AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Tërheqja e Trump nga Siria është një mundësi për paqe

Jeffrey D. SachsngaJeffrey D. Sachs
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forcat Speciale Amerikane ne Raqqa, maj 2016. Foto: Wikipedia.

Nga këndvështrimi i Donald Trump, një regjim sirian kukull i vendosur nga Shtetet e Bashkuara që do të largonte Rusinë dhe Iranin nuk është as qendror dhe as i zbatueshëm për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Dhe këtu Trump ka të drejtë për një ndryshim.

Forcat Speciale Amerikane ne Raqqa, maj 2016. Foto: Wikipedia.

Njoftimi i Donald Trump për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria është dënuar si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët. Kjo tregon më pak për Trumpin sesa tregon në lidhje me vizionin mendjengushtë të politikës së jashtme të establishmentit amerikan.

Qëndrimi kryesor i të dyja partive polikë tregon disa gjykime vetvetore: se Shtetet e Bashkuara duhet të mbajnë një prani trupash ushtarake në mbarë botën me qëllim që të mos lejojnë që këtë vakum ta mbushin kundërshtarët e tyre; se Ushtria Amerikane mund të jetë çelësi i suksesit të politikës së jashtme; dhe se kundërshtarët e Amerikës janë armiq të padurueshëm të papërshtatshëm për diplomacinë. Tërheqja e Trumpit nga Siria mund të jetë vërtet një prelud i rrezikshëm për një luftë të zgjeruar rajonale; megjithatë, me imagjinatë dhe diplomaci, tërheqja mund të jetë një hap kritik në rrugën drejt një paqeje të pakapshme në rajon.

Establishmenti i politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara kishte arsyetuar në mënyrë retorike praninë e Amerikës në Siri si pjesë e luftës kundër Shtetit Islamik (ISIS). Me ISIS-in në thelb të mposhtur dhe të shpërndarë, Trump e anuloi blofin e establishmentit. Megjithatë, papritur, establishmenti deklaroi arsyet aktuale për praninë e zgjeruar të Shteteve të Bashkuara. Lëvizja e Trumpit u akuzua se masa do t’i jepte avantazhe gjeopolitike Bashar al-Assadit të Sirisë, Vladimir Putinit të Rusisë dhe Ali Khameneit të Iranit, duke rrezikuar Izraelin, duke tradhtuar kurdët dhe duke shkaktuar sëmundje të tjera që në thelb nuk kanë lidhje me ISIS-in.

Ky ndryshim  nxori në pah qëllimet e vërteta të Amerikës në Lindjen e Mesme, të cilat nuk janë kaq të panjohura, në fund të fundit, përveç faktit që ekspertët kryesorë, strategët e establishmentit të Shteteve të Bashkuara dhe anëtarët e Kongresit kanë tendencë të mos i përmendin ato. Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë në Siri (ose Irak, Afganistan, Jemen, Bririn e Afrikës, Libi dhe gjetkë në rajon) për shkak të ISIS-it. Në fakt, ISIS ishte më shumë pasojë sesa shkaku u pranisë së Shteteve të Bashkuara. Qëllimet reale kanë qenë hegjemonia rajonale e Shteteve të Bashkuara dhe pasojat e vërteta kanë qenë katastrofike.

Rrallëherë është thënë e vërteta rreth pranisë amerikane në Siri. Por të jeni të sigurt se SHBA nuk ka pasur skrupuj rreth demokracisë në Siri apo gjetkë në rajon, siç tregon përqafimi i saj i ngrohtë i Arabisë Saudite. SHBA vendosi të nxiste një kryengritje për të rrëzuar nga pushteti Bashar al-Assadin në vitin 2011 jo sepse SHBA-ja dhe aleatët si Arabia Saudite kishin ndonjë dëshirë të madhe për demokracinë siriane, por sepse vendosën se Assad ishte një pengesë për interesat rajonale të SHBA-së. Mëkatet e Assadit ishin të qarta. Ai u bashkua me Rusinë dhe ai mori mbështetje nga Irani.

Për këto arsye, presidenti Barak Obama dhe Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton deklaruan se “Assad duhet të largohet”. Amerika dhe partnerët e saj rajonal, duke përfshirë Izraelin, Turqinë, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, vendosën të ofrojnë armë, logjistikë, stërvitje dhe strehë (sidomos në Jordani dhe Turqi) për një rebelim anti-Assad. Obama nënshkroi një gjetje presidenciale (Operacioni Timber Sycamore) duke i bërë thirrje CIA-s të punojë me Arabinë Saudite (paguesit) për të rrëzuar Assadin. Obama, duke kërkuar të shmangë kundërshtimin e fortë të publikut amerikan për një luftë tjetër të drejtuar nga CIA me trupat amerikane në terren, zgjodhi të mbështeste xhihadistët. Megjithatë, qëllimi i operacionit sirian ishte i qartë. Vendosja e një regjimi sirian miqësor ndaj Turqisë dhe Arabisë Saudite, mohimi i Rusisë si aleate dhe largimi i forcave iraniane nga Siria. Çdo gjë ishte tepër e dukshme për SHBA-në, Izraelin, Turqinë dhe Arabinë Saudite.

