AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dëmshpërblime selektive pas tërmetit, procedohen anëtarët e komisionit të verifikimit

Hysen LikdishangaHysen Likdisha
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje të trasmetuara në emisionin Fiks Fare në Top-Channel.

Shtatë anëtarët e komisionit të verifikimit të dëmeve prej tërmetit në Burrel janë proceduar penalisht nga policia e Dibrës, pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare” për abuzime dhe ndarje selektive të fondeve. Kryetari i bashkisë mohoi akuzat.

Pamje të trasmetuara në emisionin Fiks Fare në Top-Channel

Shtatë anëtarë të komisionit të verifikimit të dëmeve nga tërmeti në Burrel janë proceduar penalisht nga policia e Dibrës, pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare” për abuzime dhe ndarje selektive  të fondeve për dëmet në banesa. I pyetur nga BIRN kryetari i Bashkisë së Matit Nezir Rizvani mohoi selektivitetit dhe tha se “gjithçka kishte qenë e ligjshme.”

Policia e Dibrës bëri me dije në një njoftim për shtyp se 7 anëtarët e komisionit të caktuar nga bashkia e Matit për të bërë verifikim të dëmeve nga tërmeti i korrikut të vitit të kaluar, do të ndiqeshin në gjendje të lirë.

“Procedimi nisi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe bazuar në materialet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Keta shtetas dyshohet se duke qenë anëtarë të Komisionit të Verifikimit dhe Komisionit të Vlerësimit në Bashkinë Mat kanë përzgjedhur në mënyrë selektive  qytetarët përfitues për  dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 11 korrik 2018 në Bashkine Mat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fiks Fare trasmetoi të enjten emisionin në të cilin disa banorë u ankuan se ishin lënë padrejtësisht jashtë listave të përfituesve. Banorët e fshatit Barbullej denoncuan gjatë emisionit të trasmetuar të premten se nga 15 familje të dëmtuara përfitues ishin vetëm gjashtë prej tyre. Sipas denoncimit përfituesit ishin anëtarë të pleqësisë të afër të tyre dhe po ashtu anëtarë e votues të Partisë Demokratike e cila kontrollon pushtetin lokal në Mat.

Kreu i Bashkisë Mat Nezir Rizvani mohoi në një telefonatë për BIRN të ketë pasur përzgjedhje politike të përfituesve, por tha se do të bëheshin verifikime. Ai tha se anëtarët e komisionit ishin caktuar nga bashkia, por kishte pasur edhe specialistë që nuk ishin staf i saj. Rizvani tha se lista e dala pas verifikimeve në terren ishin miratuar nga prefektura. “Gjithçka ka qenë e ligjshme”, tha Rizvani.

Tërmeti i 11 korrikut me epiqendër në Mat shkaktoi dëme në dhjetra shtëpi të zonës. Verifikimet e bashkisë zbuluan 400 banesa të dëmtuara, ndërsa u miratua një liste me 100 familje që do të përfitonin ndihmë finaciare për të mbuluar dëmet. Dëmshpërblimet që variojnë nga 300 në rreth 700 mijë lekë ende nuk janë ndarë, por ndërkohë familje të lëna jashtë listës së përfituesve ankohen se komisioni ka qenë selektiv.

Etiketa: BanorëBashkiaBashkia e MatitBIRNFamiljeFiks FareMatndarjeNezir RizvaniPartisë DemokratikePoliciaProcedimiverifikimVotues
Tjetri
Vetingu i Alma Muçës zbulon se pezullimi i saj nga Llalla ishte mediatik, por jo zyrtar

KPK konfirmoi Alma Muçën, kërkoi t’i mbahej parasysh qëndrimi i saj për “Masakrën e Çoles”

fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.