AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ish-kryeministri i arratisur Gruevski shihet në Budapest

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nikola Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë. Foto: (AP Photo/Boris Grdanoski, file)

Një faqe hungareze lajmesh të mërkurën arriti të filmonte ish-kryeministrin e arratisur maqedonas Nikola Gruevski në një restorant në Budapest, ku ai u arratis për t’i shpëtuar një dënimi me burg në vendin e tij.

Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski fotografohet në Budapest. Foto: Dan Nolan/Twitter.

Rreth një muaj që nga arratisja e tij për të mos kryer dënimin me burg në Maqedoni, faqja hungareze e lajmeve 24.hu xhiroi një video të shkurtër të Nikola Gruevskit në një restorant në një nga zonat më të pasura në Budapest.

I veshur në mënyrë sportive, Gruevski bisedoi me dy burra të paidentifikuar në restorant, para se ta merrte një makinë që ishte duke pritur, tha faqja hungareze e lajmeve.

Gazetari arriti ta pyeste Gruevskin ndërsa largohej nga restoranti: “A ju ndihmoi qeveria hungareze të arratiseshit nga Maqedonia?”

Ish-lideri maqedonas nuk u përgjigj, duke u futur shpejt në pjesën e pasme të makinës.

Makina me targë hungareze kishte dritare me xham të errët në pjesën e pasme.

Kjo është hera e dytë që raportohet të jetë parë Gruesvki që prej largimit të tij nga Maqedonia.

Të martën, fotoreporteri britanik Daniel Nolan postoi një fotografi në Twitter të atij që dukej të ishte Gruevski duke bërë një shëtitje rastësore nëpër rrugët e Budapestit.

“Të kapa! ” shkroi Nolan në postimin e tij.

Gruevski u shpall fajtor për blerjen e paligjshme të një limuzine luksoze dhe duhet të raportonte për të filluar të vuante dënimin e tij me dy vjet burg më 9 nëntor, por nuk e bëri këtë.

Ai u arratis në Shqipërinë fqinje dhe më pas, me ndihmën e diplomatëve hungarezë, arriti në Budapest dhe kërkoi azil atje, të cilin e mori menjëherë pak më vonë.

Aktualisht janë katër raste të tjera gjyqësore kundër Gruevskit në Maqedoni, si edhe pesë hetime të tjera në të cilat ai është i dyshuar.

Gruevski ishte kryeministër i Maqedonisë nga viti 2006 në vitin 2016. Partia e tij VMRO DPMNE u rrëzua nga pushteti në vitin 2017 pas një krize të gjatë politike në të cilën ai dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë u akuzuan për sundim autoritar dhe korrupsion.

Autoritetet maqedonase, të cilët kanë kërkuar ekstradimin e Gruevskit, ende po hetojnë rrethanat e sakta të arratisjes së tij dhe prokuroria ka njoftuar se do t’i ndajë gjetjet e saj pas dy javësh.

Qeveria hungareze megjithatë pretendon se dhënien e azilit, në bazë të pretendimeve se ai pon persekutohej politikisht në Maqedoni, ishte krejtësisht e ligjshme.

Etiketa: azilBurgdiplomatfotografiGjyqGruevskihetimeKorrupsionkrizeMakinaMaqedoniMaqedoniaNikola GruevskiParaPartiaProkuroriaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaSHshqipTwittervideoVMRO DPMNE
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Arben Kraja – prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme

Skeda e pasurisë së deklaruar - Arben Kraja - prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.