AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

SHBA-ja i ndalon hyrjen në vend ish-komandantit serb

Marija RisticngaMarija Ristic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Radosavljeviç (majtas) në selinë e Partisë Progresive Serbe në vitin 2012. Foto: BETA.

Qeveria amerikane ndaloi hyrjen në vend të Goran Radosavljeviç, një ish-shef policie dhe zyrtar i Partisë Progresive Serbe, për shkak të përfshirjes së tij të dyshuar në shkeljet e të drejtave të njeriut në luftën në Kosovë.


Radosavljeviç (majtas) në selinë e Partisë Progresive Serbe në vitin 2012. Foto: BETA.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha të martën se po e cakton Goran Radosavljeviçin të papërshtatshëm për të hyrë në vend për shkak të asaj që ai pretendon se ishte “përfshirja e tij në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”.

“Radosavljeviç besohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi në vitin 1999, tre vëllezër shqiptaro-amerikanë të vrarë në Serbi pas luftës së Kosovës,” tha Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë.

Në korrik të vitit 1999, tre shtetas amerikanë me origjinë shqiptare – Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi – u kapën nga policia serbe në kufirin me Kosovën pas përfundimit të luftës teksa po ndihmonin një familje rome të largohej nga Kosova.

Trupat e tyre u gjetën më vonë në një varr masiv në një qendër policore trajnimi në Petrovo Selo në Serbinë lindore.

Shumë dëshmitarë pohuan se në atë kohë, personi përgjegjës për kampin e trajnimit të Petrovo Selos ishte Radosavljeviçi, edhe pse ai këmbënguli se ishte në pushime kur u vranë vëllezërit.

Radosavljeviç, i cili tani drejton disa kompani sigurie në Beograd dhe është një zyrtar i lartë i Partisë Progresive në pushtet, u hetua shkurtimisht në lidhje me këtë krim nga prokuroria serbe, por nuk u padit asnjëherë.

Ai tha se nuk donte ta komentonte vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“I kam dhënë deklarata autoriteteve hetuese. Kam folur njëqind herë për këtë, kështu që nuk ka kuptim që të flas për këtë,” tha Radosavljeviç për Radion Europa e Lirë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka premtuar vazhdimisht progres në rastin e vëllezërve Bytyqi që nga viti 2012, por deri më tani askush nuk është paditur për vrasjet e tyre.

Praveen Madhiraju, këshilltar i familjes Bytyqi, tha se SHBA-ja po dërgonte një mesazh se nuk do ta harronte rastin dhe premtimet e Vuçiçit për ta zgjidhur këtë çështje.

“Sot Shtetet e Bashkuara dërguan një sinjal fillestar se nuk do t’i harrojnë premtimet e tij dhe nuk do të durojnë fjalët e tij boshe,” tha Madhiraju.

Ilir Bytyqi, një vëlla i burrave të vrarë, tha se familja Bytyqi nuk do të heqë dorë nga fushata e saj për drejtësi.

“Dua të falënderoj Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe Departamentin e Shtetit që ndërmorën këtë hap fillestar për të treguar se administrata Trump nuk do të lejojë që vrasjet e vëllezërve të mi të mbahen të fshehta,” tha ai.

Radosavljeviç u bë i njohur për publikun serb gjatë luftës së Kosovës, kur si komandant i njësive speciale të policisë, ai udhëhoqi disa operacione që çuan në vdekjen e më shumë se 100 njerëzve, duke përfshirë një sulm ndaj familjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adam Jashari në vitin 1998 dhe një operacion në fshatin Reçak, në të cilin u vranë 44 vetë. Ai pretendoi se këto ishin operacione anti-terroriste dhe mohoi kryerjen e krimeve të luftës.

Radosavljeviç ishte tepër i besueshëm nga autoritetet e Beogradit dhe gjatë luftës në Kosovë ai shërbeu gjithashtu si ndihmës i shtabit shtetëror për Kosovën, i drejtuar nga Sreten Lukiç, i cili më vonë u dënua për kryerjen e krimeve të luftës gjatë konfliktit.

Sipas disa dëshmitarëve, Radosavljeviç ishte i pranishëm në pranverën e vitit 1999 kur trupat e të paktën 80 shqiptarëve të Kosovës u sollën nga Kosova në qendrën e trajnimit në Petrovo Selo dhe u varrosën në një gropë aty pranë.

Por Radosavljeviç e mohoi pjesëmarrjen apo që të ketë qenë i informuar për largimin e trupave.

Ai luajti një rol të rëndësishëm në rrëzimin e Sllobodan Millosheviçit në tetor të vitit 2000, kur vendosi të mos përdorte forcë kundër protestuesve që po demonstronin për dorëheqjen e liderit jugosllav.

Radosavljeviç u bë një figurë e shquar në policinë dhe institucionet shtetërore serbe – duke kaluar nga një prej shërbëtorëve më të afërt të regjimit të Millosheviçit në një prej gjeneralëve të policisë të qeverisë së sapokrijuar demokratike të udhëhequr nga kryeministri Zoran Djindjiç.

Në vitin 2001, ai u bë komandanti i parë i një force të ministrisë së brendshme të quajtur Xhandarmëria. Ai u përgëzua gjithashtu për rolin e tij në udhëheqjen e forcave policore gjatë një konflikti të shkurtër me kryengritësit shqiptarë në Serbinë jugore të njëjtin vit.

Në vitin 2005, Radosavljeviç doli në penson dhe nisi biznesin e tij privat në sektorin e sigurisë, duke iu bashkuar Partisë Progresive Serbe në vitin 2010. Ai rrallë shfaqet në publik dhe është parë vetëm pak herë në festimet e partisë.

Përveç Radosavljeviçit, Departamenti Amerikan i Shtetit ndaloi gjithashtu hyrjen në vend të gruas dhe vajzës së tij, Svetlana dhe Ana.

Etiketa: Administrataadministrata TrumpBeogradDepartamenti Amerikan i ShtetitdëshmitarëEuropaFamiljefushataKosovaKosovëKrimMike PompeoMillosheviçoperacionpaktPoliciaprogresProkuroriapushimeQeveriaSerbiSHSHBAshqiptareShtetet e BashkuaraSllobodan MillosheviçSulmTrumpvarrvarr masivvuçiç
Tjetri
Autoritetet e mjedisit përplasen me gjykatën në përpjekje për të ndaluar guroret në Tomorr

Autoritetet e mjedisit përplasen me gjykatën në përpjekje për të ndaluar guroret në Tomorr

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.