AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Shkarkohet Bashkim Dedja, Kolegji i Apelimit rrëzon kreun e Kushtetueses

Besar LikmetangaBesar Likmeta
8 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, KPA, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Seanca e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjatë të cilës u vendos shkarkimi i Bashkim Dedjes. Foto:Besar Likmeta

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin e kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, duke arsyetuar se ai nuk kishte arritur një nivel të besueshëm në deklarimin e pasurisë.

Seanca e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjatë të cilës u vendos shkarkimi i Bashkim Dedjes. Foto:Besar Likmeta

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin e kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, duke arsyetuar se ai nuk kishte arritur një nivel të besueshëm në deklarimin e pasurisë. Vendimi për Dedjen u mor të hënën, pas tre seancash.

Dedja ishte konfirmuar më 13 qershor me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me mendimin në favor të kryesueses Valbona Sanxhaktari dhe anëtarit tw trupit gjykues, Roland Ilia, ndërkohë relatorja e çështjes Xhensila Pine votoi kundër konfirmimit të tij në detyrë.

Vendimi i KPK u apelua nga Komisioneri Publik pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar tw Monitorimit, ONM, për kriterin e pasurisë, duke arsyetuar se sa i përket kriterit të pasurisë vendimi i KPK-së nuk ka qenë i bazuar në prova.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i udhëhequr nga Ardian Hajrdari si kryesues, Luan Daci relator dhe gjyqtaret Albana Shtylla, Rezarta Schuez dhe Natasha Mulaj, vendosi për herë të parë të prishë një vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke pranuar arsyetimet e Komisionerit Publik ndërsa vendosi shkarkimin e Dedjas.

Lexo edhe:

  • Kreu i Gjykatës Kushtetuese përplaset me Komisionerin Publik në Kolegjin e Apelimit
  • Vetingu, KPK gjen probleme në pasurinë e kryetarit të Kushtetueses
  • Si u rrëzua Gjykata Kushtetuese
  • Pasuritë e të afërmve të kreut të Gjykatës Kushtetuese ndajnë KPK-në

Gjatë parashtrimit të mbrojtjes përpara Kolegjit, Dedja dhe avokati i tij Maksim Haxhia kundërshtuan ankimin dhe  akuzuan Komisionerin Publik, Darjel Sina se ishte në konflikt interesi, kishte përdorur standarde të dyfishte dhe ishte treguar dashakeq.

KPA i dha të drejtë Komisionerit Publik, sipas të cilit Dedja kishte probleme në justifikimin e pasurisë dhe burimin e ligjshëm të saj  e të personave të lidhur për tre asete, përfshi një apartament 98m2 në Tiranë i blerë në vitin 1997, një apartament 146 m2 dhe një garazh në kompleksin ‘Nobis’ në Tiranë dhe një apartament në përdorim në Golem me sipërfaqe 60 m2.

Përsa i përket apartamentit 98 m2 në Tiranë, Komisioneri Publik shprehet se gjyqtari ka mospërputhje të deklaratës periodike me deklaratën veting dhe ka bërë deklarim të pasaktë pasurie, pasi në deklaratën e vitit 2003 ka dhënë vlerën 1.7 milionë lekë, ndërkohë që vlera sipas kontratës e apartamentit është 1.8 milionë lekë. Gjithashtu Sina nënvizoi se për këtë pasuri subjekti ka mungesë burimesh të ligjshme.

Pasuria tjetër për të cilwn komisioneri Sina ngriti dyshime që u konfirmuan nga KPA është apartamenti 146 m2 dhe 15 m2 garazh, në kompleksin ‘Nobis’ në Tiranë, i blerë për 180,000 euro. Blerja e këtij apartamenti është financuar me 120,000 euro kredi bankare nga BKT, kursime familjare dhe të ardhurat nga paga, si dhe hua pa interes nga kunati Edmond Cani dhe vëllai i subjektit Mensur Dedja, në vlerat respektive 10,000 euro dhe 15,000 euro. Sipas Komisionerit, të dy personat e lidhur – vëllai i gjyqtarit dhe kunati, nuk i justifikojnë huatë e dhëna ndaj subjektit me të ardhura të ligjshme.

Ndërkohë, një apartament 1+1 prej 60 m2 në Golem rezultoi gjithashtu me probleme për Dedjen. Ky apartament është i regjistrua në emër të vëllait të ish-gjyqtarit, Latif Dedja me banim në Dibër. Por për këtë aset që nga viti 2003, subjekti ka një kontratë energjie elektrike me OSHEE dhe ka bërë pagesat e energjisë elektrike, çfarë sipas Komisionerit Publik krijon dyshime të arsyeshme se është një pasuri e fshehur e subjektit. Në përgjigje të pyetësorëve të KPK-së, kreu i Kushtetueses ka deklaruar se e ka përdorur këtë aset për periudha të shkurtra gjatë verës.

Sa i përket apartamentit në Golem, Dedja kontestoi konsiderimin e vëllait të tij, Latifit si person të lidhur, duke u shprehur se nuk ishte në kushtet e huadhënies siç parashikon ligji. Mospranimi i barrës së provës për këtë pasuri, po ashtu ka shkuar kundër Dedjes në vendimin e KPA.

Bashkim Dedja, drejtoi prej vitit 2012 Gjykatën Kushtetuese dhe sëbashku me Vitore Tushën ishte një nga dy gjqytarët e saj që kaluan fazën e parë të vetingut. Por ndërsa vendimi për Tushen u bë përfundimtar, vendimi për Dedjen u apelua duke sjellë shkarkimin e tij.

Etiketa: 1997Albana ShtyllaBashkim DedjaDarjel sinaEuroGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesehuaKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i Kualifikimitkonfliktkonflikt interesiKPAKPKkrediKrijonkushtetueseLuan DaciNatasha MulajONMOSHEEpasuriaRoland IliaSeancaShkarkimshkarkimiValbonaValbona SanxhaktariVendimVendimiVetingVetinguXhensila Pine
Tjetri
Prokurori Arben Kraja drejt rikonfirmimit në detyrë

Konfirmohet në detyrë prokurori Arben Kraja

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.