AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Prokuroria e Hagës merr në pyetje ish-komandantin e UÇK-së si “dëshmitar të dyshuar”

Die MorinangaDie Morina
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndërtesa e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë. Foto: Europol.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rrustem Mustafa tha pas marrjes në pyetje në Hagë se i ishin bërë “pyetje shumë serioze” pasi ishte ftuar si “dëshmitar i dyshuar”.

Ndërtesa e Gjykatës Speciale të Kosovës në kryeqytetin e Holandës, Hagë. Foto: Europol

Pas nëntë orë marrje në pyetje në Prokurorinë e Specializuar në Hagë, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rrustem Mustafa tha për mediat të martën se ishte pyetur për “çështje shumë serioze” pa dhënë detaje të mëtejshme.

“Ju e dini që ka qenë intervista e gjatë, sot përfundoi. Pyetjet kanë qenë shumë serioze, dhe ne kemi qenë edhe ne shumë serioz gjatë përgjigjeve dhe sapo kemi përfunduar,” tha Mustafa.

Ai tha se ishte ftuar si një “dëshmitar i dyshuar”, por nuk e sqaroi nëse kjo donte të thoshte se ai ishte i dyshuar për krime lufte apo si një dëshmitar i tyre.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Specializuar në Hagë, Christopher Bennett, tha për BIRN më 7 dhjetor se “Prokuroria e Specializuar nuk jep informacione mbi statusin e hetimit, por synon të garantojë se të gjitha akuzat e përmbajtura në raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të përpiluar nga senatori zviceran Dick Marty janë trajtuar dhe janë hetuar plotësisht”.

Raporti i Dick Marty, i publikuar në vitin 2010, ngriti akuzat se disa ish-zyrtarë të lartë UÇK-së ishin përgjegjës për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Një gjykatë në Prishtinë në vitin 2013 e dënoi Mustafën me katër vjet burg për torturimin e të burgosurve të kohës së luftës në një qendër paraburgimi të UÇK-së në Llapashticë gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 me forcat serbe.

Të bashkë-akuzuarit me të në gjyq, Latif Gashi dhe Nazif Mehmeti, gjithashtu ish-komandantë të UÇK-së, u dënuan përkatësisht me gjashtë dhe tre vet burg.

Një gjykatë apeli më vonë la në fuqi vendimet kundër treshes, të cilët njiheshin si Grupi i Llapit.

Mustafa tha se ai ishte pyetur “nëse unë do ta mbroj UÇK-në. Unë po ju them se UÇK-ja më ka mbrojtur mua. Unë nuk kam pasur nevojë të mbroj Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës,” tha ai më parë të hënën.

Prokuroria e Specializuar në Hagë të mërkurën do të marrë në pyetje një tjetër ish-komandant të UÇK-së, Sami Lushtaku, i cili shkoi në Hagë bashkë me Mustafën dhe tregoi gjithashtu gatishmëri për të bashkëpunuar me gjykatën.

Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar e Kosovës janë pjesë e sistemit ligjor të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe kanë për detyrë të hetojnë dhe të gjykojnë të dyshuarit për krimet e kryera gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës, në vitet 1998-2000.

E ashtuquajtura Gjykatë Speciale pritet të padisë figura të larta të UÇK-së për krime të dyshuara ku përfshihen vrasje, rrëmbime, ndalime të paligjshme dhe dhunë seksuale. Ajo nuk ka bërë ende publike asnjë akuzë.

Ish-zyrtarë të tjerë të lartë dhe ish-anëtarë të UÇK-së kanë deklaruar se janë thirrur nga Haga dhe se do të merren në pyetje në ditët në vazhdim.

Etiketa: ApeliBIRNBurgDhomat e SpecializuaraDick MartyEuropolGjykatëGjykatësGjyqHolandëKosovëKrimekrime lufteLuftendalimeProkuroriaRaportiRrustem MustafaVendimetvrasje
Tjetri
BE “po gjurmon” tregtinë e armëve të Ballkanit zbuluar nga BIRN

Shpresat e Kosovës për heqjen e vizave nga BE-ja zbehen në 2019

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.