AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ndërtimi i HEC-it Seta 4 në Dibër, Gjykata Administrative rrëzon padinë e banorëve

Sami CurringaSami Curri
8 years më parë
në Lajme, Mjedisi, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rrjedha e lumit Seta ku do të ndërtohet HEC-i i kundërshtuar nga banorët. Foto:Geri Emiri

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë rrëzoi padinë e  banorëve të fshatit Çidhën në Dibër, për shfuqizimin e koncesionit për ndërtimin e hidrocentralit SETA 4, në kanionin e lumit me të njëjtin emër.

Rrjedha e lumit Seta ku do të ndërtohet HEC-i i kundërshtuar nga banorët. Foto:Geri Emiri

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë rrëzoi të premten padinë e 11 banorëve të fshatit Çidhën  në Dibër, për shfuqizimin e pjesshëm të kontratës koncesionare për ndërtimin e hidrocentralit SETA 4.

Kjo çështje kishte si relator gjyqtarin Avni Sejdi, ndërsa vendimi u mor  me shumicë votash. Gjykata u shpreh se banorët nuk i kishin provuar pretendimet e tyre se HEC cënonte zonat e mbrojtura. Banorët i thanë BIRN se do të apelonin vendimin.

Avokati i kompanisë dhe Ministria e Energjitikës dhe Industrisë që po ashtu përfaqësohej në gjyq, mbajtën qëndrim se HEC-i ishte brenda rregullave dhe nuk cenonte zonat e mbrojtura.

Në vitin 2015-të, në Njësinë Administrative Arras dhe Lurë, të Qarkut Dibër, Këshilli Kombëtar i Territorit, miratoi ndërtimin e 4 HEC-eve në luginën e lumit Seta nga kompania “HYDROSETA POËER”.  Sipas banorëve dhe avokatëve të tyre, kjo është një zonë e mbrojtur, si monument natyre me VKM- 676 datë 20 dhjetor 2002, me burimin dhe Shpellën e Sopanikës.

Banorët në kërkesë padinë e tyre, kërkuan shfuqizimin e pjesshëm të kontratës koncesionare për ndërtimin e hidrocentralit SETA 4, pasi nga 4 kanione që janë në zonë me statusin si zonë e mbrojtur, gjurma e HEC-it prek në 2 prej tyre.

Mustafa Tola, një prej banorëve të kësaj zone që ka ndjekur të gjitha seancat gjyqësore u shpreh për BIRN se një vendim i tillë është i pa bazuar në fakte. “Ne nuk kundërshtojmë 3 HEC-et e tjera që po ndërtohen, por të katërtin. Pjesa fundore e kanionit të Setës prej 5 km po punohet të futet në tub, gjithashtu edhe burimet ujore të mrekullueshme.  Gryka e Setës ka 4 kanione që janë në zonë të mbrojtur dhe ndërtimi i hidrocentralit Seta 4, gjurma e tubacionit prek në 2 kanione që janë zonë e mbrojtur me VKM”, deklaroi Tola për BIRN.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u shpreh gjatë seancës gjyqësore se banorët nuk kanë provuar një interes të ligjshëm dhe të drejtpërdrejtë që ju cënohet me ndërtimin e këtij HEC-i.

“Sipas ligjit për zonat e mbrojtura, ku përfshihen edhe burimi dhe shpella e Sopanikës, por edhe gryka e Setës rezulton që nuk preken në këtë rast nga ndërtimi i hidrocentraleve”,  u shpreh në seancën gjyqësore, përfaqësuesja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Përplasja gjyqësore ndërmjet banorëve dhe kompanisë ka nisur që prej 27 korrikut 2017-të dhe për 17 muaj janë zhvilluar mbi 20 seanca gjyqësore dhe 2 ekspert të caktuar nga gjykata.

Banorët gjatë një seance gjyqësore. Foto Sami Curri.

Për banorët, akt-ekspertimi nuk ka qenë plotësisht i pranueshëm. Mustafa Tola, tregon për BIRN se ekspertja e vendosur nga gjykata, nën trysninë e firmës ka bërë devijime në raportin e prezantuar para trupës gjykuese. “Monument natyre është shpallur gryka e Setës, pjesa më e ngushtë dhe më e thellë, aty ku rrjedh lumi dhe ku janë burimet ujore. Por ekspertja ka thënë të kundërtën, duke e çuar atë në bjeshkë, ku nuk ka burime ujore dhe pa asnjë cilësi për të qenë monument natyre”, shprehet Tola për BIRN.

Për banorët e fshatit Çidhën, ndërtimi i 4 HEC-eve po sjell shkatërrimin e biodiversitetit, pasi në ujërat e lumit Seta jetojnë një sërë gjallesash, ku më i rëndësishmi është peshku troftë që me ndërtimin e këtij HEC-i do të zhduken.

Banorët pretendojnë se zona ka edhe rëndësi arkeologjike. Halil Xheqi, një prej banorëve të Çidhnës shprehet se zona ka një prani të madhe të gjetjeve arkeologjike dhe kërkonte një trajtesë të thelluar në këtë drejtim.

“Pa një arkeolog që të monitoroj punimet, po i bëhet një masakër historisë”, u shpreh Xheqi për BIRN, ndërsa tha se vendimi ishte i pritshëm.

Në gusht të 2017-s, 20 banorë të fshatit Çidhën u proceduan penalisht nga Policia e Shtetit, pasi kishin tentuar të bllokonin punimet e kompanisë në hidrocentralin Seta 4.

Për banorët dhe avokatët e tyre që këtë çështje po e mbulojnë vullnetarisht, “beteja ligjore” kundër kompanisë dhe institucioneve shtetërore do të vazhdojë në Gjykatën Administrative të apelit.

 

 

 

Etiketa: AdministrativearkeologAvni SejdiBanorëBIRNGeri EmiriGjykataGjykata AdministrativeGjykatëGjyqHECKanioneKëshilli Kombëtar i TerritoritKoncesionLuminatyreParaPoliciaPolicia e ShtetitSeancaSETA 4VendimVendimiVKMZonat e Mbrojtura
Tjetri
“Ilegalët”, shitja e gjelave të detit, këtë vit nëpër cepa pallatesh dhe rrugica

Pagat e shqiptarëve refuzojnë të rriten

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.