Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
Reporter.al
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar-Adnand Kosova-Prokuroria e Përgjithshme

BIRNNgaBIRN
14:29 | 18/12/2018
Në Korrupsioni, Skeda, Vendi
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Skeda e pasurisë së deklaruar-Adnand Kosova-Prokuroria e Përgjithshme
Share on FacebookShare on Twitter

Adnand Kosova, ish-drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e deklaruar prej tij në vitet 2003-2017.Adnand Kosova, ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i cili punon aktualisht në Prokurorinë e Përgjithshme do të përballet të mërkurën me vetingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të përfaqësohet në këtë proces nga Xhensila Pine, Genta Tafa dhe Pamela Qirko.

Kosova ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ai ka drejtuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitet 2004-2008 dhe më pas është emëruar në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai është angazhuar gjithashtu si ekspert në Shkollën e Magjistraturës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Adnand Kosova nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]  

Skeda e oasurisë e prokurorit Adnand Kosova për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Adnand Kosova zotëronte pasuri me vlerë 3.6 milionë lekë në vitin 2003. Sipas deklaratës së tij të parë në ILDKPKI, Kosova kishte në pronësi një apartament me vlerë 2.6 milionë lekë dhe një automjet.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Kosova është 9.6 milionë lekë. Ndërkohë që gjendja e pasurisë së paluajtshme nuk ka ndryshuar nga viti 2003, zoti Kosova e ka shtuar kryesisht pasurinë e tij përmes kursimeve në bankë dhe në cash.

Nga kjo analizë rezulton se ai zotëron familjarisht rreth 2.3 milionë lekë në bankë dhe 3.4 milionë kursime të akumuluara ndër vite në cash. Zoti Kosova ka gjithashtu edhe një makinë me vlerë 1.3 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 32.5 milionë lekë. Rreth 78 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën e tij si prokuror, ndërsa rreth 20 për qind nga paga e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme për prokurorin Kosova.

Megjithatë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” kursimet e konsiderueshme në cash ndër vite, të cilat e tejkalojnë vlerën e rekomanduar ligjore prej 1.5 milionë lekësh.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Tjetri
Taktika prej të forti e Kosovës s’do ta çojë larg atë

Taktika prej të forti e Kosovës s’do ta çojë larg atë

Më të lexuarat

Skeda e pasurisë së deklaruar-Adnand Kosova-Prokuroria e Përgjithshme

Skeda e pasurisë së deklaruar-Adnand Kosova-Prokuroria e Përgjithshme

10:53 | 25/12/2019
Gjyqtari Emiljano Ruli përballet me probleme të pasurisë

Gjyqtari Emiljano Ruli përballet me probleme të pasurisë

18:28 | 11/05/2022
‘Investime strategjike’: Resortet kërcënojnë zonat e mbrojtura në bregdet

‘Investime strategjike’: Resortet kërcënojnë zonat e mbrojtura në bregdet

18:16 | 10/05/2022
Etien Kapo përballet pa telashe me vetingun

Etien Kapo përballet pa telashe me vetingun

17:35 | 12/05/2022
Marsida Frashëri dërgohet për trajnim në Magjistraturë

Marsida Frashëri dërgohet për trajnim në Magjistraturë

16:42 | 13/05/2022
“Neglizhencë dhe pakujdesi”: Marsida Frashëri jep shpjegime për profesionalizmin

“Neglizhencë dhe pakujdesi”: Marsida Frashëri jep shpjegime për profesionalizmin

17:01 | 10/05/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.