Por, si zakonisht për operacionet për ndryshim regjimi të udhëhequra nga CIA, ai dështoi keq. Rusia e quajti lëvizjen e Amerikës një blof, mbështeti Assadin dhe Irani siguroi gjithashtu mbështetje jetike. Ndërkohë, lufta e ndërsjellë e ushqyer nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre shkaktoi vdekjen e më shumë se 500,000 luftëtarësh dhe civilësh dhe zhvendosjen e më shumë se dhjetë milionë sirianëve deri tani, si edhe një krizë të madhe refugjatësh në Europë që vazhdon të trondisë politikën e Bashkimit Europian. Dhe më pas, një fraksion xhihadistësh të pamëshirshëm u nda nga të tjerët për të krijuar ISIS-in. Pas videove tronditëse ku ata u prisnin kokat robërve amerikanë dhe të tjerë, Obama vendosi të ndërhynte në vitin 2014 me sulme ajrore dhe disa trupa amerikane për të mbështetur një sulm të udhëhequr nga kurdët në bastionet e ISIS-it.

Nga këndvështrimi i Trumpit, një regjim kukull sirian i vendosur nga Shtetet e Bashkuara që do të largonte Rusinë dhe Iranin nuk është as qendror për sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe as i zbatueshëm. Dhe, këtu, Trump ka të drejtë për një ndryshim.

Nuk ka dyshim se tërheqja e njëanshme e SHBA-së mund të krijojë një katastrofë edhe më të madhe. Turqia mund të pushtojë Sirinë veriore për të shtypur forcat kurde; Rusia dhe Turqia mund ta gjejnë veten në një përballje të rrezikshme. Izraeli mund të nisë një luftë kundër forcave iraniane në Siri. Izraeli dhe Arabia Saudite kanë formuar tashmë një aleancë të heshtur kundër Iranit. Lufta siriane mund të zgjerohet në një luftë të plotë në Lindjen e Mesme. Këto janë të gjitha tmerrësisht të besueshme.

Megjithatë, kjo nuk është e pashmangshme. Diplomacia e suksesshme është e mundur, nëse establishmenti i politikës së jashtme të SHBA-së do të pranonte njëherë e mirë se diplomacia e Kombeve të Bashkuara dhe jo lufta janë rruga e matur. Nën përkujdesjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së (me miratimin thelbësor të SHBA-së, Kinës, Rusisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar), mund të dakordohen gjashtë hapa për të krijuar një paqe më të gjerë dhe jo për të krijuar një luftë më të gjerë.

Së pari, të gjitha forcat e huaja do të largoheshin nga Siria (përfshirë SHBA-në, xhihadistët e mbështetur nga Saudia, forcat e mbështetura nga Turqia, trupat ruse dhe forcat e mbështetura nga Irani). Së dyti, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbështesë sovranitetin e qeverisë siriane mbi të gjithë vendin. Së treti, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, dhe ndoshta paqeruajtësit e OKB-së, do të garantonte sigurinë e kurdëve. Së katërti, Turqia do të angazhohej që të mos pushtonte Sirinë. Së pesti, Shtetet e Bashkuara do të hiqnin sanksionet e tyre mbi Iranin. Dhe, e gjashta, OKB-ja do të mblidhte fonde për rindërtimin e Sirisë.

Irani mund të shkëmbejë një dalje nga Siria në këmbim të dhënies fund të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara; SHBA-ja dhe Izraeli mund të pranojnë fundin e sanksioneve iraniane në këmbim të tërheqjes ushtarake të Iranit nga Siria; Turqia mund të pranojë kufizimin e saj në Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara tregohet i qartë se nuk do të ketë Kurdistan separatist; dhe Rusia dhe Irani mund të bien dakord të tërhiqen nga Siria për sa kohë që qeveria e Assadit mbështetet nga OKB-ja dhe hiqen sanksionet ndaj Iranit. Mos harroni që sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit po dëmtojnë vërtet ekonominë iraniane, por po ndajnë SHBA-në nga pjesa tjetër e botës dhe nuk po arrijnë të zhvendosin politikën e brendshme iraniane. Trump mund të pranojë t’i heqë sanksionet në këmbim të një tërheqjeje të forcave iraniane nga Siria.

Ekziston edhe një tablo më e gjerë. Çelësi për paqen në Lindjen e Mesme është që turqit, iranianët, arabët dhe hebrenjtë të bashkëjetojnë. Pengesa më e madhe që nga nënshkrimi i Traktatit të Versajës në fund të Luftës së Parë Botërore ka qenë ndërhyrja e madhe nga Britania, Franca, Rusia dhe SHBA-ja në pika të ndryshme. Ka ardhur koha ta lëmë rajonin t’i zgjidhë vetë problemet e saj, pa iluzionin se fuqitë e huaja mund t’i japin mundësinë një garuesi apo një tjetri të shmangin kompromiset dhe pa sasinë e madhe të armëve që vijnë nga jashtë. Për shembull, Izraeli dhe Arabia Saudite janë nën iluzionin se Shtetet e Bashkuara do të gjejë një zgjidhje ndaj Iranit pa pasur nevojën për një kompromis. Pas 100 vjetësh ndërhyrje perandorake nga Perëndimi, është koha për kompromis dhe akomodim paqësor nga aktorët e rajonit nën ombrellën e OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate.  Trump’s Syria Withdrawal is a Chance for Peace

Etiketa: AfganistanAmerikaArabia SauditeArmëBashkimit EuropianDonald TrumpEmiratet e Bashkuara ArabeFondeFrancaIrakIraniISISIzraeliLibiLuftaMasambështetjeOKBoperacionipaqeProject SyndicateQeveriarajonRusiasekretarjaSHSHBAShtetet e BashkuaraSiriSiriasirianSulmTrumptrupa amerikaneTurqiTurqiaUshtriaWikipediaxhihadistë
Tjetri
Studentët rinisin protestat duke kërkuar anulimin e ligjit të arsimit të lartë

Studentët rinisin protestat duke kërkuar anulimin e ligjit të arsimit të lartë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.