AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

KPA vendos hapjen e hetimit gjyqësor për gjyqtaren Alma Brati

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KPA, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Alma Brati, gjatë nje seance dëgjimore në Kolegjin e Apelimit | Foto nga : LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i kryesuar nga gjyqtarja Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci dhe Razarta Schuetz, vendosi të martën hapjen e hetimit gjyqësor për verifikimin e ligjshmërisë së burimeve të një huaje, një dhurimi parash dhe procedurës së regjistrimit të një banese në Durrës të gjyqtares pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Alma Brati, duke pranuar disa nga kërkesat e paraqitura nga Komisioneri Publik.

Gjyqtarja Alma Brati, gjatë seancës dëgjimore në Kolegjin e Apelimit | Foto nga : LSA

Gjatë seancës së çelur në orën 14:00 së të Martës, Komisioneri i qëndroi kërkesave të tij për hapjen e hetimit gjyqësor për Bratin duke e cilësuar hetimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të paplotë.

Kolegji i kërkoi Komisionerit të specifikojë kërkimet pas njohjes me provat e reja të depozituara nga gjyqtarja Alma Brati në seancën e zhvilluar më 13 dhjetor 2018. Komisioneri Publik Darjel Sina u shpreh se edhe pas njohjes me provat e reja kërkonte hapjen e hetimit gjyqësor për të verifikuar ligjshmërinë e burimeve për huanë prej 25 mijë euro që gjyqtarja Brati ka marrë nga tezja e saj për blerjen e një apartamenti 101 m2 në vitin 2015. Komisioneri kërkoi cilësimin si person tjetër i lidhur të tezes së subjektit të rivlerësimit dhe të familjarëve të saj. Ai kërkoi të hetohen edhe burimet e të ardhurave të tezes.

Sipas komisionerit, edhe pas depozitimit të dokumentacionit që Brati ka siguruar nga shteti Italian lidhur me të ardhurat e djalit të tezes së saj dhe bashkëshortes së tij, është e nevojshme të kryhet një analizë e mirëfilltë financiare për mundësinë e kursimit të tyre gjatë vitit 2015 kur është dhënë huaja. Komisioneri shtoi se nuk ka ndonjë provë që të vërtetojë se djali i tezes së Bratit apo bashkëshortja e tij të kenë kryer ndonjë transfertë parash në llogari të nënës së tyre. Gjithashtu, komisioneri këmbënguli në faktin se vetëm pasi të serviret dokumentacioni për shpenzimet e tyre vjetore në Itali, mund të konkludohet në mundësinë ose jo të kursimit të parave që i janë dhënë hua gjyqtares Brati nga tezja e saj.

Ai kërkoi që edhe e ëma e gjyqtares Alma Brati të cilësohet si person tjetër i lidhur dhe të verifikohet burimi i 1.8 milionë lekëve që ajo i ka dhuruar të bijës.

“KPK është mjaftuar me faktin se nëna e Bratit në vitin 2006 kishte pasur në llogarinë e saj 12 mijë euro, pra 10 vite para se të kryhej dhurimi”, u shpreh komisioneri. Ai renditi dokumentet e paraqitura si prova nga gjyqtarja Brati për të vërtetuar se babai i saj kishte punuar si prokuror që nga viti 1973 e në vazhdim, duke theksuar se nga viti 94 deri në vitin 1998 nuk rezultonte që ai të kishte pasur aktivitet si avokat.

Komisioneri u shpreh se bazuar në një analizë financiare që kanë kryer që prej vitit 1968 deri në vitin 2015, mundësia e prindërve të gjyqtares Alma Brati për të kursyer ka qenë 1.5 milionë lekë, ndërkohë që huadhënia është në vlerën 1.8 milionë lekë.

Më tej ai shtoi se dokumentet e drejtorive rajonale të tatimeve të servirura si prova janë kontradiktore pasi paraqesin të dhëna të ndryshme për të ardhurat e të njëjtit person.

Komisioneri Sina pohoi se babai i Bratit rezulton me aktivitet të regjistruar nga viti 2003 deri në vitin 2011 kur shfaqet pasiv. Ai kërkoi që të saktësohen të dhënat nga drejtoritë rajonale dhe kalimi i barrës së provës ti kalojë subjektit për të justifikuar burimin 1.8 milionë lekëve.

Komisioneri kërkoi gjithashtu që të administrohet gjithë procedura e regjistrimit të banesës në Durrës dhe pohoi se subjekti nuk ka deklaruar vlerën e vërtetë të shtëpisë.

