AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Tre denoncime nga qytetarët vënë në vështirësi kryeprokuroren e Beratit

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtuesja e Prokurorisë së Beratit, Eloida Goxhi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj.

Drejtuesja e Prokurorisë së Beratit, Eloida Goxhi rezultoi në rregull me pasurinë dhe pastërtinë e figurës, por tre denoncime nga qytetarët ngritën pikëpyetje mbi aftësitë e saj profesionale.

Drejtuesja e Prokurorisë së Beratit, Eloida Goxhi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj.

Tre denoncime nga qytetarët vendosën në vështirësi drejtuesen e Prokurorisë së Beratit, Eloida Goxhi gjatë zhvillimit të seancës dëgjimore të martën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Pavarësisht se verifikimi i pasurisë dhe i pastërtisë së figurës rezultuan pa probleme, ankesat e qytetarëve kanë ngritur pikëpyetje mbi aftësitë profesionale të prokurores Goxhi.

Në çeljen e seancës dëgjimore, relatorja e çështjes, Suela Zhegu bëri me dije se rivlerësimi i prokurores Eloida Goxhi është kryer për të tre kriteret: atë të deklarimit të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit.

Lidhur me deklarimin e pasurisë,  Zhegu tha se Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, ka depozituar një raport pozitiv për subjektin. Komisioni e ka bazuar hetimin në gjithë deklarimet e pasurisë së Goxhit, prej nga është konstatuar se ajo kishte kryer investim në bono thesari në vlerën e 2.2 milionë lekëve. Deklarimi i prokurores se burimi i investimit në bono thesari ishte paga e saj, ka rezultuar të jetë i vërtetë. Sipas KPK-së, gjithë kursimet e Goxhit ndër vite kapin vlerën e 2.7 milionë lekëve dhe kanë si burim pagën e saj si prokurore e së fundmi si drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

Ndërkohë, ka rezultuar i vërtetë edhe deklarimi tjetër se ajo jeton me prindërit në një apartament në Tiranë me sipërfaqe 96 m2, i fituar nga privatizimi në vitin 1993 po nga prindërit e saj. KPK ka konstatuar në fund se pasuria e prokurores Eloida Goxhi kishte burime të ligjshme dhe justifikohej me të ardhurat e saj si prokurore.

Lidhur me pastërtinë e figurës, relatorja  Suela Zhegu u shpreh se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e ka vlerësuar prokuroren Eloida Goxhi të përshtatshme për të vazhduar detyrën, pasi nuk ka rezultuar që të ketë pasur kontakte me persona me lidhje me krimin e organizuar.

KPK ka kryer një verifikim të hollësishëm për aftësitë profesionale të Goxhit, ku veç raportit të Prokurorisë së Përgjithshme dhe verifikimit të tetë dosjeve, janë marrë në shqytim edhe tre denoncime të kryera pranë Komisionit nga qytetarët.

Në rastin e parë, denoncuesi ka pretenduar se prokurorja Goxhi ka zvarritur hetimet, ndërsa rasti i dytë i denoncuar ngrinte pretendime për moskryerje të veprimeve hetimore. Në rastin e tretë, drejtuesja e Prokurorisë së Beratit është denoncuar për mosrespektim të ligjit dhe procedurave dhe zvarritje të hetimit.

E pyetur nga Komisioni, prokurorja Goxhi u shpreh se ishte dakort me përfundimet e nxjerra nga Komisioni duke i konsideruar ato të sakta. Ndërsa lidhur me ankesat, ajo pohoi se i kishte dhënë shpjegimet me shkrim.

Por në këtë moment, anëtarja e trupës gjykuese Brunilda Bekteshi i kërkoi prokurores Goxhi që të japë shpjegime lidhur me këto denoncime, duke i konsideruar me interes për publikun dhe vëzhguesen ndërkombëtare të pranishme, Marie Tuma.

