Aragonit.

Në Ligjin kundër Autoritetit të Papës së Romës është përkufizimi i parë i qartë legjislativ i sovranitetit. “Kjo mbretëri i Anglisë,” citon ligji,” është një perandori dhe kështu është pranuar në botë, e qeverisur nga një lider superm dhe mbret…” Por si në çdo rast, masat e nisën revolucionin nuk ishin të plota. Ligjet që miratoi parlamenti në vitet 1530 nuk e zëvendësuan katolicizmin me protestantizëm.  Por ata hapën rrugë që reformuesit fetarë ta çonin revolucionin në fazën e tij të radhës.

Megjithatë, midis protestantëve kishte shumë mosmarrëveshje kur erdhi puna te forma e reformës. A do të ndiqte revolucioni mësimet e Lutherit, Zwinglit apo Calvinit, apo ai do të përqafonte një vizion ajoma më radikal? Në këtë rast, fraksione të ndryshme kërkuan qasje të ndryshme dhe ndryshimet e shpeshta dhe të papritura ishin të zakonshme. Personi që hartoi aktin origjinal kundër autoritetit të Papës së Romës, Thomas Cromwell, u ekzekutua në vitin 1540 me urdhër të mbretit; arkitekti i Reformimit Anglez, Kryepeshkopi Thomas Cranmer, u dogj në turrën e druve në vitin 1556.

Gjatë sundimit të viteve 1547-1553 të djalit të Henrit, Eduardit VI, vrulli revolucionar e çoi Anglinë përfundimisht në një drejtim protestant. Por, siç vëren edhe historiani Eamon Duffy, me “zhveshjen sistematike të altarëve” gjatë kësaj periudhe , shumë subjekte angleze përjetuan zhvendosje dhe tjetërsim. Një nostalgji e madhe për rendin e vjetër pushtoi popullin dhe pas vdekjes së Eduardit, motra e tij, Maria I, u nis ta kthente mbrapsht procesin.

Megjithatë, kundër revolucioni kërkon një qasje po aq radikale sa edhe revolucioni.  Ndërsa shtetit anglez u mbështet në masa gjithnjë e më brutale dhe barbare, shumë subjekte angleze arritën në përfundimin se kundër-reformimi ishte vetë me shumë të meta. Pas vdekjes së Marias, Elizabeta I përfundimisht do të krijonte një kompromis. Por, me shumë çështje teologjike të mbetura të pazgjidhura, Reformimi vazhdoi të binte nëpër revolucioneve të dhunshme dhe ndryshimeve për dekada me radhë. U desh të paktën një brez para se konflikti të venitej.

Nga ana e tij, Henri VIII kishte dashur gjithmonë të varrosej në një varr të madh ku meshat katolike do të thuheshin në përjetësi. Asnjë dëshirë nuk u nderua. Më e mira që mund të bënte Britania ishte thjesht të harronte dhe të ecte përpara.

Ndërsa May merret me fazat e fundit të Brexit, ajo duhet t’i kushtojë vëmendje mësimeve nga epoka e Tudorëve. Shumë shpesh, ata që nisin revolucionin përpihen nga ai.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate.   The Ghost of Brexit Past

Etiketa: Bashkimi EuropianBEBrexitKishëMarrëveshjamarrëveshjeMasaMetaoperacionpaktParapasojaProject SyndicatePunarishikimromromëSHstabilitetvarrVotimiWikipedia
Tjetri
Mijëra studentë rrethojnë ministrinë e Arsimit për heqjen e tarifës (Fotogaleri)

Kush janë “ngelësit” pas protestës që gjunjëzoi qeverinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.