AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Në zgjerimin e papritur të Telekomit, shihet dora e presidentit Serb

Filip RudicngaFilip Rudic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndërtesa e Telekomit serb. Foto: (BETAPHOTO/MILAN OBRADOVIC/DR)

Telekomi serb thotë se ka nevojë të rritet për të përballuar sfidat nga konkurrenti i tij kryesor, por lëvizjet e tij shoqëruar me polemike politike.

Ndërtesa e Telekomit serb. Foto: (BETAPHOTO/MILAN OBRADOVIC/DR)

Telekom Serbia po përpiqet të sfidojë dominimin e konkurrentit kryesor në fushën e telekomunikacionit, United Group.

Megjithatë, zgjerimi i tij ka rezultuar i diskutueshëm, me kritikët që akuzojnë kompaninë se po ndihmon autoritetet serbe të fitojnë më shumë kontroll mbi mediat.

Me zyrtarët shtetërorë që tani hedhin poshtë mundësinë e privatizimit të kompanisë, ekspertët i shohin investimet e Telekomit në vend dhe në rajon si një mënyrë për të mbijetuar në treg dhe për të mposhtur dominimin e United Group.

Ai ka blerë tashmë operatorë televiziv, telefonik dhe interneti në Bosnje dhe Serbi dhe ka bërë një ofertë për Telekom Albania Deutsche Telekomit, ndërsa ka njoftuar më shumë blerje.

Por blerja e diskutueshme e operatorit kabllor të Kopernikus Technology në fillim të nëntorit ka sjellë ankesa dhe ka shkaktuar dyshime.

Kritikët thonë se blerja e çuditshme dhe e kushtueshme synon të ndihmojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të fitojë më shumë kontroll mbi stacionet televizive në Serbi, si edhe të ndihmojë kompaninë të mbetet konkurruese.

Menaxheri i përgjithshëm i Telekomit, Predrag Culibrk, nuk i fsheh planet e tij ambicioze.

Në fillim të shtatorit, ai tha se kompania kishte paguar një pjesë të konsiderueshme të borxheve të saj dhe ishte gati për një raund tjetër blerjesh.

“Po mendojmë blerjen e operatorëve në Serbi dhe Republikën Srpska,” tha Culibrk në konferencën Digital 2018 në Beograd, e cila mblodhi lojtarët më të mëdhenj rajonalë në biznesin e telekomunikacioneve.

Kompania po njoftonte lëvizjet e para drejt zgjerimit në shkallë të gjerë që nga përpjekja e dështuar për privatizim në vitin 2015, kur qeveria serbe thuhet se kërkoi 1.5 miliard euro për 58.1 për qind të saj në Telekom.

Në shtator, komisioni kombëtar i Bosnjës për mbrojtjen e konkurrencës lejoi një degë të Telekomit, Republika Srpska Telecommunications, të merrte përsipër operatorin Telrad Net.

Më 2 tetor, e njëjta kompani e Republikës Srpska bleu një operator tjetër boshnjak, operatorin telefonik dhe të internetit, Blicnet.

Fillojnë akuzat për interesa politike

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Foto: (BETAPHOTO/MILOS MISKOV/MO)

Telekom bleu Kopernikus Technology për 195 milionë euro nga fondi i investimeve polake Adris dhe nga biznesmeni serb Srdjan Milovanoviç, vëlla i të cilit është një zyrtar i partisë qeverisëse të presidentit Vuçiç.

Profesori i ekonomisë në Beograd Ljubodrag Saviç thotë se është dakord që Telekomi duhet të bëjë blerje, por vuri në pikëpyetje çmimin e paguar për Kopernikus.

“Nuk kisha përshtypjen se kompania ishte aq e madhe për atë çmim,” tha Saviç për BIRN.

Ndryshe nga kjo, Telekomi ofroi vetëm 60 milionë euro – më pak se një e treta e asaj shifre – për të blerë Telekomin Shqiptar, i cili ka 1,7 milionë abonentë. Kopernikus ka vetëm 200,000.

Ekspertët po ankoheshin ende për çmimin e lartë të paguar për Kopernikusin kur Milovanoviç në fillim të dhjetorit njoftoi blerjen e aseteve të Antena Group, duke përfshirë dy stacione televizive serbe me frekuenca kombëtare, për 180 milionë euro.

Milovanoviç ka mohuar shitjen e pjesës së tij të Kopernikut me qëllim blerjen e dy stacioneve televizive O2 dhe Prva.

