AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Studentët rinisin protestat duke kërkuar anulimin e ligjit të arsimit të lartë

Ivan DervishingaIvan Dervishi
7 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Studentët rinisin protestat duke kërkuar anulimin e ligjit të arsimit të lartë. 7 janar 2019. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Qindra studentë marshuan të hënën para kryeministrisë duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre dhe “jo ndryshime sipërfaqësore të ministrave”.

Studentët rinisin protestat duke kërkuar anulimin e ligjit të arsimit të lartë. 7 janar 2019. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Me thirrjet “anuloni ligjin” qindra studentë rinisën bojkotimin e mësimit dhe protestat pas një pushimi të shkurtër gjatë fundvitit.

Pasi varën parulla “Bojkot” në disa fakultete dhe i vunë kyçin dyerve, studentët protestues marshuan të hënën drejt kryeministrisë, ku zhvilluan për disa orë protestën e tyre.

Ata kërkuan anulimin e ligjit të arsimit të lartë, duke e quajtur atë të dështuar, ndërsa hodhën poshtë “paktin për universitetin” të prezantuar nga kryeministri Rama në fund të dhjetorit.

Pas dështimit të thirrjeve për dialog me studentët dhe një përballje të ashpër disa-ditore në auditore me studentë në Tiranës dhe rretheve, kryeministri Rama vendosi të ndryshojë qëndrim dhe të plotësojë disa nga kërkesat e studentëve.

Në një konferencë për shtyp më 26 dhjetor të thirrur pas një mbledhje të qeverisë, Rama shpalli se ishin miratuar disa VKM për të plotësuar kërkesat.

Kryeministri lajmëroi se ishte vendosur krijimi i një platforme online për transparencën në universitete, shtimi i investimeve për mirëmbajtjen e konvikteve, ngarkimi i Ministrisë së Arsimit për kontrollin antiplagjiaturë, krijimi i një biblioteke dixhitale, lëshimi i kartës së studentit brenda dhjetorit 2019, kontrolli dhe vlerësimi studentor përmes një sondazhi të preformancës së pedagogëve, si dhe shkarkimi i anëtarëve të bordeve dhe emërime të reja me proces të hapur.

Lidhur kërkesën kryesore të studentëve për përgjysmim të tarifës së regjistrimit, kryeministri u shpreh se “do t’i jepej një mundësi e ndershme çdo studenti”,  duke ofruar pagesa 50 për qind të tarifës së regjistrimit në bachelor për çdo student dhe shtoi se studentët nga familje në ndihmë ekonomike, si edhe të verbrit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit.

Reduktime dhe bursa u dhanë gjithashtu për studentët ekselentë. Studentët në nevojë dhe ata me mesatare mbi 9 përfituan edhe në ciklin Master të studimeve 50 deri në 100 pagim nga shteti të tarifës së regjistrimit.

Studentët megjithatë e quajtën tallje të kryeministrit me ta shpalljen e uljes së tarifës së regjistrimit.

Ligji për Arsimin e Lartë Nr. 80/2015 përcakton se “Tarifa e regjistrimit” është vlera monetare që paguan studenti për t’u regjistruar në një program studimi, ndërsa “Tarifa e shkollimit” është vlera monetare që paguan studenti për ndjekjen e një programi studimor.

Tarifa e shkollimit e cila ka koston më të lartë tek studentët nuk u prek nga VKM-të e nxjerra së fundmi. Në Fakultetin e Shkencave Sociale për shembull tarifa e shkollimit shkon deri në 40,000 lekë, kurse tarifa e regjistrimit është 1,650 lekë.

Të paplotësuara mbetën kërkesat për përfaqësim 50% të votës studentore dhe rritja e buxhetit për arsimin në 5%.

Më 28 nëntor, Rama vendosi gjithashtu shkarkimin e gjysmës së ministrave të tij, përfshirë dhe ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, për shkak të “shuplakës” së ardhur për qeverinë nga protesta studentore.

Një grup aktivistesh nga lëvizja studentore Për Universitetin dolën gjithashtu të bashkuara me një gjest simbolik të hënën – shprehur përmes veshjes së fundeve në protestë.

“Është një gjest kundër ngacmimeve seksuale në auditore, por edhe kundër ndrydhjes që kërkon shoqëria shqiptare të imponojë te vajzat duke u treguar se çfarë mund të veshin apo si të veprojnë,” shpjegoi një aktiviste për BIRN.

Thirrja e ish-kryeministrit demokrat Sali Berisha për solidarizim të qytetarëve me protestën e studentëve rriti moshën mesatare të protestuesve, por gjithashtu krijoi dy qendra gjatë tubimit, ku studentët bënë thirrjet e tyre nga njëra anë dhe mbështetës të Partisë Demokratike mbajtën fjalimet e tyre në anën tjetër pa u përzierë me njëri-tjetrin.

Studentët lajmëruan vazhdimin e protestës.

Etiketa: BachelorBIRNdialogFamiljeIvana DervishiKontrolliLindita NikollamasterMbledhjeParaPartisë DemokratikeProtestaProtesta studentoreProtestatprotestuesRamaSali BerishashkarkimishqiptarestudentTiranëVKM
Tjetri
Vendimi gjyqësor i vitit 2005 për Moisi Habilajn rrëzon pretendimet e Tahirit

Habilajt gati për gjyq, por ish-ministri Tahiri mbetet ende në Prokurori

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.