AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Regjisorja kosovare eksploron traumën e dhunës seksuale

Serbeze HaxhiajngaSerbeze Haxhiaj
7 years më parë
në Intervista, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lendita Zeqiraj. Foto: Atdhe Mulla.

Filmi i ardhshëm i Lendita Zeqiraj, “Shtëpia e Agës”, analizon pasojat psikokologjike të dhunës seksuale të kohës së luftës dhe asaj në familje, duke treguar historinë e grave që margjinalizohen nga paragjykimet shoqërore në Kosovë.

Lendita Zeqiraj. Foto: Atdhe Mulla.

Aga, një djalosh i vogël shqiptar i Kosovës babai i të cilit është zhdukur, jeton në një shtëpi me pesë gra, të gjitha viktima të dhunës seksuale ose familjare.

Ai arrin t’i shpëtojë jetën njërës prej tyre, duke mbërritur fiks në kohë për të mos e lejuar atë të kryejë vetëvrasje. Pas një pasditeje dramatike dhe ardhjes së mbrëmjes, historitë e pesë grave tregohen duke eksploruar realitetin e një pjese të përjashtuar dhe të margjinalizuar të shoqërisë kosovare.

Ky është skenari i “Shtëpia e Agës”, filmi i ardhshëm i Lendita Zeqiraj, një regjisore e vlerësuar me çmime ndërkombëtare dhe në Kosovë, e cila tha se dëshironte të eksploronte anën njerëzore të vuajtjeve të grave që u sulmuan seksualisht gjatë luftës së viteve 1998-1999 ose që kanë qenë viktima të dhunës në familje.

“Stigma është një nga gjërat që i vret ato kryesisht. Në Kosovë ka shumë viktima të dhunës seksuale që e vuajnë dramën e tyre në heshtje,” tha Zeqiraj në një intervistë për BIRN.

Regjisorja, 46 vjeçe, e cila është realizuese e nëntë filmave me metrazh të shkurtër dhe dokumentarësh, shpjegoi se paragjykimet shoqërore i shtojnë më shumë vuajtjet e grave.

“Ka me mijëra gra të përdhunuara dhe ne kemi vetëm dy ose tre persona që kanë dalë në publik për të folur për këtë. Pse ndodh kjo? Sepse familjet e tyre nuk i kanë pranuar dhe nuk i kanë mbështetur ato. Ambienti jashtë familjeve është akoma më i ashpër, kështu që ka viktima të shumëfishta,” tha Zeqiraj.

“Viktimat femra të dhunës seksuale nuk kanë mbështetje. Ato vazhdojnë të vuajnë atë traumë të brutalitetit të kohës së luftës nga e cila nuk e kanë marrë kurrë veten. Ka një brez fëmijësh që kanë parë skena të tmerrshme dhe janë rritur me këtë traumë,” shtoi ajo.

Përballja me paragjykimet

Regjisorja në sheshin e xhirimit me kastin e aktorëve të filmit “Shtëpia e Agës”. Foto: Atdhe Mulla.

Skenat në filmin e saj nuk janë dramatike, por tregimet po, pasi ata kanë të bëjnë me një temë që mbetet shumë e ndjeshme – dhe jo vetëm në Kosovë. Përveç stigmës në lidhje me përdhunimin, Zeqiraj tha se ajo gjithashtu donte të përballej me patriarkalizmin dhe paragjykimet që ngarkojnë akoma më shumë jetën e viktimave.

“Si shoqëri, ne nuk e kemi trajtuar shumë këtë lloj gjëje. Dhuna seksuale nuk është trajtuar aq shumë, madje as në art,” shpjegoi ajo.

Filmi i saj është shumë aktual në Kosovë. Vitin e kaluar, pas një lufte prej dy dekade për njohje, qeveria i dha të mbijetuarve të dhunës seksuale të kohës së luftës statusin zyrtar të viktimave të luftës, duke u mundësuar atyre marrjen e një pensioni mujor prej 230 eurosh.

Në tetor, një grua shqiptare e Kosovës dha një intervistë televizive për përvojën e saj si viktimë e përdhunimit gjatë luftës dhe për luftën e saj të pasuksesshme për drejtësi në gjykatë, duke u bërë gruaja e dytë në vend që flet publikisht për përvojën e saj.

Zeqiraj tha se tashmë ka marrë reagime pozitive për “Shtëpia e Agës” përpara premierës së tij në Festivalin e Filmit të Berlinit të këtij viti.

“Zërat e parë të kritikëve kanë qenë shumë inkurajues. Pres që njerëzit të gjejnë veten në këtë film. Ky është një reflektim i jetës sonë të përditshme,” tha ajo.

Filmi përfaqëson një skicë të Kosovës gjatë tre dekadave të fundit si edhe i jep zë grave që i kanë mbijetuar dhunës së konfliktit dhe dhunës në familje.

“Nuk është një film vetëm për ofruar emocion,” shpjegoi Zeqiraj. “Ai është gjithashtu një film për t’i bërë njerëzit të ndiejnë realitetin dhe dhimbjen e tyre, të paktën për vetëm pak minuta.”

Etiketa: AgaBIRNdhunaDhuna seksualeDhunëDokumentarFamiljegraKosovëLuftembështetjepaktQeveriaSHshqiptareviktimavrasje
Tjetri
Bullgaria shijon suksesin modest të presidencës së saj të BE-së

Analistja: BE-ja duhet të mendojë një format të ri bisedimesh me Kosovën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.