Por Jugoslav Cosiç, drejtori i televizionit rajonal N1, e ka akuzuar Vuçiçin se fshihet ai pas blerjes së Kopernikusit nga Telekomi dhe për blerjen e mëvonshme të stacioneve televizive nga Milovanoviç.

“Është e qartë që shefi i Tekekomit, Predrag Culibrk, nuk ishte në krye të këtij operacioni. Në vend të tij ishte presidenti Vuçiç,” tha Cosiç për BIRN.

Vuçiç  reagoi më 6 dhjetor, kur pretendoi se themeluesi i United Group, Dragan Solak, dhe lideri i Aleancës për Serbinë, Dragan Djilas, ishin “shumë të zemëruar dhe nervozë”, sepse kishin dashur të blinin vetë Prva dhe O2.

“E gjithë kjo është rezultat i zemërimit, sepse interesat e tyre, të matura në miliona euro, janë në rrezik,” tha Vuçiç në stacionin televiziv pro-qeveritar TV Pink.

Duke qenë se N1 operohet nga operatori rival kabllor, Broadband serb, SBB, – që është në pronësi të United Group – Telekom e akuzoi N1 “se po sulmonte konkurrencën”.

Cosiç e mohon këtë. “N1 nuk po mbron United Group. Ne po polemizojmë me shtetin, i cili është pronar i rreth  60 për qind të Telekomit. Askush nuk mund ta ndalojë N1 të shohë operacionet e kompanive publike,” tha ai.

Qeveria mbron strategjinë e Telekomit

Blerjet kanë rritur shqetësime mes kritikëve të Vuçiçit, sidomos pasi vëllai i Milovanoviçit, Zvezdani, zotëron një kompani të veçantë që drejton kanale televizive që promovuan Partinë Progresive të Vuçiçit përpara zgjedhjeve të vitit 2012 – që e sollën atë në pushtet.

Zvezdan Milovanoviç është komisioner i Partisë Progresive për qytetin jugor serb të Nishit.

Ndërsa marrëveshja midis Telekomit dhe Kopernikusit vazhdon të shkaktojë kritika, kryeministrja Ana Brnabiç tha se nuk kishte arsye që qeveria të vinte në dyshim strategjinë e Telekomit.

“Telekomi po lufton për tregun dhe mendoj se ata po e bëjnë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme,” tha Brnabiç për mediat në Beograd.

Kompania ende përballet me një betejë të vështirë për të sfiduar United Group, që në vitin 2017 kishte një pjesë prej 54 për qind të tregut kabllor, sipas agjencisë shtetërore për komunikime elektronike dhe shërbime postare, RATEL.

Telekom kishte një pjesë prej 25 për qind të tregut kabllor serb para se të blinte Kopernikusin, që Telekom pretendon se ka një pjesë prej 8 për qind.

Përveç SBB, United Group gjithashtu zotëron televizionin kabllor dhe ofrues të shërbimit të internetit Telemach, i cili operon në Bosnjë, Slloveni dhe Mal të Zi, si dhe platformën DTH, Total TV dhe OTT Net TV plus.

Megjithatë, Telekomi është i zënë duke u zgjeruar. Ndërsa oferta e tij për blerjen e Telekomit Shqiptar nga pronari i tij aktual, Deutsche Telekom, ka hasur rezistencën e autoriteteve shqiptare, ai po njofton blerje të tjera në Serbi dhe Bosnje.

Konsulenti i investimeve Mahmud Busatlija thotë se investime të tilla janë një lëvizje logjike. “Sa më shumë shërbime të ofrojë Telekomi dhe sa më shumë mbulim të mirë të ketë, aq më e sigurt është e ardhmja e tij,” tha Busatlija për BIRN.

Telekom nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN në lidhje me Kopernikusin dhe marrëveshje të tjera deri në kohën e publikimit.

Etiketa: BeogradBIRNblerjeBosnjeEuroinvestimekomisionerMal të ZiMarrëveshjamarrëveshjeMbrojtjen e KonkurrencësoperacioniParaQeveriarajonRepublika SrpskarrezikSerbiSerbiaSHshqiptareshtatorSlloveniTelekom AlbaniaTelekom SerbiaTregvuçiç
Tjetri
Studentët ironizojnë sistemin arsimor në Shqipëri përmes pankartave (Foto)

Studentët vazhdojnë protestat deri në plotësimin e të gjitha kërkesave

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.