AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Blerja e Tirana Bank nga Balfin shkakton shqetësime për konkurrencën

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një zyrë e Bankës Tirana në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Autoriteti i Konkurrencës miratoi shitjen e Bankës së Tiranës te grupi Balfin SHPK dhe banka maqedonase Komercijalna Banka AD Skopje me kushte për shkak të shqetësimeve për rrezikun e kufizimit të konkurrencës.

Një zyrë e Bankës Tirana në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Banka e Tiranës, banka më e vjetër tërësisht private në Shqipëri, u shit gushtin e kaluar nga pronarët e mëparshëm, banka e Pireut për 57 milionë euro, por transaksioni u miratua me kushte nga Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri. Blerja e Bankës së Tiranës nga grupi Balfin dhe Komercijalna Banka është transaksioni më i madh i shënuar në tregun bankar shqiptar që prej një dekade por lidhja e një grupi me aktive të konsiderueshme në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare si Balfin me pronësinë e një banke tregtare ngriti shqetësime për ndikim të mundshëm indirekt në konkurrencën e shërbimeve bankare në vend.

Balfin ka aktivitet në industrinë e nxjerrjes së kromit, në atë të përpunimit të kromit, në tregti dhe në sektorin e pronave të patundëshme. Për këtë arsye, Autoriteti i Konkurrencës e miratoi transaksionin me katër kushte ndërsa i rekomandoi Bankës së Shqipërisë të mbikëqyrë grupin Balfin dhe ta trajtojë atë si “aktivitete të lidhura me sistemin bankar, pavarësisht objektit të veprimtarisë së tyre”.

Kushti kryesor i vendosur nga konkurrenca është që Banka e Tiranës “Të mos ushtrojë veprimtari bankare ose financiare me dhe në përfitim të personave të lidhur” ndërsa bankës i kërkohet të mos vendosë në pozitë të pafavorshme biznese të tjera kliente të saj.

Autoriteti vendosi gjithashtu që të mbajë nën monitorim për një periudhë njëvjeçare sjelljen në treg të këtij operatori.

Banka e Tiranës ka qenë një nga bankat më të rëndësishme në Shqipëri gjatë dekadës 2000-2010, kohë kur në Shqipëri u zhvillua për herë të parë tregu i kreditit falë nivelit të lartë të kapitalit dhe agresivitetit në tregun e kredisë. Në vitin 2009, kjo bankë kontrollonte afro 10% të aseteve dhe 13% të tregut të kreditit. Ajo humbi terren përballë konkurrentëve më të mëdhenj gjatë viteve që pasuan ndërsa vitin e kaluar dispononte 5.3% të aseteve të sistemit bankar dhe  3.8% të tregut të kreditit.

Tetorin e kaluar, aksionerët ekzistues vendosën pakësimin e kapitalit të bankës me afro 29 milionë euro. Kapitali i bankës pas ndryshimit është 108 milionë euro.

Tregu i bankave ka përjetuar ndryshime të mëdha gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri, ku një pjesë e bankave janë shitur te aksionerë të rinj apo janë blerë nga operatorë ekzistues. Numri i operatorëve, i degëve dhe i të punësuarve në këtë sektor është në rënie.

Në shkurt të vitit tw kaluar, banka NBG e Shqipërisë u shit te ABI Bank por vlera e transaksionit nuk u bë publike. Në qershor 2018, një bankë tjetër, Veneto Banka, u ble nga Intesa San Paolo. Veneto ishte një nga bankat më të vogla në sistem me vlerë asetesh prej 210 milionë eurosh. Në vitin 2017, aktiviteti i saj u mbyll me humbje në masën 10.4 milionë eurosh sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave. Intesa e mori Veneto Banka përmes një marrëveshjeje bashkimi.

Link: Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës

Etiketa: BalfinBankatBIRNEuroGrupi BalfinIntesa San PaoloIvana DervishiKapitaliMASNBGndikimPunëSHshqipShqipërishqiptareTiranaTirana BankTiranëTregtregtiTreguVendimi
Tjetri
Prokurori Altin Binaj përballet me dyshime për pamjaftueshmëri të pasurisë

Prokurori Altin Binaj përballet me dyshime për pamjaftueshmëri të pasurisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.