Goxhi shpjegoi se denoncimi i parë ka të bëjë me një kallëzim penal të kryer në vitin 2016, kur ajo ishte drejtuese, por ka shtuar se çështja i ka kaluar një prokurori tjetër. Sipas saj, çështja është regjistruar për falsifikim të dokumenteve në vitin 2017, por ndërkohë është konstatuar se kishte pasur një tjetër kallëzim penal në vitin 2006, të kryer nga persona të njëjtë, me të njëjtën palë të denoncuar dhe për të njëjtën çështje. Prokurorja Goxhi u shpreh se kallëzuesi nuk e kishte vënë në dijeni për denoncimin e vitit 2006. Ajo shtoi se e kanë pritur disa herë dhe e kanë shpjeguar për hetimet e kryera. Sipas kryeprokurores së Beratit, pas vitit 2016, prokurori është i pavarur dhe vendimi për hetimet e çështjeve merret nga ai. Ajo pohoi se prokurori i çështjes i ka bërë kërkesë gjykatës për pushimin e këtij hetimi dhe se çështja është në fazën e shqyrtimit.

Lidhur me denoncimin e dytë, Goxhi tha se bëhej fjalë për kallëzimin e vitit 2014 të dy shtetaseve, kur nuk ishte drejtuese e prokurorisë së Beratit. Njëkohësisht, ajo theksoi se nuk kishte qenë prokurorja e çështjes në fjalë. Ajo shtoi se ishte interesuar më pas për çështjen dhe kishte rezultuar se denoncueset kallëzonin një aktivitet të paligjshëm, por nga verifikimet dhe hetimet kishte rezultuar se ishte i regjistruar dhe kishte dokumentacionin përkatës.

“Për këtë çështje janë bërë hetime dhe është vendosur mosfillimi,” tha ajo.

Për rastin e tretë, Goxhi sqaroi se në vitin 2017, denoncuesit kanë kërkuar largimin e oficerit të policisë gjyqësore dhe ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga hetimi. Më tej, ajo pohoi se bëhet fjalë për një çështje të vitit 2010, që është pushuar atëherë nga prokurori i çështjes. “Denoncuesit kanë kërkuar në gjykatë ndryshimin e vendimit të pushimit të prokurorit dhe në Gjykatën e Apelit Vlorë kanë fituar të drejtën e rihetimit të çështjes. Gjykata e Apelit ka lënë detyrat për kryerjen e veprimeve të tjera hetimore,” tha Goxhi, duke shtuar se prokurori në fjalë është pezulluar më pas nga detyra.

Në këtë moment ka ndërhyrë kryesja e trupës gjykuese, Xhensila Pine, e cila i ka kujtuar prokurores Goxhi se denoncuesja shprehet në ankesën e saj se dosja është mbajtur dy vite në sirtarin e saj.

Goxhi u përgjigj se dosja ka qëndruar për një vit në hetim për shkak të ngarkesës. Por Pine e ka ndërprerë sërish, duke i thënë se denoncuesja pretendon se kallëzimi penal është mbajtur dy vite pa u regjistruar si procedim penal.

Goxhi shpjegoi se në atë kohë dosjen e ka pasur një tjetër prokuror, i cili është pezulluar nga detyra dhe se më pas i ka kaluar asaj.

Vëzhguesja Marie Tuma e ka pyetur prokuroren Goxhi nëse kishte patur nevojë për një vit kohë për ta hetuar këtë çështje. Kryeprokurorja e Beratit sqaroi se i është nevojitur një vit për të kryer gjithë veprimet hetimore të lëna si detyrë nga Gjykata e Apelit Vlorë dhe pastaj u mor vendimi.

Në fund të seancën, Eloida Goxhi kërkoi konfirmimin e saj në detyrë. Vendimi do të shpallet më datë 20 dhjetor, ora 09:00.

 

Etiketa: aftësitë profesionaleBeratBono thesariBrunilda BekteshiDosjaDrejtoria e Sigurimit të informacionit të KlasifikuarEloida GoxhiGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësGjyqHetimhetimeHetimetILDKPKIKPKMarie TumaParapasuriaprivatizimiprocedimprokurorProkuroreProkuroriraportrivlerësimiSuela ZheguVendimiverifikimXhensila Pine
Tjetri
A ka skaduar misioni i UNMIK-ut në Kosovë?

A ka skaduar misioni i UNMIK-ut në Kosovë?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.