AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Organizatat e të drejtave të njeriut kritikojnë rregullat e Veliajt për Tiranën

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Erion Veliaj. Foto: LSA

Në një deklaratë të përbashkët, një grup organizatash të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, kritikuan një projektvendim të Këshillit Bashkiak Tiranë që penalizon “lypjen” dhe ndëshkon grafitet, me përjashtim të atyre të autorizuara nga bashkia.

Erion Veliaj. Foto: LSA

Një numër organizatash të të drejtave të njeriut i bënë thirrje anëtarëve të Këshillit Bashkiak Tiranë sot të mos miratojnë një projektvendim që mes të tjerash, nxjerr të paligjshme lypjen në rrugët e Tiranës, ndëshkon grafitet (me përjashtim të atyre të autorizuara nga bashkia) apo ndalon vendosjen e tabelave, pankartave apo banderolave pa leje si shkelje të të drejtave themelore të njeriut.

Sipas projektvendimit, i cili po diskutohet sot në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ndalohet “Kërkimi i lëmoshës në mjedise publike dhe fshirja ose pastrimi i xhamave të makinave në semafor”. Shkelësit, pra lypësit, mund të dënohen nga Policia Bashkiake me gjoba nga 2 mijë në 10 mijë lekë.

Gjithashtu, projektvendimi i ngarkon Policisë Bashkiake të drejtën për të gjykuar ato që bashkia i konsideron si “banderola dhe thirrjeve me përmbajtje fyese apo denigruese” gjatë veprimtarive të ndryshme, përfshirë protestat si dhe dënimit të tyre me 1 mijë deri në 20 mijë lekë gjobë.

Projektvendimi arsyeton se për të vendosur tabela, pankarta apo banderola “pa leje” është një veprim i dënueshëm.

“Sipas këtij projektvendimi konsiderohen si kundravajtje që cënojnë moralin publik në të njëjtën mënyrë kërkimi i lëmoshës në mjedise publike dhe fshirja ose pastrimi i xhamave të makinave në semafor, si: Urinimi, defekimi apo të pështyrja në mjedise publike,” thuhet në deklaratën e organizatave të të drejtave.

“Një person që kërkon lëmoshë në rrugë për të mbijetuar, e cënon njëlloj moralin publik në qytetin e Tiranës si një person që tall dhe fyen një të moshuar apo një person me aftësi të kufizuara, apo që urinon në ambiente publike. Këta persona janë njëlloj kundravajtës dhe gjobiten njëlloj. Pyetja që shtrojmë është: Si cënohet morali publik nga një person që kërkon lëmoshë?”, vijon më tej deklarata.

Organizatat shprehen veçanërisht të shqetësuara për disa aspekte të projektvendimit që duket se shënjestrojnë lirinë e shprehjes, duke konsideruar si të dënueshme “mbajtjen e banderolave fyese” apo duke dënuar grafitet.

“Cënimi nëpërmjet bërjes së grafiteve ose shkrimeve, ndotjes me substanca të ndryshme apo me gërvishtja e ndërtesave private e publike apo objekteve të tjera publike, përveç rasteve kur kryhet në kuadër të veprimtarive artistike dhe me miratimin e strukturës përgjegjëse,” shkruhet në vendim.

“Si e cënon sigurinë publike “bërja e grafiteve ose shkrimeve”? Gjykojmë se ky aspekt i nenit është i disproporcional dhe kufizon lirinë e shprehjes,” thonë organizatat e të drejtave të njeriut, duke i kërkuar anëtarëve të Këshillit Bashkiak rrëzimin e projektvendimit.

Organizatat deklarojnë se nene të ndryshme të projektvendimit përbëjnë “masa diskriminuese” ndaj grupeve të ndryshme shoqërore, përfshirë romët e egjiptianët si dhe të varfrit.

Organizatat që kanë nënshkruar peticionin janë: Qendra T’Reja, Levizja Rinore Egjiptiane Rome, Civil Rights Defenders, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, Qendra për Arsim Cilësor, Shërbimi Ligjor Falas Tirane – TLAS, Res Publica, Rromano Kham, Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri-AWEN.

Link: Deklarata

Etiketa: AWENBashkiaCivil Rights DefendersegjiptianErion VeliajKomiteti Shqiptar i HelsinkitMasanismaPoliciapolicia bashkiakeProtestatQendra për Nisma Ligjore QytetareromromëSHShërbimi Ligjor FalasshqipShqipëriTiranëVendim
Tjetri
Rana e Hedhun u tjetërsua me dokumente të falsifikuara

Amnezi dhe falsifikime: Skema e tjetërsimit të pronave në Shëngjin

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.