AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Një muaj larg SPAK, hapet gara për kandidatët e Prokurorisë

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë gjatë mbledhjes që i hapi rrugën krijimit të SPAK. Foto:Edmond Hoxhaj

Prokurorët me 10 vjet eksperiencë dhe pa asnjë masë disiplinore mund të aplikojnë për 15 vende në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Prokurorët duhet të japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe telekomunikimeve.  

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë gjatë mbledhjes që i hapi rrugën krijimit të SPAK. Foto:Edmond Hoxhaj

Të gjithë prokurorët që kanë të paktën 10 vjet eksperiencë dhe nuk kanë marrë masa disiplinore gjatë karrierës së tyre kanë të drejtën të aplikojnë për 15 vende vakante të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe edhe si SPAK.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me shumicë votash të hënën që numri i prokurorëve të SPAK-ut të jetë fillimisht 15, ndërsa afati i aplikimit ai 1 mujor.

Kosta Beluri, i cili u zgjodh si anëtar i KLP-së nga Prokuroria e Përgjithshme theksoi rëndësinë që ka krijimi sa më parë i Strukturës së Posaçme, duke propozuar si afat për aplikimet atë 3-javor. Propozimi u mbështet nga Bujar Sheshi, por shumica e anëtarëve votoi për 1 muaj.

Ndërkohë, lidhur me numrin e prokurorëve që do të jenë pjesë të SPAK-ut, u argumentua bazuar në ngarkesën  punës që kanë aktualisht prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, të cilët sipas statistikave rezulton të hetojnë mesatarisht nga 34 dosje secili.

Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi pohoi se sipas ligjit, SPAK do të ketë jo më pak se 10 prokurorë dhe kërkoi propozime nga anëtarët e Këshillit. Prokurori Kosta Beluri u shpreh se SPAK pritet të ketë rritje të ngarkesës dhe si fillim mund të jetë me 15 prokurorë.

Nënkryetari Alfred Balla propozoi që SPAK të nisë me 20 prokurorë, që sipas tij është edhe numri aktual i Prokurorisë për Krime të Rënda. Por pjesa më e madhe e anëtarëve të KLP ishin të mendimit që SPAK të nisë me 15 prokurorë, me qëllim që të mos cënohet konkurrenca mes kandidatëve.

Sipas shumicës së anëtarëve, e rëndësishme është përmbajtja e procedurës, pasi ngarkesa do të vlerësohet në vazhdimësi dhe mund të ketë një fazë të dytë për shtimin e numrit të prokurorëve të SPAK. Ata argumentuan se edhe Byrja e Hetimit do të ishte një ndihmë për SPAK-un, duke eleminuar një pjesë të mirë të ngarkesës së tyre.

Pas votimit me shumicë votash për numrin 15 të vendeve vakante në SPAK, kryetari Gent Ibrahimi ftoi të gjithë prokurorët që plotësojnë kriteret që të aplikojnë ose në faqen zyrtare në internet të KLP-së, ose mund t’i dërgojnë dokumentet përkatëse nëpërmjet postës shqiptare.

Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” parashikon eksperiencën 10-vjeçare dhe mungesën e masave disiplinore si kritere për magjistratët që kandidojnë për SPAK. Kandidatët duhet gjithashtu të japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe telekomunikimeve, jo vetëm për vete por edhe për familjarët.

Magjistratët duhet të kalojnë gjithashtu në sitën e vetingut, por ky nuk është një proces skualifikues në momentin e aplikimit.

Një tjetër çështje që u diskutua ishte edhe ajo e kërkesave të prokurorëve Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj, që pas vendimit të gjykatës administrative kërkojnë rikthimin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Këshilli vendosi të shtyjë me një javë dhënien e vendimit për kërkesën e dy prokurorëve të sipërcituar, pasi Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku kishte depozituar materiale shtesë që do të shyrtohen e më pas do të vendoset.

Etiketa: AdministrativeAlfred BallaArta MarkubesimBesim HajdarmatajBujar SheshidosjeGent IbrahimiGjykatëGjykatëskandidatëtKLPKrimeMagjistratMagjistratëtMASMasaOlsian ÇelapaktprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e PërgjithshmePunëshqiptareSPAK
Tjetri
Tërheqja e Trump nga Siria është një mundësi për paqe

Tërheqja e Trump nga Siria është një mundësi për paqe

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.