Edhe lidhur me shumën e dhënë nga ish-bashkëshorti për pensionin ushqimor të fëmijëve ai kërkoi që të kryhej cilësimi si person tjetër me lidhje i tij. Komisioneri theksoi se hetimi duhej të bazohej në kohën kur ishte dhënë pensioni dhe tek mundësia e ish-bashkëshortit për të justifikuar të ardhurat e ligjshme prej nga ka mundësuar pagesën e pensionit ushqimor.  Komisioneri pohoi se ish-bashkëshorti i gjyqtares Brati kishte deklaruar se kishte kryer një pagesë 1 milion lekë në vitin 2011 dhe një pagesë tjetër në vitin 2015, ndërsa autovetura tip Mazda prej gjyqtares është blerë në vitin 2013. Ai shtoi se ish-bashkëshorti kishte deklaruar se për shumat e paguara për pensionin ushqimor kishte si burim të ardhurat nga puna si avokat dhe se kishte marrë borxh.

Në fund ai kërkoi hapjen hetimit gjyqësor për verifikimin e burimit dhe ligjshmërisë së të ardhurave të huasë 25 mijë euro që tezja i ka dhënë gjyqtares Brati, të dhurimit të 1.8 milionë lekëve nga e ëma, të pensionit ushqimor dhe verifikimit të procedurës së regjistrimit të banesës në qytetin e Durrësit.

Pyetjes së kryesueses së trupës, Natasha Mulaj, nëse u qëndronin shkaqeve të paraqitura më parë apo ato të paraqitura të martën, komisioneri ju përgjigj se u qëndronin të gjitha shkaqeve të referuara deri tani. Një prej anëtarëve të kolegjit e pyeti komisionerin se ku mbështetej analiza financiare dhe ai u përgjigj se e bazonte në pikat e parashtruara më parë. Ndërkohë, edhe gjyqtarja Ina Rama e pyti se cilat ishin arsyet që në të tre rastet kërkonte cilësimin e huadhënësve si person tjetër me lidhje dhe kalimin e barrës së provës si subjektit të rivlerësimit, ashtu edhe personave që i kanë dhënë shuma parash. Komisioneri u shpreh se në KPK nuk u ka kaluar barra e provës dhe shtoi se është e nevojshme që tu kalojë barra e povës, si subjektit ashtu edhe kontribuuesve financiarë, pasi ka rrethana që e kërkojnë këtë gjë.

Kryesuesja e kolegjit të KPA, Natasha Mulaj pasi  pyeti Komisionerin dhe gjyqtaren Brati për dijeninë e tyre për tre denoncime të kryera nga qytetarët ndaj subjektit të rivlerësimit, u shpreh se do tu viheshin në dispozicion nga një kopje e këtyre ankesave. Kolegji vendosi që të mblidhej në orën 16:00 po së të martës për të dhënë vendimin lidhur me kërkesat e Komisionerit Publik. Në orën 16:30, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli vendimin. Kryesuesja Natasha Mulaj u shpreh se Kolegji i Posaçëm i Apelit vendosi hapjen e hetimit gjyqësor për disa nga kërkesat e Komisionerit Publik, konkretisht për dokumentacionin nga tatim-taksat nga shteti Italian për djalin dhe bashkëshorten e tezes së Bratit, të  kërkojë nga tatimet detyrimet  derdhura nga i ati i saj gjatë periudhës 1999-2003 dhe procedurën e regjistrimit të banesës së gjyqtares në Durrës. Ndërkohë, Kolegji vendosi të mos hetojë për burimin e pensionit ushqimor. Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për këtë rast u mor me shumicë votash.

Seanca e radhës u shty për datë 31 janar 2018, ora 10:00.

Lexo më shumë:

Skeda e pasurisë së deklaruar-Alma Brati-gjyqtare e Gjykatës së Tiranës

Gjyqtarja Alma Brati kofirmohet në detyrë

Gjyqtarja Alma Brati kaloi vetingun me aftësi “minimale” profesionale

Pasuria e nënës dhe e ish-bashkëshortit, Komisioneri Publik apelon vendimin për gjyqtaren Alma Brati

Etiketa: Albana ShtyllaAlma BratiAnaliza financiareBashkëshortiDarjel sinaDurrësEuroGjykatëGjykatësGjyqGjyqtarehuaIna RamaItaliKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKPAKPKLuan DaciNatasha MulajParapasuriaPiSprokurorPunaRamaSeancaSkedaTaksatTiranëVendimi
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Agron Vavla-kryetar i Gjykatës së Beratit

Skeda e pasurisë së deklaruar-Agron Vavla-kryetar i Gjykatës së Beratit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.